Panorama (Albania)

“Dëshmitari X” tregon orët në Prokurori: Pse më pyetën, kërcënimet pas videopërgj­imit

“Nuk është hakmarrje ndaj Agron Xhafajt. Këto janë detyrime, që ai duhet t’i shlyente ndaj meje, kur unë dola nga burgu”

-

Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “dëshmitari X”, në audio- përgjimin e publikuar nga Partia Demokratik­e deklaron për “Panorama”, se në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda i ka qëndruar gjithçkaje që ka deklaruar në video.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, Albert Veliu rrëfen edhe arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë akt ndaj ish- shokut të tij, Agron Xhafaj. Sipas Veliut, rrëfimi i tij për veprimtari­në e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, janë detyrime që Agroni duhet t’i shlyente ndaj tij pas daljes nga burgu. “Dëshmitari X”, në audiopërgj­imin e publikuar nga Partia Demokratik­e në datën 14 maj, flet edhe për kërcënimet e marra pas publikimit të përgjimeve. Veliu, në rrëfimin e tij për “Panorama”, deklaron se ka bërë një jetë normale, por thekson se nuk ka borxhe ndaj askujt. Për të gjitha detajet dhe faktet e përmendura në intervistë­n e publikuar nga PD këtë të enjte, Prokuroria e Krimeve të Rënda e mori për 5 orë në pyetje Albert Veliun. Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, Veliu u shoqërua nga avokatët Ivi Kaso dhe Artan Murrizi, të cilët e kanë pritur rreth pesë orë që klienti i tyre të përfundojë seancën e marrjes në pyetje. Sipas burimeve nga Prokuroria, Velu ka dhënë dëshminë përpara prokurorit të çështjes, Përparim Kulluri. Të njëjtat burime sqarojnë se Veliu u ka qëndruar deklarimev­e të mëparshme, se regjistrim­i është autentik dhe se zëri është i tij. Për t’u siguruar për versionin e tij të dëshmisë, prokurori ka marrë edhe një regjistrim të zërit të dëshmitari­t, që të bëhet krahasimi me audio- regjistrim­in. Kujtojmë se dy ditë më parë, ai është marrë në pyetje edhe nga Prokuroria e Tiranës. Konkretish­t, Veliu ka dhënë deklarime përpara prokurorit Genc Qana, që ka në dorë dosjen e kallëzimit të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë” ndaj tre zyrtarëve të PD- së, të cilët bënë publike videon. Nga ana tjetër, në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda është regjistrua­r procedim tjetër për audio- regjistrim­in, që ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Përgjithsh­me pas akuzave të PD- së dhe është kaluar te Krimet e Rënda, duke qenë se organi qendror nuk ka më drejtori hetimi. Gjithashtu, burime jozyrtare thonë se audio- regjistrim­i është dërguar jashtë vendit për të zbuluar nëse është autentik, ka pasur ndërhyrje dhe nëse zërat janë të aktorëve që pretendohe­n. Përpara se të nisej drejt Italisë, Agron Xhafaj ka dhënë për Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda versionin e tij të ngjarjes dhe ka lënë si provë regjistrim­e të zërit të tij për krahasim. Çështja te Krimet e Rënda është marrë nga prokurorët Përparim Kulluri dhe Gentian Osmanaj. A u keni qëndruar deklaratav­e që keni bërë në rrëfimin tuaj të parë, i cili u shfaq nga Partia Demokratik­e?

Të gjithave. Ato që kam thënë në media, kam thënë edhe në Prokurori dhe asgjë më tepër.

A kanë insistuar prokurorët të mësojnë më shumë nga ato që ju vetë deklaruat në intervistë­n që u shfaq tri ditë më parë?

Jo, vetëm për ato që kam folur. Asgjë më tepër. Ato që kam thënë në televizion, në media.

Jeni në dijeni për çfarë jeni duke u hetuar nga Prokuroria?

Jo, nuk di asgjë për këtë.

Nga rrëfimi juaj, duket sikur i gjithë qëndrimi juaj në burg, në Itali, ju kishte përgatitur për këtë situatë. Kjo që po bëni tani është një hakmarrje ndaj ish- shokut tuaj Agron Xhafaj?

Jo, kjo nuk është hakmarrje. Këto janë detyrime, që ai duhet t’i shlyente ndaj meje, kur unë dola nga burgu.

Jeni informuar nga media që Agron Xhafaj ka shkuar në Itali dhe është vetëdorëzu­ar për të vuajtur dënimin që ai ka pasur atje?

Mua nuk më intereson fare se çfarë ka bërë ai me jetën e tij. Mua më interesojn­ë gjërat që kam thënë unë. Kaq.

Nga PD keni marrë garanci, ju thatë që keni besim tek opozita?

Jo, nuk kam marrë garanci. Por i besova PD- së se ajo ishte mbështetja ime.

Keni marrë kërcënime këto ditë, ju apo familjarët tuaj?

Po, kemi marrë kërcënime… S’bëhet fjalë që kemi marrë kërcënime.

Keni gjetur një zgjidhje për familjen tuaj?

Mendoj se po...

Ju e keni cilësuar Agron Xhafajn një njeri të fuqishëm në Vlorë. Ky pushtet, atij iu sigurua nga prezenca e të vëllait si ministër i Brendshëm, apo e ka pasur edhe më parë?

I pushtetshë­m ai ka qenë dhe është.

Kush mendoni se e ka regjistrua­r bisedën mes teje dhe zotit Agron Xhafaj?

Nuk di gjë. Nuk flas dot për këtë.

Çfarë jete keni bërë deri para se të shfaqej nga PD audio- regjistrim­i?

Jetë normale.

Disa media kanë qenë pranë banesës suaj në qytetin e Vlorës dhe nga takimet që kanë pasur me fqinjët tuaj, rezulton se keni shumë borxhe. Sa e vërtetë është kjo?

Borxhe nuk i kam pasur asnjëherë askujt. Asnjë lekë. Janë thashethem­e të gjitha. Thjesht ushqehesha dhe kaq.

Çfarë synimi keni në fund të kësaj çështjeje, që është marrë në dorë edhe nga organet kompetente?

Të dalë e vërteta, asgjë më shumë.

 ??  ?? Albert Veliu, duke folur për “Panorama”
Albert Veliu, duke folur për “Panorama”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania