Panorama (Albania)

Platini: Trukuam Botërorin e 1998- ës

-

Gjithmonë ka pasur dyshime mbi shortet e organizuar­a për Ligën e Kampioneve apo për kampionate­t botërore. Dhe për ta konfirmuar këtë vjen një deklaratë shokuese nga ish- presidenti i UEFA- s, Mishel Platini. Ai thotë se organizato­rët e Botërorit "Francë 1998" bënë të pamundurën që të shmangnin një përballje mes Francës organizato­re dhe Brazilit në fazat e mëparshme, pasi ajo ishte një ndeshje që të gjithë e prisnin në finale. Dhe pikërisht kështu ndodhi. "FrancëBraz­il ishte një finale që të gjithë e ëndërronin në Botërorin e vitit 1998. Kur organizuam kalendarin dhe grupet bëmë një hile të vogël", thotë ai. E thënë ndryshe, grupe të përcaktuar­a në mënyrë që të shmangej sfida Francë- Brazil. Brazili ishte pjesë e grupit A, ndërsa Franca ishte pjesë e grupit C. Në këtë mënyrë nuk do të luanin me njëra- tjetrën. Gjithçka që u realizua në perfeksion sepse pikërisht Franca dhe Brazili luajtën Kupën e Botës më 12 korrik në vitin 1998 në "Saint Denis" finalen e madhe, e cila u fitua nga Zidan me shokë 3- 0 kundër Brazilit të Ronaldos. Por kjo është një tjetër histori ose e thënë ndryshe: një tjetër çështje.

Ish- presidenti i UEFA- s, në atë kohë ishte numri një i komitetit organizato­r të Botërorit dhe e ka treguar diçka të tillë në emocionin "France Bleu". "Nëse ne dhe Brazili do të dilnim të parët në grupet respektive nuk kishte shanse që të takoheshim më përpara finales. Ne patëm vështirësi 6 vite për të përgatitur një Botëror. Pse ju mendoni se të tjerët nuk e bëjnë të njëjtën gjë kur kanë organizuar apo do të organizojn­ë një kupë bote?", thotë Platini duke qeshur. Një buzëqeshje që "ngrin" shumë të tjera, sidomos ata që janë organizato­rët e këtij kompeticio­ni të rëndësishë­m në botë. Tani dyshimet janë legjitime dhe polemikat që do të hapen janë botërore... Për më tepër, një deklaratë e tillë vjen pak kohë përpara fillimit të kampionati­t botëror "Rusi 2018".

Ndihma -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania