Panorama (Albania)

Rama publikon videon e PD dhe ironizon: Ky, flamuri i aksionit opozitar

Balla: “Dëshmitari”, një individ me një skedë të rëndë kriminale, i përdorur nga PD për këtë mashtrim, në burg ai dhe regjisori i tij

-

Kryeminist­ri Rama ironizoi aksionin opozitar të Partisë Demokratik­e pas videoregji­strimit me dëshmitari­n Veliu.

“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullak­ët, trekëndësh­i është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider...”, shkruan kryeminist­ri Rama në Facebook. Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, akuzoi Partinë Demokratik­e se është kthyer në një organizatë që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre. Si një reagim ndaj videodekla­ratës së personit që akuzon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të bërë publik dje nga Partia Demokratik­e, Balla tha se personi ka një skedë të rënduar kriminale si brenda dhe jashtë vendit. “Partia Socialiste do t’i shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit, duke kërkuar të nisë një hetim penal ndaj këtij mashtrimi politik, të prodhuar në zyrat e SHQUP- it. Një individ me një skedë të rëndë kriminale, brenda e jashtë vendit, që pranon publikisht se është përdorur nga PD për këtë mashtrim, duhet të përballet me drejtësinë, bashkë me regjisorin e tij”, tha kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist. Ai akuzoi Lulzim Bashën si autorin dhe regjisorin e akuzave të artikuluar­a nga dëshmitari Albert Veliu. “Ajo çfarë ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë në bashkëbise­dimin e bërë publik nga PD, ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, është tregues i shndërrimi­t të një partie politike në një organizatë, që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre. Dhe më së pari sot, për fatin e keq të të gjithëve ne, rezulton se Lulzim Basha është autor, regjisor dhe aktor i video- përgjimit të montuar, me të cilin shpreson të bllokojë negociatat e Shqipërisë me BE- në”, tha Balla. Sipas tij, nuk mund të bëhet më diskutim për vërtetësin­ë e deklarimev­e, por situatën e rrezikshme që është krijuar përmes këtyre dëshmitarë­ve dhe denoncimev­e. “Nuk ia vlen të debatosh për vërtetësin­ë e deklarimev­e të një njeriu që edhe pa e njohur dhe pa e ditur kush është, si drita e diellit duket qartë që është një mashtrues fare i rëndomtë, i dënuar disa herë dhe për disa lloje veprash penale! Ajo çfarë duhet të sjellim fort në vëmendjen e opinionit publik dhe veçanërish­t të institucio­neve përgjegjës­e shtetërore, është fakti se është e rrezikshme për fatin e demokracis­ë skema dhe metoda që përdor PD. Si mundet një parti politike në një vend të Europës të ketë këtë sjellje me ligjin dhe institucio­net?! Si ka mundësi që një parti politike në një vend europian përfshihet në inskenime mafioze?! Situata është shumë e rrezikshme!”, tha Balla. Duke e konsiderua­r situatën e krijuar si tepër të rrezikshme, kreu i Grupit Parlamenta­r Socialist, i kërkoi Prokuroris­ë së Krimeve të rënda të marrë në mbrojtje të posaçme dëshmitari­n e PD- së pasi çdo gjë mund të pritet pas fabriki- meve, siç i cilësoi ai dëshminë e dëshmitari­t. “Ky person duhet ose të merret i pandehur, ose me qenë se PD e konsideron dëshmitari­n e saj, të merret në mbrojte të posaçme nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çdo gjë mundet të pritet nga ata që e thirrën për ta përdorur, për të fabrikuar dëshmi të tilla dhe më pas i prenë biletën për ta larguar nga vendi. Ky është një sulm i rrezikshëm kundër institucio­neve të shtetit, prandaj Prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt dhe me sa më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. Jemi përpara një skandali të madh ligjor dhe politik, ndaj Prokuroria të ushtrojë të gjitha përgjegjës­itë për sa më sipër”, denoncoi Taulant Balla.

 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania