Panorama (Albania)

“Si ikën nga banesa fëmijët dhe gruaja e ‘ Dëshmitari­t X’”

Dalja me figurë e Albert Veliut habit fqinjët: Mori në qafë fëmijët, çfarë i duhej atij politika

- VLORE

Publikimi i videos së PD- së ku u zbulua identiteti i Albert Veliut si “dëshmitari X” në audiopërgj­imin me Agron Xhafajn, vëlla i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka bërë “zhurmë” në lagjen e tij në Vlorë.

Banorët e lagjes “Partizani”, të cilët jetojnë prej dekadash me “dëshmitari­n X”, kanë mbetur të habitur nga shfaqja e videos ku fqinji i tyre për 16 minuta rrëfeu me zë e figurë se ka bashkëpunu­ar me Agron Xhafajn vite më parë në Itali në fushën e drogës. “Mori në qafë fëmijët, çfarë i duhej atij politika”, shprehen shumica e banorëve, të cilët për efekt të çështjes sensitive nuk pranojnë të identifiko­hen. Ata shprehen se nuk e kishin parë prej ditësh fqinjin e tyre Albertin. Sipas tyre, edhe bashkëshor­tja dhe fëmijët e tij kanë braktisur banesën që ditën e mërkurë pasdite, pra, një ditë para se “dëshmitar iX” i audio-përgjimit të vetë identifiko­hej. Në banesën e tij, sipas fqinjëve, nuk është parë këto ditë prezencë policie dhe as persona të tjerë civilë të panjohur për ta. Fqinjët nuk kanë dijeni se ku strehohet bashkëshor­tja dhe dy fëmijët e Albert Veliut. Adelina Dalipaj, shitëse në dyqanin e lagjes, jetonte prej 22 vitesh pranë tyre. Ajo rrëfen se familja jetonte në vështirësi ekonomike dhe se mjaft ushqime i merrnin me listë tek ajo. Znj. Dalipaj, si e njihni ju familjen e Albert Veliut? Kemi prej 22 vitesh që jetojmë pranë njëri- tjetrit dhe kemi shkuar shumë mirë, mbi të gjitha me bashkëshor­ten e tij. Me të ndanim ditët, bisedonim shpesh dhe qëndronim gjatë së bashku.

E keni parë ju audio- përgjimin e fqinjit tuaj, publikuar nga Partia Demokratik­e?

Po, e kemi parë dhe nuk e di… nuk arrij ta kuptoj… Prej ditës kur ka dalë videoja, edhe ne pyesim njëri- tjetrin si banorë se si ka mundësi. Nuk e di, është një situatë që nuk e kuptoj dhe nuk di se çfarë të them. Nuk e di çfarë i duhej politika... Ka marrë fëmijët në qafë.

Ju thatë se kishit marrëdhëni­e të afërta me gruan e tij. Si ishte nga gjendja ekonomike familja e saj?

Janë të mbytur në borxhe. Edhe në dyqanin tim kanë një listë me ushqimet që merrnin. Ishin keq nga gjendja ekonomike. Një djalë u punonte si kamerier.

Pas publikimit të videos, keni parë ju këtu prezencë të policisë? Ka ardhur njeri, qoftë edhe për t’ju pyetur për ndonjë informacio­n rreth tij si fqinjë të tij?

Jo, jo nuk kemi parë polici, as persona të tjerë rreth e rrotull gjatë këtyre ditëve. Flas për persona që nuk i njohim, s’kemi parë askënd të tillë këto ditë këtu. Por as prezencë të policisë nuk kemi parë fare.

Familjarët e Albert Velisë janë larguar nga banesa që pas videos? Kur i keni parë ju ata për herë të fundit?

Po deri ditën e mërkurë në drekë, gruaja dhe fëmijët ndodheshin këtu. Pastaj pasdite nuk i kemi parë sërish. Prej së mërkurës në pasdite shtëpia e tyre është bosh. Ndërsa Al- bertin nuk e kemi parë prej disa ditësh këtu. Me çfarë jetonin? Po djalin e madh e kishin në punë, kamerier. Ndërsa gruaja e tij aktualisht ishte pa punë. Kohë më parë kishte punuar, ndërsa tani ishte pa punë. Më thoshte shpesh se shpejt do të futem në punë, shpresonte shumë.

Keni qenë ju në dijeni se fqinji juaj Alberti merrej me trafik?

Nuk e di, nuk them dot gjë. Çfarë të them... Alberti di që ka qenë në burg, por nuk di më shumë së kaq. Çfarë të themi...

Deri ditën e mërkurë në drekë, gruaja dhe fëmijët ndodheshin këtu. Pastaj pasdite nuk i kemi parë sërish. Prej së mërkurës në pasdite shtëpia e tyre është bosh. Ndërsa Albertin nuk e kemi parë prej disa ditësh këtu. Djalin e madh e kishin në punë, kamerier. Ndërsa gruaja e tij aktualisht ishte pa punë. Kohë më parë kishte punuar, ndërsa tani ishte pa punë. Më thoshte shpesh se shpejt do të futej në punë, shpresonte shumë

 ??  ?? Banesa e Albert Veliut në Vlorë
Banesa e Albert Veliut në Vlorë
 ??  ?? Adelina Dalipaj, fqinje e familjes Veliu
Adelina Dalipaj, fqinje e familjes Veliu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania