Panorama (Albania)

Grabitet supermarke­ti, tre autorët marrin kasafortën

Ngjarja te “Komuna e Parisit”, grabitësit thyen xhamat

-

Tre persona të maskuar grabitën kasafortën e një supermarke­ti në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë.

Ngjarja ndodhi dje, në orët e para të mëngjesit, te kryqëzimi i rrugës “Medar Shylla” me rrugën “Prokop Mima”. Burime nga Policia thanë se 3 personat e dyshuar, që ende nuk janë identifiku­ar, kanë thyer xhamat e supermarke­tit, duke përdorur mjete të forta. Më pas janë futur brenda duke marrë kasafortën me para, si dhe disa mallra të ndryshme. Nga verifikimi i kamerave të sigurisë, autorët e maskuar shfaqen duke zhvendosur kasafortën dhe mallrat nga supermarke­ti në drejtim të një makine që kishin parkuar aty afër. Më pas janë larguar me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në vetëm pak minuta. Ndërsa në vendngjarj­e kanë mbërritur shërbimet e Komisariat­it nr. 2, të sinjalizua­r nga banorët e zonës që kanë dëgjuar sinjalin e alarmit, që është aktivizuar pas thyerjes së xhamave. Menjëherë është formuar grupi hetimor dhe kanë nisur verifikime­t për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe ar- restimin e autorëve. Ndërsa gjatë paradites së djeshme janë marrë në pyetje pronari dhe menaxheri i supermarke­tit për të dhënë shpjegime rreth shumës së parave që ndodheshin në kasafortën e grabitur. Megjithatë, deri tani Policia nuk ka të dhëna se sa ka qenë shuma e parave të grabitura. Përveç kamerave të sigurisë së supermarke­tit, janë sekuestrua­r edhe pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë vendit të ngjarjes dhe përgjatë rrugëve nga ku mund të jenë larguar autorët pas grabitjes. Por, deri tani ende nuk ka ndonjë person konkret të dyshuar për ngjarjen. Burimet thanë se janë shoqëruar disa persona si të dyshuar, por pas verifikime­ve ata janë lënë të lirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania