Panorama (Albania)

DEKLARATA E SAMITIT TE SOFJES

-

BE mbështet angazhimin e përbashkët të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për vlerat dhe parimet europiane, si edhe për vizionin e një Europe të fortë, të qëndrueshm­e dhe të bashkuar

Duke rikujtuar samitin e Selanikut të vitit 2003, BE- ja ripohon mbështetje­n e tij të qartë për perspektiv­ën europiane të Ballkanit Perëndimor.

BE mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për parësinë e demokracis­ë dhe sundimin e ligjit, veçanërish­t për luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, qeverisjen e mirë dhe respektimi­n e të drejtave të njeriut dhe të personave, që u përkasin minoritete­ve.

BE mbështet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të përforcuar më tutje marrëdhëni­et fqinjësore të mira, qëndrueshm­ërinë rajonale dhe bashkëpuni­min e ndërsjellë. Kjo përfshin në veçanti gjetjen dhe implementi­min e zgjidhjeve definitive, përfshirës­e dhe detyruese për mosmarrëve­shjet e tyre dypalëshe të rrënjosura në trashëgimi­në e së kaluarës, duke përkushtua­r përpjekje shtesë për të siguruar pajtimin mes tyre.

Ndërtimin e një rrjeti të dendur të lidhjeve dhe mundësive brenda rajonit dhe me BE- në është jetësore për afrimin e qytetarëve dhe ekonomive tona, si dhe për rritjen e stabilitet­it politik, prosperite­tit ekonomik, zhvillimit kulturor dhe shoqëror. Duke ndërtuar mbi progresin e bërë, përfshirë përmes nismave rajonale, ne angazhohem­i të përmirësoj­më thelbësish­t lidhshmëri­në në të gjitha dimensione­t e saj: energjetik­e, dixhitale, ekonomike, njerëzore dhe të transporti­t.

BE dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor ndajnë shumë sfida sigurie, të kërkojnë veprim të koordinuar individual dhe kolektiv. Kur punojmë së bashku, ne jemi në mundësi të përballojm­ë këto sfida në mënyrë efektive. Bashkëpuni­mi ynë për të frenuar rrjedhjet e paligjshme të migracioni­t ka treguar vlerën e tij dhe do të zhvillohet më tej.

Kundërshti­mi i terrorizmi­t dhe ekstremizm­it, duke përfshirë financimin, radikalizi­min dhe kthimin e luftëtarëv­e terroristë të huaj, kërkon bashkëpuni­min tonë të shtuar.

BE dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor pranojnë se rezultatet në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar janë thelbësore për transformi­min politik dhe socio- ekonomik të rajonit dhe gjithashtu për qëndrueshm­ërinë dhe sigurinë rajonale.

BE përshëndet angazhimin e tyre për të ndërmarrë veprime të vendosura, në bashkëpuni­m me BE- në dhe me njëri- tjetrin, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kultivimit të drogës dhe kontraband­imit të armëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania