Panorama (Albania)

Vdekja e 27- vjeçarit në qeli, protestë me arkivol para Policisë

KORÇE/ E ëma: Kishte shenja dhune

- KORÇE/

Pas vdekjes në Komisariat të viktimës Enea Ftoj, komuniteti rom i Korçës është organizuar dje në protestë. Familjarët e tij fajësojnë Policinë, pasi sipas tyre 27- vjeçari ka gjetur vdekjen për shkak të dhunës që është ushtruar ndaj tij.

Kortezhi për t’i dhënë lamtumirën e fundit është shoqëruar me pjesëmarrj­e masive nga familjarë, të afërm, miq, por edhe nga komuniteti rom dhe egjiptian. Ata kanë manifestua­r nga banesa e 27- vjeçarit në drejtim të Komisariat­it të Korçës me pankarta në duar, ndërsa kanë mbajtur në krahë arkivolin para Drejtorisë së Policisë. Pak para orës 16: 00, arkëmorti është nxjerrë nga apartament­i ku banonte familja Ftoj dhe është shoqëruar nga turma masive e njerëzve, të cilët mbanin pankarta në duar me mbishkrime­t: “Duam Drejtësi”, “Na vratë babanë”, “Larg policisë raciste” etj.. Për më shumë se 20 minuta, arkivoli me trupin e pajetë është transportu­ar në krahë, ndërsa protestues­it, mes të cilëve edhe familjarët e 27- vjeçarit, kanë qëndruar para Komisariat­it të Korçës duke i aku- zuar për vdekjen e djalit të tyre. Në apartament­in ku varfëria është e dukshme, heshtja e zisë thyhej nga të qarat e nënës dhe bashkëshor­tes së Eneas, të cilat vazhdimish­t përsërisni­n: “Na e vranë”. Mimoza, nëna e Enea Ftojt, tregon se lajmin për humbjen e të birit e më- soi në mënyrën më të keqe të mundshme ndërsa tronditet kur thekson se në trupin e djalit të saj ka parë shenja dhune. Gjithashtu, ajo tregon se një ditë para ngjarjes kishte shkuar bashkë me bashkëshor­ten e djalit, Entelën, për t’i dërguar ushqim dhe cigare, por policët nuk e kish- in lejuar që ta takonin me argumentin se po flinte gjumë.

Si e morët vesh lajmin? A kishit bërë përpjekje ta kontaktoni­t më parë djalin?

Para se të shkonim në Gjykatë, ne atë mëngjes shkuam në Komisariat që të pyesnim për Enean. Ata na thanë nuk hyni dot tani se po e bëjmë gati që ta dërgojmë në Gjykatë. Shkoni atje priteni. U nisëm ne dhe po prisnim në Gjykatë. Kur nusja dëgjon që brenda sallës po përmendej emri i Eneas. Kishte nisur gjyqi, por ne hymë. Iu kërkuam ndjesë për vonesën dhe iu thamë që jemi familjarët. Nuk na kundërshtu­an dhe prokurori vazhdoi të lexonte. Pastaj në një moment u tha që si do veprojmë me çështjen sepse u njoftuam që Enea ka ndërruar jetë.

Ku i bazoni akuzat se djali është dhunuar nga policët?

Kur ma sollën në shtëpi i pashë vetë shenjat e dhunës. E kishin mavijosur djalin. Më prenë krahët, m’i morën jetën djalit. E kisha fëmijën e madh. Cili është apeli juaj? T’i dënojnë ata që e bënë. T’i gjejnë dhe t’i dënojnë. Nuk e lë me kaq vdekjen e djalit. Dua të vërtetën.

 ??  ??
 ??  ?? Protesta e të rinjve romë para Komisariat­it të Korçës
Protesta e të rinjve romë para Komisariat­it të Korçës
 ??  ?? Viktima, Enea Ftoj
Viktima, Enea Ftoj
 ??  ?? Bashkëshor­tja dhe tre fëmijët e Enea Ftojt
Bashkëshor­tja dhe tre fëmijët e Enea Ftojt
 ??  ?? Nëna e viktimës
Nëna e viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania