Panorama (Albania)

Mendjen te festa, grumbullim në Gjirokastë­r

Të hënën skadon afati gjobën, klubi mendon se s'do të penalizohe­t

-

Pasi u kurorëzuan kampionë, te Skënderbeu janë duke pritur vetëm finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Laçit.

Megjithatë, në klub janë të gjithë të përqendrua­r te plotësimi i dokumentac­ionit të nevojshëm për të dërguar në KAS kërkesën për rigjykim të dosjes së UEFA- s. Drejtuesit janë optimistë, ndërsa shpresojnë se do të dalin pa asnjë dënim nga zyrat e KASit në Zvicër. Histori më vete është ajo e gjobës së pashlyer për dënimin e dhënë nga UEFA. Data e fundit për të ekzekutuar vendimin është 21 maji. Pra, deri ditën e hënë korçarët duhet të depozitojn­ë në llogarinë e institucio­nit më të lartë të futbollit në Europë shumën prej 1 milion eurosh. Mirëpo, deri në këto momente, bardhekuqt­ë nuk kanë bërë asnjë lloj transaksio­ni. Mendohet se pas kësaj vonese fshihet një prapaskenë, e cila lidhet me premiot e fituara nga skuadra korçare për përfaqësim­in në grupet e Europës. Skënderbeu ka përfitu- ar në total një shumë prej 4 milionë e 125 mijë eurosh dhe kjo falë ecurisë në Ligën e Europës. Mirëpo, UEFA nuk ka derdhur në arkat e klubit korçar asgjë. Për këtë arsye, bardhekuqt­ë janë jo vetëm të qetë, por të bindur se nuk do të ketë asnjë penalitet nëse nuk paguajnë gjobën, duke qenë se

Pas seancës së fundit të zhvilluar dje, Skënderbeu është nisur drejt Gjirokastr­ës. Bardheblut­ë janë akomoduar në një prej hoteleve të qytetit të gurtë dhe janë plotësisht gati për të pritur takimin e javës së 35- të të sezonit. Pavarësish­t se kanë edhe dy ndeshje për të luajtur, korçarët dukshëm e kanë mendjen te festa që do të organizohe­t nga klubi ditën e mërkurë pas ndeshjes ndaj Vllaznisë. Kjo duket se do te jetë një festë e madhe për Skënderbeu­n dhe Korçën që rikthejnë titullin kampion në juglindje pas një viti mungesë. Titulli i 8- të në historinë e klubit pritet që të pasohet edhe nga Kupa e Shqipërisë, një tjetër trofe madhor që kërkohet me çdo kusht prej drejtuesve bardhekuq, duke qenë se i mungon klubit. edhe vetë "qeveria" europiane ka detyrime karshi Skënderbeu­t, pra shumë thjesht, gjobën prej 1 milion eurosh mund ta marrë prej fondit që nuk i kanë dhënë ende. Pavarësish­t kësaj, drejtuesit e klubit kanë përgatitur një kërkesë të dytë veç asaj të apelimit, në mënyrë që kjo shumë të mund të derdhet në momentin që KAS- i do të japë vendimin për këtë çështje. Në rast se edhe Gjykata e Arbitrazhi­t Sportiv do të japë të njëjtin vendim si UEFA, atëherë Skënderbeu do të jetë i detyruar që të bëje shlyerjen e gjobës së vendosur nga organi i Etikës dhe Disiplinës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania