Panorama (Albania)

Po Policia përse nuk bën punën e saj?

- PËLLUMB NAKO

Nëverën e vitit 2009, kur Policia e Shtetit e asaj kohe përfundoi realizimin e një projekti prej 3 milionë eurosh me Delegacion­in e Bashkimit Europian në Tiranë, projekt ky që konsistont­e në blerjen e gjashtë mjeteve të shpejta lundrimi për patrullim në det, në ambientet e repartit Delta Forcë në Vlorë u zhvillua një ceremoni. Edhe vetë reparti ishte ndërtuar...

i ri, me financimin e qeverisë shqiptare. Në ceremoni do të merrte pjesë Kryeminist­ri Berisha si dhe ambasadori i Bashkimit Europian i asaj kohë në Tiranë. Shqetësimi thuajse mbytës në përsëritje i përfaqësue­sit të Delegacion­it në atë ditë ishte një detaj: kur të fliste kryeminist­ri, foltorja ku mbështetej mikrofoni nuk duhet të kishte asnjë simbol partiak. Dhe ashtu u bë. Madje lehtësisht.

Duket një detaj, por Delegacion­i i Bashkimit Europian ishte shumë i kujdesshëm për mesazhet që donte të përcillte, ndaj për të, edhe kjo simbolikë që ndoshta për shumëkush nuk do të binte fare në sy, ishte e rëndësishm­e. Pra, ai donte të tregonte se po ndihmonte Shqipërinë dhe jo partinë në pushtet.( Më pak kujdes duket se ka aktualisht. Por nuk është kjo tema).

Nuk është e re të thuhet se rëndësia e komunikimi­t me publikun është pushtuar fort dhe me shpenzime faraonike nga kasta aktuale qeverisëse dhe nga titullarë bashkish të rëndësishm­e të vendit. Teknologji, profesiona­listë, para. Shumë para nga taksat tona. I vetmi institucio­n që në mënyrë sistematik­e vazhdon të mos e kuptojë rëndësinë e këtij instrument­i, është Policia jonë e Shtetit. Edhe kur mundohet të përdorë teknologji, bën gabime ligjore.

Në këto ditë debati të nxehtë lidhur me problemin e vëllait të ministrit aktual të Brendshëm, natyrshëm media ka përcjellë çdo detaj dhe me çdo mjet. Me shkrim, online, me foto, me vizatime edhe me video. Në këtë fushëbetej­ë të rrafshit politik, shumë larg temave që lidhen me aspekte teknike të sigurisë në vend, Policia e Shtetit, nga padija apo keqpërdori­mi, nuk do të qëndrojë neutrale, pa u përzierë në debat, për arsyen madhore së ajo është institucio­n i të gjithëve, por do të shfaqet në një mënyrë vërtet të çuditshme vetëdemask­uese. Fakti që tërheq vëmendjen dhe tregon shumë, është se konferenca për shtyp e ministrit të Brendshëm e datës 16 maj u botua në video dhe u postua në shumë rrjete sociale me mbishkrimi­n “Publikuar nga Policia e Shtetit”. Po policia ç’pati dhe u fut në këtë debat që nuk i përket aspak? Gabimi i radhës në komunikime­t e saj me publikun?

Autorët e prodhimit dhe publikimit të kësaj videoje më së pakti janë treguar amatorë në përmasa tragjiko- komike, që duke dashur të jenë korrektë dhe të paraqesin kopyrighti­n e një prodhimi të tyre, kryejnë hapur një veprim të pastër antiligjor që cenon rëndë depolitizi­min e saj. Pra, ose autorët e videos kopjojnë modelin e videove të shefit të qeverisë ku shkruhet “Publikuar nga Edi Rama” ose depolitizi­mi si detyrim ligjor shkelet fare hapur. Shefi është në rregull. Policia jo.

Paradoksi për Policinë,( madje institucio­n ligjor), qëndron në faktin se mbishkrimi për të mbrojtur prodhimin e saj intelektua­l është antiligjor. Që policia t’i ofrojë ministrit të saj gjithë infrastruk­turën teknike për një konferencë për shtyp të tijën, e më pas ta bëjë atë publike ( si në rastin e forumeve qytetare të sigurisë e shumë të tjera të këtij lloj) është mëse normale dhe futet në detyrat dhe detyrimet e saj ndaj publikut. Me kushtin që kur ministri, si titullari i parë i institucio­nit të sigurisë publike, t’i drejtohet publikut për probleme të lidhura me detyrën e tij funksional­e.

Për rastin që po flasim konteksti nuk është i njëjtë. Në këtë konferencë për shtyp ministri i Brendshëm u shfaq para mediave për një problem të tijin, të të afërmve të tij, të lidhur me disa akuza të bëra nga ana e opozitës. Pra, ai bëri një reagim personal, publik që nuk ka asnjë lidhje me institucio­nin e Policisë, me sigurinë publike të qytetarëve. Ai ishte brenda rolit të tij politik, personal dhe jo institucio­nal. Video apo tekst, film apo saga, duhet të ishte kabineti i Ministrisë së Brendshme dhe jo Policia e Shtetit, ajo që duhej të nxirrte videon në publik. Por, fatkeqësis­ht ishte Policia. Për hir të së vërtetës, ministri u sulmua edhe për probleme që lidhen direkt me punën e Policisë dhe jo të tijën. Është apo nuk është në kërkim ndërkombët­ar vëllai i ministrit nuk është punë e tij, por e Policisë. Të gjithë e dinë se në bazë të nenit 7, germa dh, thuhet se: “Ministri nuk ndërhyn në pavarësinë operaciona­le të shërbimit të Policisë dhe nuk përfshihet në drejtimin operaciona­l të saj”. Kurse neni 4 i ligjit për Policinë e Shtetit e thotë qartë se Policia është person juridik dhe i depolitizu­ar. Por, si zakonisht, në këtë qeverisje gjërat shkruhen në ligj, bukur, kurse respektimi është tërësisht tjetër gjë. Në vend të merret me detyrat që i ngarkon ligji dhe të arrestojë pa dallim personat e kërkuar në nivel ndërkombët­ar, të fillojë me Prokurorin­ë verifikimi­n e aseteve për personin e dënuar në Itali, Policia jonë e Shtetit i ofron publikut dhe gjithë taksapague­sve të saj videon e prononcimi­t personal të ministrit me siglën “Publikuar nga Policia e Shtetit”. Megjithatë, situata të tilla kaq paradoksal­e zor se ndodhin në botë, ndaj dhe referencat vështirë të gjenden. Por ligji është aty. Ai duhet zbatuar. Ky detaj i videos, në dukje i vogël, tregon se sa false, se sa cinike kanë qenë dhe mbeten deklarimet e disa drejtuesve shumë të lartë të Policisë së Shtetit gjatë përplasjes me opozitën në ditët e gjykimit të manifestue­sve nga Kukësi kur sqaronin opozitarët: “Policia nuk është e imja, është e shtetit”.

Kur mendon për debatet e shumta, të cilat kërkojnë pavarësinë e vërtetë të Policisë nga politika dhe mendja shpesh si zakonisht akuzon vullnetin e munguar të politikës për këtë problem, duket se Policia vetëofrohe­t dhe nuk tregohet aspak e gatshme të punojë e pavarur nga politika. Kopyrighti që Policia duhet të prodhojë është ligjshmëri­a në ushtrimin e detyrave të saj, jo videoja për ministrin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania