Panorama (Albania)

Universite­tet, zbardhen kuotat dhe tarifat e reja te Mjekësia

Më pak studentë në Mjekësi, Farmaci e Stomatolog­ji

- BESARTA BASHA

Universite­ti i Mjekësisë do të hapë dyert vitin e ri akademik për 1356 studentë të rinj që do të ulen në të tria fakultetet e tij.

Senati akademik ka marrë dje vendimin me kuotat e tarifat për pranimet e reja. Gazeta siguron dokumentin, i cili ka shkuar për miratim në Ministrinë e Arsimit. Universite­ti i Mjekësisë është i pari që ka dorëzuar në MAS vendimin për kuotat e tarifat e reja, ndonëse kjo e fundit ka përcaktuar mesin e muajit si afatin përfundimt­ar për universite­tet. Këtë vit, Mjekësia vjen edhe me risi. Janë tri degë të reja në proces licencimi, për të cilat janë parashikua­r edhe një numër i caktuar kuotash në dispozicio­n. Bëhet fjalë për Teknik dentar dhe Higjenist dentar si dhe master profesiona­l në Kujdes Paliativ.

KUOTAT E TARIFAT

Më pak kuota në degët më të kërkuara e më shumë në profilet e tjera. Më shumë sesa dëshira, departamen­tet kanë përcaktuar numrin e pranimeve të reja bazuar në kapacitete­t pritëse të universite­tit. Nga një rritje e lehtë vit pas viti e numrit të pranimeve te Mjekësia e Përgjithsh­me, duket se sivjet kurba është në rënie. Nga 340 studentë, në këtë degë do të përzgjidhe­n 332 më të mirët. Njëjtë është vepruar edhe me profile thuajse po aq të preferuara: Farmaci, Stomatolog­ji e Shëndet Publik ku vihet re një ulje e kërkesës me 2 a 3 studentë. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike. Ku më pak e ku më shumë, thuajse të gjitha degët kërkojnë më shumë studentë në raport me një vit më parë. Konkretish­t, në profilin e Infermieri­së së Përgjithsh­me ka vend për 277 stu- dentë, dhjetë më shumë nga vjet. Rritje të dukshme e numrit të pranimeve do të ndjehet edhe në Fizioterap­i. Nga 78 kuota, numri i tyre sivjet është 90. Po ashtu edhe teknikë laboratori nga 77 vitin e shkuar, numri i kuotave arrin në 85. Në ciklin e parë të studimeve, Universite­ti i Mjekësisë ofron jo 10, por 12 programe studimi. Numri i lartë i kuotave në tri degët: Mjekësi, Farmaci e Stomatolog­ji shpjegohet vetëm me llojin e programit të studimit. Ato ofrohen si studime të integruara 5- vjeçare. Sakaq, për degët e tjera, senati akademik ka zbardhur edhe kuotat për studimet master profesiona­l e master shkencor ( shih tabelën bashkëngji­tur). Në total, numri i pranimeve, aplikimet për të cilat do të bëhen në një kohë të mëvonshme është 995, edhe këto të ndara për kandidatë brenda vendit, ata jashtë trojeve, transferim studimesh si dhe për kategori të veçanta.

Sa i takon tarifave, për të katërtin vit me radhë, njësoj si shumë institucio­ne të tjera të arsimit të lartë publik, Universite­ti i Mjekësisë i ka ruajtur të pandryshua­ra. Në vendimin e senatit, të njëjtat do të jenë edhe këtë vit akademik.

Për pak javë, maturantët hyjnë në sezonin e provimeve, kalimi me sukses i të cilave iu hap rrugën e garimit për në fakultet. Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, në Universite­tin e Mjekësisë ka ulur këtë vit pragun hyrës, 7.5, nga 8 vitet e kaluara. Duke njohur kriteret e përzgjedhj­es, formulën e saktë të pikëve si dhe kuotat në dispozicio­n, çdo kandidat duhet të bëjë mirë llogaritë përpara plotësimit të formularit A2 me përzgjedhj­en e lëndëve ku ka potencial për t'i fituar.

 ??  ??
 ??  ?? Rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Arben Gjata
Rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Arben Gjata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania