Panorama (Albania)

Habit Gonzalo Higuain: Ne lojtarët trajtohemi si plehra

-

Gonzalo Higuain rikthehet të flasë për karrierën e tij për median argjentina­se, për mikrofonat e "TNT Sports", ku risjell edhe një herë në kujtesë faktin kur mendoi tërheqjen nga futbolli: "Pak vite më parë mendova tërheqjen nga futbolli, pasi mësova se mamaja ime vuante nga një sëmundje e rëndë. Por, ndërsa ajo e mposhti atë, ishte sërish nëna ime që më bindi të vazhdoj, sepse e dinte që futbolli shpeshherë më bënte të lumtur, por disa herë më ka parë edhe të vuaj. Fatkeqësis­ht, bota e futbollit nuk është vetëm famë dhe parà, por edhe një industri që shpesh i trajton lojtarët si mall njëpërdori­mësh që, pasi mbaron punë me ta, të hedhin në plehra. Gjithsesi, tashmë e kam bërë golin e jetës sime, sepse jam një bashkëshor­t dhe një baba i lumtur".

PSG i ofron 8 mln dhe shiritin e kapitenit, por Bufon do Anglinë

Pas konfirmimi­t të lamtumirës nga Juventusi, mjaft skuadra të mëdha duan të bëjnë të tyrin Xhanluixhi Bufonin. E para që është hedhur në sulm është PSG- ja, e cila i ka ofruar dy vite kontratë 40- vjeçarit, prej 8 milionë eurosh dhe në të njëjtën kohë edhe shiritin e kapitenit, i cili aktualisht mbahet nga Tiago Silva. Të tjera skuadra që po mendojnë për Bufonin janë edhe Reali i Madridit, Liverpuli, por në orët e fundit është shtuar edhe Arsenali dhe ndoshta Premier Liga mund të jetë e ardhmja e tij. Këtë indicie e dha dje edhe menaxheri i tij, Silvano Martina. "Nuk e di nëse Xhixhi do të tërhiqet ose jo, por mund t'iu zbuloj se ai adhuron Anglinë dhe ka një pasion të madh për tifozët e Uest Hemit. Por, për të tjerat do të vendosë vetë Bufon".

Depai te Milani, për të "paguajnë" Baka dhe Kaliniç

Masimilian­o Mirabeli përflitet për një largim nga Milani, por megjithatë ai vijon punën në merkato. "Fiksimi" i drejtorit sportiv të klubit kuqezi mbetet Memfis Depai, i cili luan te Olimpiku i Lionit. I aftë të luajë në krahë të vijës së parë apo si sulmues i dytë, holandezi shihet si përforcimi i duhur për kuqezinjtë. Klubi i tij e vlerëson 40 milionë euro kartonin e holandezit, parà të cilat "Djalli" shpreson t'i grumbulloj­ë nga Vijareali, që i detyrohet 15 milionë eurot për Karlos Bakën dhe nga shitja e Nikola Kaliniçit. Për kroatin ka interes nga Bundesliga, ku kuqezinjtë shpresojnë ta shesin për të paktën 20 milionë euro. Pikërisht, nga totali i dyshes sulmuese kuqezi synohet blerja e një ylli potencial si Memfis Depai.

Lëv dhe Hënes sulmojnë Vagnerin: Të tjerët nuk janë budallenj...

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, i është përgjigjur me tone të larta ish- lojtarit të kombëtares, të cilin e la jashtë Botërorit. "E shikoj si një kritikë kundër kolegëve të tij që do të luajnë. Aty ka lojtarë që kanë dhënë shumë për kombëtaren dhe luajnë prej një kohe të gjatë, por ata nuk mund të ndihen budallenj, u shpreh i nervozuar trajneri. Ata nuk janë pjesë e ekipit sepse nuk shprehin mendimin e tyre". Lëv u referohet fjalëve të Vagnerit, i cili dy ditë më parë tha: "Kam qenë gjithmonë tipi që i thotë gjërat troç, ndaj unë dhe trajneri nuk shkonim bashkë". Uli Hënes është shprehur gjithashtu kundër këtij veprimi të lojtarit të tij. "Mendoj që Vagner ka regjur më shumë seç duhet, mund ta zgjidhte më mirë këtë situatë", tha presidenti i Bajernit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania