Panorama (Albania)

Iu zhduk vëllai në det, vetëvritet te Monumenti i Pavarësisë

Dyshohet depresioni, i vëllai u zhduk në det dy muaj më parë

- VLORE

Vetëvritet pronari i diskos në Vlorë pranë Monumentit të Pavarësisë. Albano Imeraj, 26 vjeç, baba i një fëmije, u gjet paraditen e djeshme në Sheshin e Flamurit nga qytetarë të Vlorës.

Ai ishte i përgjakur dhe pa shenja jete, teksa kishte prerë damarët me thikë. Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 10: 50, kur disa qytetarë kalimtarë kanë konstatuar trupin e të riut të shtrirë në tokë. Ata janë afruar për të parë se ç’po ndodhte dhe mbetën të shokuar kur konstatuan se i riu ishte pa shenja jete dhe i përgjakur. Duke menduar për një vrasje të mundshme, është dhënë alarmi duke njoftuar policinë. Kjo e fundit mbërriti në vend dhe konstatoi se i riu nuk kishte shenja jete. Ai është identifiku­ar në një kohë mjaft të shpejtë si shtetasi Albano Imeraj. Pranë vendit u gjet edhe një thikë, e cila është sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale, me të cilën dyshohet të ketë kryer edhe aktin e vetëvrasje­s. Nga hetimi paraprak i Policisë së Vlorës rezultoi se Imeraj ishte pronar i diskos me emrin “Prestig”, që ndodhet në zonën e Skelës. Ai ishte bashkëpron­ar me vëllain e tij, shtetasin Ksandro Imeraj, i cili prej datës 28 mars të këtij viti rezulton i zhdukur në det. Atë ditë ai është nisur drejt Italisë me një mjet lundrues tip “Jet Sky”. Por rreth dy javë më vonë mjeti u gjet gjysmë i mbytur në Budva të Malit të Zi. Që prej ditës së nisjes, nga shtetasi Ksandro Imeraj nuk ka asnjë shenjë jete dhe ka dyshime se ai është mbytur në rrethana ende të paqarta në det. Asokohe familjarët i deklaruan Policisë se ai ishte nisur me një “Jet Sky” për në Itali, duke qenë se kishte jetuar prej disa kohësh në këtë vend, por për shkak të një ekspulsi e kishte të pamundur të futej në mënyrë të rregullt. Policia nuk përjashtoi dyshimin se i riu të ishte përfshirë në trafikun e drogës, ndonëse mjeti me të cilin ishte nisur ai nuk lejon trafik të sasive të mëdha. Që prej asaj dite Ksandro Imeraj rezulton i zhdukur, ndërsa Policia ka dyshime të forta se ngjarja e djeshme të ketë lidhje pikërisht me këtë. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se janë duke hetuar në të gjitha pistat e mundshme për vetëflijim­in e të riut në mes të qytetit të Vlorës. Por pista kryesore ka të bëjë me zhdukjen e të vëllait. Ka dyshime se 26vjeçari nuk e ka përballuar dot më psikologji­kisht idenë e një mbytjeje të mundshme të vëllait të tij, i cili prej dy muajsh nuk është bërë i gjallë dhe se shpresat që ai të kthehej ishin shuar edhe te familja e tij. “Dyshojmë se shkak i vetëvrasje­s së 26- vjeçarit Albano Imeraj të jetë bërë zhdukja prej rreth dy muajsh e vëllait të tij në det. Ai nuk e ka përballuar dot psikologji­kisht këtë ngjarje familjare dhe ka vendosur t’i japë fund jetës. Gjithsesi, ne nuk përjashtoj­më as pista të tjera hetimi”, bënë të ditur burime nga Policia e Vlorës.

 ??  ??
 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ??  ?? Viktima, Albano Imeraj
Viktima, Albano Imeraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania