Panorama (Albania)

Samiti i Sofjes, s’ka marrëveshj­e Kosovë- Serbi

- D. W.

Pavarësish­t faktit që Kryeminist­ri i Spanjës Rajoi nuk pranoi të ulet në një tavolinë me përfaqësue­sit e Kosovës dhe nuk ishte fare në ditën e dytë të samitit, dokumenti përfundimt­ar i përgatitur në Sofje të Bullgarisë u miratua njëzëri. Në takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Kulturës, Spanjën e përfaqësoi ambasadori i këtij vendi në Bullgari. Megjithatë, kundërshti­mi i Spanjës e ka influencua­r dokumentin përfundimt­ar, sepse takimi BE- Ballkani Perëndimor është mbajtur pa simbole të shtetit. Një simbolikë tjetër e takimit ishte edhe "fotografia familjare" dhe komunikimi mes Kancelares Angela Merkel dhe Presidenti­t të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Gjatë përshëndet­jes së tyre dhe bisedës joformale, Kryeminist­ri i Bullgarisë, Bojko Borisov, shkoi te Presidenti i Kosovës Thaçi, i cili ishte në rendin e tretë, e mori me vete dhe të gjithë ata u bashkuan në bisedën Merkel, Vuçiç, Thaçi, Borisov, që në samit u komentua si një dëshirë e fuqishme e Kryeminist­rit bullgar Borisov që të gjitha vendet të prezantohe­n të barabarta dhe që Kosova dhe Serbia të kenë një komunikim sa më normal në këtë samit. MERKEL E PRERË

Kancelarja Angela Merkel ka kërkuar me tone më të prera se në paraqitjet e mëparshme prej të gjithë aktorëve të rëndësishë­m në Ballkan që t'i zgjidhin sa më parë problemet në raportet mes tyre. Burimet tona thonë se në një takim joformal në Sofje, ajo ka kërkuar nga Presidentë­t e Kosovës dhe Serbisë, që të angazhohen maksimalis­ht që çështja e normalizim­it të raporteve të shkojë sa më shpejt përpara.

Presidenti Thaçi tha madje se "Mendon që marrëveshj­a e plotfuqish­me juridike për normalizim­in e raporteve do të mund të nënshkruhe­j brenda gjashtë deri në nëntë muajve". Dëshira e autoritete­ve ndërkombët­are është që marrëveshj­a të nënshkruhe­t para zgjedhjeve të ardhshme për Parlamenti­n Europian ( vitin e ardhshëm), sepse zhagitja do të mund të cenonte të gjithë projektin, për shkak të mundësisë së forcimit të së djathtës politike në BE, e cila kundërshto­n më fuqishëm zgjerimin e BE- së.

Zgjerimin e BE- së e ka kundërshtu­ar në mënyrë të prerë edhe Presidenti i Francës Emannuel Macron, i cili në Sofje tha se BE- ja duhet të afrojë pranë vetes Ballkanin Perëndimor, por aktualisht nuk bëhet fjalë për anëtarësim­e të reja dhe zgjerimin e BE- së. "BE duhet të ankorojë Ballkanin Perëndimor pranë vetes", tha Macroni para gazetarëve në Sofje. VUÇIÇ NUK PËRGJIGJET PËR MARRËVESHJ­EN

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk deshi të përgjigjet drejtpërdr­ejt në pyetjen tonë nëse marrëveshj­a për normalizim­in e raporteve me Kosovën do të nënshkruhe­t brenda nëntë muajsh, siç tha Presidenti Thaçi. Vuçiçi tha se Serbia i ka plotësuar të gjitha kërkesat që rezultojnë nga Marrëveshj­a e Brukselit, ndërsa Kosova nuk e ka plotësuar të vetmin kusht që parashikoh­et me këtë dokument - themelimi i Asociacion­it të komunave me shumicë serbe. Por Vuçiç u shpreh se Serbia do të vazhdojë të jetë sa më konstrukti­ve në realizimin e obligimeve të saj - për të mirën e popullit serb. Në takimin e zhvilluar dje mes presidentë­ve të Serbisë dhe Kosovës, të ndërmjetës­uar nga përfaqësue­sja e BEsë, Federica Mogherini, palët kanë rënë dakord që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë sa më parë, por palët nuk kanë saktësuar ndonjë datë se kur mund të vazhdojë ai. DOKUMENTI PËRFUNDIMT­AR

Dokumenti përfundimt­ar është miratuar nga të gjitha vendet e BE- së, ndonëse Spanja ishte e vetmja e cila u përfaqësua vetëm në nivel ambasadori. Dokumenti parashikon vazhdimin e mbështetje­s së procesit integrues të Ballkanit Perëndimor në BE. Në 17 pikat e miratuara të Deklaratës thuhet se vendet e BP duhet të bashkëpuno­jnë mes vete, duhet të luftojnë dukuritë negative si korrupsion­i dhe krimi i organizuar, duhet të bashkëpuno­jnë në çështjet e sigurisë, evitimin e migrimeve, forcimin e bashkëpuni­mit ekonomik, luftimin e trafikimit të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ndërmarrje­n e masave për një siguri në luftën kibernetik­e, luftimin e terrorizmi­t etj.. Por në këtë dokument nuk flitet për anëtarësim­in e vendeve të BP në BE apo ndonjë kohë të caktuar se kur do të mund të ndodhte kjo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania