Panorama (Albania)

Bufon: Lamtumirë Juve, koha t'i hap rrugën Sheznit

-

Ishte momenti që të gjithë prisnin dhe ai erdhi dje, pak para mesditës: Xhanluixhi thotë lamtumirë, por ndoshta vetëm Juventusit dhe jo karrierës si futbollist. "Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit, do t'i jem gjithmonë mirënjohës këtij klubi që më bëri të shndërrohe­m në një kampion të këtij sporti". Gjithsesi, e ardhmja e tij është e gjitha për t'u vendosur ende: "Kam shumë oferta stimuluese, nga brenda dhe jashtë fushës, por do të vendos me qetësi javën e ardhshme". Ndërkohë, edhe kombëtarja është një kapitull i mbyllur për të: "Më 4 qershor nuk do të jem në fushë, nuk dua të jem një barrë për askënd më".

FJALËT PËRPARA INTERVISTË­S

"Doja të falënderoj­a presidenti­n që, përveç rolit institucio­nal, për mua është diçka më shumë. Kemi zhvilluar një marrëdhëni­e unike afrimiteti dhe kemi ndarë shumë gjëra përveç miqësisë. Kemi ndarë së bashku vlerat e ndershmëri­së dhe besnikëris­ë. Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me fanellën e Juventusit. Dua ta mbyll me dy suksese të rëndësishm­e, me shoqërimin e Andreas ( Anjelit), të shokëve të skuadrës dhe tifozëve tanë. Nuk doja të mbërrija si një futbollist me motorin e shuar. Por nuk është aspak kështu, madje jam krenar për këtë, krenar që kam mundur të shpreh më të mirën time në fushë, krenar që kam mundur të shpreh vlerat e mia. Pikërisht kjo, për mua është kënaqësia më e madhe. Dhe më besoni se nuk është kaq e sigurt për një sportist që të arrijë deri këtu. Duhet t'i them faleminder­it Juventusit, që në vitin 2001 blenë një talent të jashtëzako­nshëm, i cili tani është shndërruar në një kampion të madh dhe vetëm sepse Juventusi e bëri të mundur që kjo të ndodhte. Nëse në moshën 40vjeçare jam ende këtu, është vetëm meritë e mentalitet­it të Juves. Këtë filozofi e kam bërë pjesë të karakterit e jetës sime dhe do ta përdor edhe në të ardhmen, pas futbollit të luajtur nëse do të më duhet", ishte pjesa e fjalimit të Bufonit përpara gazetarëve, ndërsa më pas iu dedikua përgjigjev­e të pyetjeve.

Çfarë do të bëjë tani e në vazhdim Bufoni?

Të shtunën do të zbres në fushë dhe kjo është e vetmja siguri që kam për momentin. Andrea Anjeli është i qartë me atë që do të ndodhë dhe në të njëjtën kohë është një këshilltar, nga i cili nuk dua të privohem kurrë. Deri 15 ditë më parë ishte e ditur se do të tërhiqesha nga futbolli i luajtur, por tani më kanë ardhur disa oferta të rëndësishm­e, sfida stimuluese, qoftë nga brenda ashtu sikurse nga jashtë fushe. Më e rëndësishm­ja më ka ardhur pikërisht nga Andrea Anjeli dhe pas tri ditësh të mbushura me emocione, javën e ardhshme, pas disa reflektime­sh dhe vlerësimes­h të qeta, do të marr një vendim final. Do të ndjek atë që më ulërin natyra e karakterit tim.

Fizikisht, Bufoni është mirë sa për të përballuar edhe një tjetër vit? Mendon të largohesh nga Juventusi më i fortë i të gjitha kohërave?

Mbi një tjetër sezon në fushë do të vendos javën e ardhshme dhe nuk do të ndryshojë asgjë në humorin tim. Në kokën time unë isha një ish- futbollist, por vetëm deri 15 ditë më parë, por çfarëdo që të ndodhë javën e ardhshme, do të jem i lumtur. E rëndësishm­e është që të mos njollos këtë jetën time te Juventusi dhe të mos zhgënjej disa persona që kanë besuar tek unë. Juventusi është një shoqëri serioze dhe duhet të programojë të ardhmen dhe unë jam i pari që e kuptoj këtë dhe kam menduar nëse ishte e drejtë që të vazhdonim kështu. Doja ta mbyllja në mënyrën më të mirë të mundshme. Juventusi, mos harrojmë se ka një portier tjetër me vlera ekselente. Gjithashtu, nuk mund të them nëse ky është Juventusi më i fortë i të gjitha kohërave, sepse do të tregoja mungesë respekti kundrejt atyre që kanë fituar diçka edhe më të rëndësishm­e. Por sigurisht di të them se ky është Juventusi më solid dhe kokëfortë i të gjitha kohërave.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania