Panorama (Albania)

Burg për 13 të arrestuar, korrieri dhe policja lihen në arrest shtëpie

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lërë në burg 13 nga 17 të arrestuari­t për skemën e falsifikim­it të vizave amerikane. Seanca maratonë zgjati rreth 8 orë dhe në fund, Gjykata vendosi të japë 13 arreste me burg dhe 4 arreste shtëpiake. Në arrest shtëpie u la edhe efektivja e Policisë, Entela Çala, si edhe korrieri Mario Myrtaj. Gjithashtu, në arrest shtëpie u lanë edhe Rozalba Hotaj dhe Vera Mehmetaj. Gjatë këtij operacioni janë zbuluar edhe 11 laboratorë të prodhimit të dokumentev­e false, 7 prej të cilëve në Greqi dhe 4 në Shqipëri. Operacioni për goditjen e këtij grupi të strukturua­r kriminal u kodua me numrin "272", ashtu sikurse procedimi penal që kishte nisur në nëntor të vitit 2016 nga Antikrimi Ekonomik dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjatë këtij operacioni, të kryer në bashkëpuni­m edhe me agjencitë ligjzbatue­se të vendeve partnere, janë arrestuar në total 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës Policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim. Gjykata vendosi arrest me burg për: Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana; Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana; Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana, Gentjan Stojku, 37 vjeç, nga Tirana; Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra; Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës Policie; Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana; Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana; Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana; Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra; Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana; Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana dhe Qazim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana. Në arrest shtëpie u lanë: Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra; Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra; Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana dhe Entela Çala, 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse Policie. Shtetasit Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj ishin ndërlidhës­it mes dy pjesëve të grupit që vepronte në Shqipëri dhe Greqi. Ndërsa shtetasi Marjo Myrtaj ishte në rolin e korrierit mes tyre. Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e dy punonjësve të Policisë, Entela Çala dhe Arian Uku, të cilët, duke shpërdorua­r detyrën, kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal për zhvillimin e aktiviteti­t kriminal, duke shfrytëzua­r të dhënat që dispononin për shkak të detyrës si punonjës Policie.

 ??  ?? Të arrestuari­t e dyshuar për falsifikim vizash
Të arrestuari­t e dyshuar për falsifikim vizash

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania