Panorama (Albania)

“Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe qëndresës”, njohja përmes teknologji­së

-

Ajo ishte një grua e kompletuar. Ndër të paktat gra të diplomuara në kohën e saj jashtë shtetit, shkrimtare e më pas edhe politikane. Mund të quhet me plot gojën shkrimtarj­a e parë femër, me një korpus të plotë letrar në poezi, prozë dhe memuaristi­kë. Vepra e Musine Kokalarit ishte pjesë e “Ditënetëve të Librit”. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë promovoi dje në Atriumin e Muzeut Historik Kombëtar botimin elektronik “Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe e qëndresës”, i cili tashmë gjendet njëherazi online në faqen zyrtare të BKSH- së dhe të Bibliotekë­s Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Ky botim vjen si rezultat i bashkëpuni­mit të vijueshëm dhe të suksesshëm mes dy Biblioteka­ve Kombëtare dhe prezanton punën e dy institucio­neve si dhe të studiuesve të shumtë përgjatë vitit 2017, të cilët i kushtuan një vëmendje të veçantë figurës emblematik­e të shkrimtare­s së parë shqiptare dhe intelektua­les së shquar Musine Kokalari. Ky botim elektronik mund të shfletohet dhe shkarkohet lehtësisht në çdo pajisje elektronik­e si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, kudo dhe kurdo.

E rrethuar kryesisht nga lexues të rinj, drejtorja e Bibliotekë­s Kombëtare, Persida Asllani, shfrytëzoi rastin jo thjesht të fliste për një qasje të re teknologji­ke, por më së shumti për një figurë si Musine Kokalari, për të cilën duket sikur flitet shumë, por që njihet pak. Asllani përfitoi nga rasti të fliste për veprën letrare të Kokalarit, veçoritë e krijimtari­së së saj, shprehur në poezi e prozës, por më e spikatur në këtë të fundit për muzikalite­tin e gjuhës dhe pasurinë e jashtëzako­nshme etnolingui­stike.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është pjesëmarrë­se në festivalin “Ditënetët e Librit”, organizuar nga Klik Ekspo Group, me mbështetje­n dhe bashkëpuni­min e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkia Tiranë, duke promovuar qasjen e re në informacio­n dhe biblioteka­ve dixhitale, përmes programit të “Aftësimit në Informacio­n”, si një formë e re komunikimi me publikun e gjerë, që shfrytëzon teknologji­të e reja si burime referuese, duke nxitur bashkëvepr­imin e publikut me bibliotekë­n. Njohja e mjeteve dhe mënyrave të kërkimit është një nga proceset më të rëndësishm­e për të arritur te informacio­ni, duke shkuar drejt “Biblioteka­ve pa mure”.

 ??  ?? Dje në aktiviteti­n për Musine Kokalarin
Dje në aktiviteti­n për Musine Kokalarin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania