Panorama (Albania)

Rovena Dilo nis bashkëjete­sën me balerinin disa vite më të ri, sekretet e lidhjes 3- vjeçare të këngëtares

-

Për këngëtaren dhe artisten e njohur Rovena Dilo, balerini Elton Merja hyri në jetën e saj fiks pas divorcit aq shumë të përfolur nga ish- futbollist­i, Florian Riza. Ndarja përkoi me pranimin e ofertës nga ana e saj për të qenë një nga kërcimtare­t VIP të spektaklit “Dancing With the Stars”, ku kishte për partner balerinin disa vite më të ri në moshë, Elton Merjan. Në fillim u duk se mes tyre pati vetëm kimi skenike, por duke qenë se çifti vazhduan të shoqërohes­hin edhe pas mbylljes së spektaklit, lidhja e tyre mori tjetër kuptim. Ata u komentuan në media si çifti me i ri i showbiz- it plot tri vite më parë. Detaji i parë që tregoi se çifti ishin në një raport më tepër se profesiona­l ishte kartolina e Krishtlind­jeve që Rovena Dilo shpërndau për ndjekësit, ku këngëtarja dhe balerini u shfaqën si çift për urimin e fundvitit. E që nga kjo atmosferë e ndërrimit të viteve në 2015- n ku festuan si të dashur, ata nuk janë ndarë asnjë ditë nga njëri- tjetri. Gjithmonë bashkë jo vetëm për darka e argëtime, por edhe si bashkëpunë­torë në projekte të ndryshme artistike. Vetë çifti ka preferuar të luajë pak me idenë nëse janë apo s’janë bashkë, por gjithmonë kjo e parë si një lojë vetëm për sytë e publikut, sepse miqtë e mikeshat e tyre të ngushtë e dinë mirë që ata janë çift dhe madje një çift i lumtur. Ndërkohë, burime të afër- ta pranë tyre kanë treguar për “Panorama Plus” se Rovena dhe Elton kanë filluar të bashkëjeto­jnë në Tiranë, duke qenë se u duhet të punojnë shumë orë për perfeksion­imin e disiplinav­e javë pas jave si pretendent­ë për kupën e fitores së “DWS”. Ndërkaq, ata komentohen si çifti që japin shpirtin në skenë, pasi anëtarët e jurisë së “Dancing with the stars”, që kryesohet nga Ilir Shaqiri, i kanë etiketuar në një farë mënyre si partnerët që kërcejnë me pasion e ndjenjë. Dhe ashtu si pa kuptuar kanë kaluar plot tre vjet që kur Rovena dhe Eltoni u njohën pikërisht në paskuintat e “DWS”, spektakël të cilit ata i rikthehen sërish çift, për herë të dytë në këtë garë televizive, për të cilën produksion­i zgjodhi më të mirët që morën pjesë në këto vite të organizimi­t të tij në Tiranë. E në ndryshim nga çiftet e tjerë në garë që u rikthyen me partnerë të rinj për këtë herë të dytë, Rovena dhe Elton nuk u ndanë as kësaj here. Por cili është sekreti i kësaj lidhjeje me diferencë moshe mes dy artistëve, që për shumë skeptikë nuk do të zgjaste më shumë se tre muajt e spektaklit, por që ka zgjatur 3 vjet? Vetë Rovena e ka përshkruar indirekt ndjesinë që i jep afrimiteti me balerinin që nga njohja. Në fillim fare, e pranishme si spektaktor­e në një shfaqje të tij në Teatrin e Operas dhe Baletit, ajo e cilësoi atë “fryma ime”, duke shprehur kësh- tu ndjesinë që i jepte, kur shihte atë në skenë si një balerin klasik shumë i talentuar. Dy vite më vonë ata u bënë bashkë për një projekt artistik, ku të ftuar për herë të parë në një studio televizive, pikërisht “Top Show”, Rovena nuk e pohoi por as e mohoi lidhjen. Ndërsa së fundi e ftuar në “Xing me Ermalin”, ajo e konsideroi Eltonin një person aq të rëndësishë­m, pa të cilin ajo s’do ia dilte në skenën e kërcimit, pasi ka në dorë suksesin e saj në këtë garë. Nga ana e tij, Eltoni me shaka u shpreh se “i jep dru” Rovenës gjatë provave, pasi vetëm kështu mund të arrijnë synimin që i kanë vënë vetes. Të gjitha këto nëntekste të deklaratav­e të tyre dhe fotot bashkë në çdo event të mundshëm, dëshmojnë faktin që marrëdhëni­a e tyre është shumë intensive dhe pasionante. Natyrisht që Eltoni iu gjend pranë edhe në rikthimin e saj në koncertin “Diva show”, së bashku me Irma Libohovën, Eneda Tarifën e Besa Kokëdhimën. Sa i përket karrierës si artiste, së fundmi ajo ka shfaqur edhe një pjesë të karakterit të saj si artiste, ku ka eksperimen­tuar në fushën e aktrimit në filmin “Ti mund të më quash Xhon”. Por Rovena si një person që kërkon gjithmonë nga vetja, tregoi në emisionin e Rudina Magjistari­t së fundmi, se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja që i mungojnë Tiranës si metropol. Përveç “Diva show”, ajo tha se ka shumë dëshirë të realizojë dhe dy projekte të tjera. “Njëri do të jetë një projekt që do të përfshijë koreografi­në dhe unë do të bashkëpuno­j me Elton Merjen. Ndërsa tjetri do të jetë një projekt që do të quhet ‘ Tirana Improvizon’ dhe do të jetë gjithëpërf­shirës dhe edukues për qytetin e Tiranës”, tha ajo, ku siç shihet edhe këtë herë nuk ndahet nga balerini.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania