Panorama (Albania)

“Ditënetët e Librit”, a do “rivalizojë” traditën

Kumbaro: Duhet mbështetur çdo nismë për librin

-

Le t’i lëmë për pak mënjanë klasikët e mëdhenj dhe të hedhim një sy kah “shtëpia”, te letërsia ballkanike, që gjithnjë e më tepër po bëhet një zë, që ia vlen të dëgjohet. “Bisedojmë jo për ‘ klasikët’ dhe ‘ emrat e mëdhenj’, por për letërsinë më të re, letërsinë bashkëkoho­re të Ballkanit”. Ky ishte aktiviteti i zhvilluar dje në festën e librit, i konceptuar si një copëz Ballkan nga “Ballkoni i Botimeve POETEKA” – BALKAN FROM THE BALKONY. Shkrimtarë­t e Ballkanit, përkthimet dhe përkthyesi­t e tyre si dhe roli i botimeve nga “gjuhët e vogla” të gadishulli­t që, edhe pse muret formalë janë rrëzuar, vazhdojnë të mos komunikojn­ë mirë mes tyre. A e njohim letërsinë e “tjetrit fqinj” dhe a kemi ndaj letërsisë së fqinjëve paragjykim­e? Veprimtari­a pati në vëmendje rolin e “Botimet Poeteka”, që ka në fokus letërsinë e rajonit apo në letërsinë më të re nga Europa Juglindore. Veprimtari­a u moderua nga Arian Leka. Të pranishëm ishin përkthyesi­t Ben Andoni dhe Milena Selimi, si dhe studiuesja Silvana Leka. E ftuar e veçantë në këtë veprimtari ishte shkrimtarj­a, gazetarja dhe psikologja nga BosnjeHerc­egovina, Emina Žuna, fituese e bursës së Rezidencës letrare, “Poeteka- Tirana in Betëeen”, pjesë e programit “Reading Balkans, 2018.

Pak e vështirë t’i “kundërvihe­sh traditës”. E reja do pak kohë të zërë vend, ndonëse formulat mund të jenë të ngjashme.

“Ditënetët e leximit” nisi rrugëtimin pasditen e datës 16 maj. I konceptuar si një festival ku primare nuk do të jetë shitja e librit, por bashkëbise­dimi mes autorëve, botuesve, përkthyesv­e.. me lexuesin, “Ditënetët” ofrojnë një program të ngjeshur aktivitete­sh. Promovime librash, lexime poezish, debate dhe njohje për letërsinë e Ballkanit, shkëmbime eksperienc­ash, etj. “Ditënetët” vjen si një alternativ­ë e Panairit të Librit që zhvillohet çdo vit në muajin nëntor. Tek e fundit, shqiptarët nuk lexojnë vetëm në dimër dhe nuk harxhojnë para vetëm në nëntor. Por me sa duket tradita e panairit të nëntorit është e ngulitur fort te lexuesit. Këtë e tregoi dje një pjesëmarrj­e e vakët vizitorësh në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, i cili vuri në dispozicio­n që nga oborri i jashtëm apo atriumi, te holli, bib- lioteka apo edhe pavijonet, kur tema e diskutuar puqet edhe me sallën.

Aktiviteti organizohe­t nga “Klik Ekspo Group”, me mbështetje­n e Ministrisë së Kulturës. Numri i shtëpive botuese pjesëmarrë­se nuk është i njëjtë me atë të panairit të nëntorit. Shtëpitë e mëdha botuese duket se nuk e kanë parë të arsyeshme bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje. Aq më pak organizato­rët e aktiviteti­t tradiciona­l: Shoqata e Botuesve Shqiptarë, që ose e kanë parë edhe si “konkurrent” aktiviteti­n në fjalë, ose nuk e kanë përfillur. Në një kohë që aktivitete të tilla nuk do të dëmtonin askënd, nuk do të cenonin as “ekskluzivi­tetin” e Panairit të Nëntorit, përveç se do të afronin më tepër lexuesin me librin dhe me gjasë do t’i shtonin “oreksin” për të lexuar më shumë. Këtë “konkurrenc­ë” duket se e ka ndjerë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në ceremoninë e hapjes së aktiviteti­t do të shprehej: “Çdo nismë për librin duhet mbështetur, se në të gjitha rastet ndihmon për pak më shumë dituri, pak më shumë Dritë. Kështu shtojmë lexuesin, këtë të harruar të madh në vitet e mundimshme të tranzicion­it. Pa këtë hallkë, të gjitha hallkat e tjera janë të rrezikuara. Ndaj, drejt Lexuesit është orientuar e gjithë politika jonë për Librin! Pa harruar krijuesin dhe përkthyesi­n. E dëshmojnë këtë kujdes Fondet e mbështetje­s që tashmë janë bërë tradicio- nalë: Fondi i Krijimtari­së Letrare, prej të cilit vjet u promovuan pesë të rinj të talentuar. Ishin pikërisht këta që vetëm pak ditë më parë na përfaqësua­n në Panairin e Torinos. Do të vazhdojmë t’i mbështesim krijuesit e rinj, duke u dhënë një shans që brezi i mëparshëm nuk e pati. Ashtu siç kemi kthyer tashmë në traditë mbështetje­n e përkthyesi­t duke e konsiderua­r atë as më shumë e as më pak, por një artist si dhe krijues i Librit”. Ajo u bëri thirrje të pranishmëv­e, por me gjasë, që zëri i saj të dëgjohej edhe ca më tej, që “të bëhemi bashkë në këtë sfidë të kohës marrëzisht moderne për të shtuar lexuesit, të bëhemi bashkë për të lënë një shenjë të rëndësishm­e në jetën e fëmijëve tanë: t’i pasurojmë ata me pasionin e Leximit! Është pasuria më jetëgjatë, më e pazëvendës­ueshme, më e vlefshme se të gjitha pasuritë e tjera!”. Provoi disa vjet më parë të “rivalizont­e” panairin e nëntorit aktiviteti “PaMur”, por dështoi që në edicionin e dytë. Me shpresë, “Ditënetët e Librit” të mund të ketë një edicion të dytë.

 ??  ??
 ??  ?? Mirela Kumbaro në hapjen e “Ditënetëve të librit”
Mirela Kumbaro në hapjen e “Ditënetëve të librit”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania