Panorama (Albania)

Oficerë gjermanë për Task Forcën “Anti Skifter”

Fatmir Xhafaj: Kemi në proces hetimi disa çështje të ndjeshme

- ETLEVA DELIA

Prej disa muajsh, në Policinë e Shtetit ka nisur të funksionoj­ë Task Forca “Anti Skifter”, e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian.

Operacioni i parë që u finalizua nga hetimet e kësaj njësie speciale, ishte ai i koduar “Picasso”, në bashkëpuni­m me Policinë e Belgjikës, gjatë të cilit u arrestuan 8 shtetas shqiptarë. E duket se operacioni i radhës do të jetë në bashkëpuni­m me Policinë Federale Gjermane. Të paktën këtë nënkuptoi dje ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas një vizite bashkë me ambasadore­n e Gjermanisë, Susanne Schutz, në zyrat e Task Forcës Speciale “Anti Skifter”. Xhafaj tha se aktualisht janë në proces hetimi disa çështje të ndjeshme. “Ne kemi disa çështje në proces hetimi policor të përbashkët me autoritete­t policore gjermane. Janë çështje shumë të ndjeshme edhe për publikun shqiptar. Pala gjermane, homologët tanë, kolegët e Policisë gjermane janë duke dhënë një kontribut të jashtëzako­nshëm, jo thjesht asistence, por edhe shkëmbim informacio­n, hetim të përbashkët, për të pasur sukses në hetimin e këtyre çështjeve të rëndësishm­e për publikun shqiptar dhe jo vetëm për publikun shqiptar”, u shpreh Xhafaj. Ndërsa burimet thanë se në kuadër të këtyre hetimeve, oficerë federalë gjermane ndodhen në Shqipëri, ashtu sikurse disa oficerë shqiptarë po veprojnë në Gjermani.

TAKIMI Pas vizitës në zyrat e Task Forcës Speciale, ambasadorj­a e Gjermanisë, Susanne Schutz, u shpreh se nga bashkëpuni­mi mes dy vendeve janë arritur rezultatet e para. Ndërsa tha se Gjermania do vazhdojë mbështetje­n aktive të kësaj Task Force. “Qëllimi i vizitës ishte që të informohem për punën e bërë nga Task Forca. Mund të them që dal me përshtypje shumë pozitive. Ne kemi fillu- ar tashmë bashkëpuni­min e ngushtë me Task Forcën. Kemi arritur rezultatet e para dhe do të vazhdojmë që ta mbështesim aktivisht këtë Task Forcë. Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritete­t kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. Është diçka shumë e rëndësishm­e dhe dua të them që ne do të vazhdojmë që të mbështesim në këtë drejtim”, u shpreh Schutz pas vizitës. Ndërsa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha se e vlerëson shumë prezencën e ambasadore­s edhe për mesazhet që ajo përcolli në mbështetje të Task Forcës, edhe për mesazhet e qeverisë së saj për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar. “Unë besoj që marrëdhëni­et ndërmjet dy Poli- cive, ndërmjet dy Ministrive, në këtë fushë do të forcohen më tej dhe besoj se do të jenë marrëdhëni­e model edhe për t’u ndjekur në raport me vendet e tjera europiane, që janë gjithashtu të interesuar­a në funksion të këtij bashkëpuni­mi”, u shpreh Xhafaj.

 ??  ?? Dje, gjatë takimit në zyrat e Task Forcës “Anti Skifter”
Dje, gjatë takimit në zyrat e Task Forcës “Anti Skifter”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania