Panorama (Albania)

Trump: Ecim me përgatitje­t për takimin me Kim Jong Un

-

Koreja e Veriut ka deklaruar se nuk do të rifillojë bisedimet me Jugun derisa çështjet midis dy vendeve të zgjidhen. Një ditë më parë, zyrtarët në Veri anuluan një samit me Jugun, i cili do të finalizont­e paqen mes dy Koreve, pasi SHBA dhe Koreja e Jugut nisën një stërvitje të madhe të përbashkët ushtarake, e cila u konsiderua nga Peniani si një provokim. Kim Jong Un, madje ka shqyrtuar edhe anulimin e një takimi historik me Presidenti­n amerikan Donald Trump, të programuar për më 12 qershor në Singapor, i pari takim ndonjëherë mes një presidenti amerikan dhe një lideri nga Koreja e Veriut. Qëllimi i ishte ndërprerja e programit dhe testimeve të raketave bërthamore nga Koreja e Veriut, zhvillime që kanë nxitur retorika të ashpra në muajt e mëparshëm mes dy vendeve të gadishulli­t korean. Por Presidenti Donald Trump po përpiqet të qetësojë Korenë e Veriut përpara takimit të tij të planifikua­r me Kim Jong Un. Koreja e Jugut ka ofruar të veprojë si një urë në mes të dy palëve. Por kjo tani duket më pak e mundshme pas deklaratës së Koresë së Veriut. Irritimin e Koresë së Veriut e ka shtuar edhe deklarata e këshilltar­it të Sigurisë, John Bolton, në Shtëpinë e Bardhë, i cili e krahasoi denukleari­zimin në Korenë e veriut me modelin e Libisë. Të enjten, Presidenti Trump e distancoi veten nga komentet mbi krahasimin me Libinë. “Epo modeli i Libisë nuk është aspak modeli që ne mendojmë, kur bëhet fjalë për Korenë e Veriut”. Trump tha se Kim Jong Un do të jetë në vendin e tij, ai do të drejtojë vendin e tij, një vend që do të bëhet i pasur. “Do ta krahasoja me Korenë e Jugut për sa i përket industrial­izimit”, tha Trump. Shtëpia e Bardhë komentoi se ata po vazhdojnë me përgatitje­n e takimit me Kim Jong Un.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania