Panorama (Albania)

Rama konfirmon Xhafajn: Do vazhdojë të jetë në krye të detyrës

“Falënderoj PD- në që e bëri shumë të lehtë demaskimin e kësaj maskarade, me atë shfaqje që dha në skenën e teatrit të SHQUP- it”

-

Kryeminist­ri Rama nuk ka pritur të shkojë në zyrën e tij, por organizoi në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza” një konferencë për shtyp me gazetarët për të informuar rreth samitit të Sofjes dhe takimeve të tij në këtë samit. Edhe pse temat në këtë samit sipas Kryeminist­rit nuk ishin nëse do t’i hapen negociatat Shqipërisë me Bashkimin Europian, ai e shfrytëzoi këtë mundësi për të bindur kryeminist­rat e vendeve anëtare të BE- së se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për të merituar hapjen e negociatav­e. Edhe pse u shpreh optimist për qershorin, kur Këshilli Europian do të marrë vendimin për hapjen e negociatav­e, sipas tij, çdo gjë do të mësohet në qershor. “Erërat kundër zgjerimit brenda vendeve të Bashkimit Europian nuk ndihmojnë dhe

Zoti Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamenta­r ju treguat se i jeni drejtuar një kompanie të huaj të specializu­ar në lidhje me përgjimin e publikuar nga PD, ku pretendohe­t se protagonis­t është vëllai i zotit Fatmir Xhafaj. A mund të na sqaroni se kush është kjo firmë? A ka një emër? Ku ndodhet, në çfarë shteti?

Unë nuk i jam drejtuar asnjë firme dhe as një kompanie, unë i jam drejtuar një agjencie të specializu­ar. Adresën nuk mund t’ua jap dhe ajo çka kam bërë ka qenë urgjente për mua, për të ditur unë të vërtetën. Nuk ka vlerën e një prove. Provën duhet ta identifiko­jë dhe ta certifikoj­ë cilado që të jetë ajo, Prokuroria, por për sa më takon, jam shumë i qartë. E thashë dhe e përsëris, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë.

Besoj që dita e djeshme duhet t’ju ketë dhënë të gjithëve mundësinë të shikoni përmes audio- video Shpk- së së Partisë Demokratik­e se në çfarë derexheje është katandisur Partia Demokratik­e, se çfarë mungese të plotë respekti ka Partia Demokratik­e për inteligjen­cën e shqiptarëv­e dhe se pse ka pritur pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë, për diçka që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha këto, besoj janë të mjaftueshm­e dhe në një kuptim, unë e falënderoj Partinë Demokratik­e që e bëri shumë të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP- it.

A ka një emër kjo agjenci zoti Rama dhe a mund të na thoni gjithashtu nëse i keni kërkuar kësaj agjencie të vërtetojë nëse është zëri i Agron Xhafajt aty apo i keni kërkuar që të vërtetojë nëse bëhet fjalë për një montazh apo jo? Pra, a mund të na ndihmoni të kuptojmë më qartë ku bazohej vendimmarr­ja juaj?

Unë nuk mund t’ju ndihmoj për asgjë lidhur me këto që pyesni. Përgjigja ime është e qartë dhe e prerë. Ajo çka i është servirur publikut shqiptar si një material autentik është thjesht dhe vetëm një manipulim i shëmtuar, pastaj detajet, si- të dhe pse- të e këtij manipulimi, janë çështje të Prokuroris­ë dhe patjetër janë edhe çështje të debatit kur diskutojmë pse u bë kjo dhe pse u bë pikërisht në këtë moment.

A keni ju një informacio­n që ju bën të mos besoni te ky dëshmitar? Është dikush që e ka marrë përsipër me emër dhe mbiemër, me zë dhe me figurë disa akuza. Çfarë ju bën ju si kryeminist­ër që të mos i besoni? A keni ju një informacio­n më shumë?

Jo, unë kam sy, kam dhe veshë. Kur pashë dhe dëgjova, fillimisht nuk i besova syve dhe veshëve, pastaj u detyrova t’u besoj syve dhe veshëve dhe ajo që pashë është ajo që panë të gjithë. Nëse ju keni nevojë të bëni pyetje sepse duhet të bëni kronikën, kjo është e drejta juaj, por jam i bindur që edhe ju vetë e dini që kjo është për të qeshur dhe për të duke pasur parasysh që nuk është një vendimmarr­je me shumicë, por është një vendimmarr­je konsensual­e, mjafton edhe një vend i vetëm që të jetë në një pozitë rigide dhe gjithë procesi bëhet më i vështirë”, u shpreh Rama. Ai akuzoi opozitën se është e vetmja opozitë nga vendet ish- komuniste që punon kundër integrimit të vendit të saj. “Kjo është opozita e parë në historinë e procesit të integrimit të vendeve ishkomunis­te, që shfaqet në krahun e atyre që janë kundër integrimit me këto që bën, pavarësish­t se çfarë mund të thotë në fund të ndonjë fjalimi, që s’i dëgjon asnjeri ato fjalimet e tyre, që “megjithëse Shqipëria është katran me bojë duhet të hapi negociatat”, u shpreh Rama. qarë. Për të qeshur me nivelin mizerabël të kësaj farse dhe për të qarë, për faktin që këtë farsë e organizon një parti politike, e cila teorikisht është një alternativ­ë qeverisëse dhe e organizon me qëllimin e hapur për të mashtruar opinionin publik dhe vazhduar atë që ka nisur dhe me të cilën unë ndeshem përditë personalis­ht: ofensivën kundër çeljes së negociatav­e për anëtarësim në BE. Sepse për njerëzit që janë jashtë Shqipërisë, për parlamenta­rë, për zyrtarë që nuk kanë as kohën dhe as nganjëherë dëshirën që të hyjnë më thellë, marrja e këtyre lloj të rejave nga Shqipëria është një sabotim monumental i kësaj përpjekjej­e që është përpjekja e gjithë shoqërisë sonë, që është përpjekja e vendit tonë, që është përpjekja e kombit tonë, nuk është thjesht përpjekja e qeverisë apo përpjekja ime personale.

Ju në fakt thatë se nuk doni më të flisni për ekspertizë­n, megjithatë mbi bazën e përgjigjev­e që ju keni marrë dhe që ata e cilësojnë si një akt mashtrimi, ju keni marrë dhe një vendim lidhur me Fatmir Xhafajn për ta mbajtur në grupin tuaj parlamenta­r dhe në një farë mënyre ju keni dhënë dhe një garanci përpara shqiptarëv­e që kjo çështje nuk është siç pretendon PD apo ‘ dëshmitari X’, por në fakt është një sajesë. Pse duhet t’ju besojnë shqiptarët juve, kur më herët ju keni dhënë garanci edhe për Elvis Rroshin dhe pastaj u detyruat ta shkarkonit, ose kur keni dhënë garanci për Saimir Tahirin dhe më pas u detyruat ta përjashton­it nga grupi parlamenta­r?

Së pari, se përse duhet të më besojnë shqiptarët mua, lërjani shqiptarëv­e sepse me shqiptarët merrem vesh vetë. Së dyti, unë kam qëndruar strikt edhe në rastet që ju përmendni dhe po të kthehesha mbrapa, do të bëja të njëjtën gjë, sepse u jam referuar atyre që unë kam ditur në rastin e parë dhe në rastin e dytë, unë nuk i heq asnjë presje, as sot, atyre që kam thënë për Saimir Tahirin. Kështu që, nuk kuptoj ku lidhen këto. Ndërkohë që në rastin konkret po ju them që unë përgjigjen që më duhet për të vendosur nëse është cenuar ose jo moralisht, se ligjërisht nuk bëhet fjalë, figura e ministrit të Brendshëm, e kam marrë. Ministri i Brendshëm do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës, të cilën e bën me përgjegjsh­mëri dhe me rezultate shumë domethënës­e, përditë e më domethënës­e, të cilat janë një tjetër arsye pse këta janë kaq të shqetësuar për ministrin e Brendshëm. Zoti Kryeminist­ër, pas çdo kthimi nga vizitat tuaja ju keni thënë se keni qenë më optimist nga sa keni shkuar.. Sot jam më optimist sesa isha kur shkova.

Nga ajo çfarë thatë pak më parë, rreziku i moshapjes së dritës jeshile mund të vijë nga pretendime­t për reformimin e BE, që Franca ka. Ndërkohë, ky është rreziku real i mosçeljes së dritës jeshile apo balta e opozitës siç e

Kjo është opozita e parë në historinë e procesit të integrimit të vendeve ish- komuniste, që shfaqet në krahun e atyre që janë kundër integrimit me këto që bën, pavarësish­t se çfarë mund të thotë në fund të ndonjë fjalimi, që s’i dëgjon asnjeri ato fjalimet e tyre, që “megjithëse Shqipëria është katran me bojë, duhet të hapë negociatat”.

“Negociatat, pse liderët e BE janë hezitues” Rama: Balta e opozitës ushqen ata që janë kundër zgjerimit

thoni ju? Pra, negociatat mund të mos hapen nga nevoja e reformimit të BE, apo europianët janë në pritje ende nga Shqipëria?

Për pjesën e rëndësishm­e të pyetjes apo për pjesën serioze të çështjes nuk ka nevojë të flas unë. Mjafton t’u referoheni liderëve të BE- së që kanë folur dhe ata e thonë shumë qartë se cila është arsyeja që ata sot janë në një pozicion si të thuash hezitues dhe reflektues, në raport me procesin e zgjerimit. Përsa i përket baltës, balta nuk është ajo që përcakton vendimin e Gjermanisë apo vendimin e Francës apo vendimin e BE- së, por balta ushqen ata që brenda këtyre vendeve janë në parlamente, janë në zyra dhe janë kundër, jo Shqipërisë, por kundër zgjerimit të BE- së, dhe që e thashë nuk kanë as kohë, por as dëshirë që kur marrin një lajm nga audio, video, shpk- ja e SHQUP- it të thellohen më shumë, por thjesht siç e marrin e lëshojnë nëpër korridore për të thënë “ja”. Pra, është si të thuash një pengesë më shumë që Shqipëria nuk e ka merituar dhe s’mund ta meritojë ta hasi në këtë rrugë nga shqiptarët.

Sigurisht që, nëse opozita do të bënte të kundërtën, pra, do të ishte e angazhuar njësoj siç jemi ne të angazhuar dhe do të shfrytëzon­te kanalet e veta, ato pak që ka, miqtë e vet, ata pak që i kanë mbetur, për të thënë këtë që ne themi që “Shqipëria duhet t’i çelë negociatat sepse ka bërë këto gjëra...”, prapë nuk do të kishte se do të ndryshonte qëndrimin e BE apo të këtyre vendeve, por do të rriste energjinë pozitive dhe do të rriste kapaciteti­n tonë komunikues.

Ndërkohë, ajo që ndodh është që pjesa e vështirë e bisedave me partnerët është pjesa ku na thuhet në gjuhën e tyre ajo që dëgjojmë këtu dhe na kërkohet shpjegim “si është kjo punë që ne na thotë ky apo ai, apo dikush që ka ardhur nga Tirana për këtë gjë”. Pra, mendoj që kjo është e pafalshme, është e pagëlltits­hme, është jashtë çdolloj mundësie për ta justifikua­r dhe më e keqja është që ata nuk e njohin këtë kulturë, nuk ia kanë bërë kurrë vetes këto gjëra. Asnjë vend që sot është në BE, nuk ka bërë kurrë gjëra të tilla me Brukselin apo me Këshillin Europian, përmes opozitave që kanë qenë në këto vende. Kurrë! Kjo është opozita e parë në historinë e procesit të integrimit të vendeve ish- komuniste që shfaqet në krahun e atyre që janë kundër integrimit me këto që bën, pavarësish­t se çfarë mund të thotë në fund të ndonjë fjalimi, që si dëgjon asnjeri ato fjalimet e tyre, që “megjithëse Shqipëria është katran me bojë, duhet të hapë negociatat”.

Ju si ndiheni që dy persona, të cilëve iu keni besuar ministrinë më të rëndësishm­e, i pari është në arrest shtëpie për trafik droge dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllain? A nuk ka në Partinë Socialiste përfaqësue­s, të cilët nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

Së pari, janë dy gjëra krejtësish­t të ndryshme dhe së dyti, pyet pronarin se edhe ai ka një vëlla, a do ishte i gatshëm ai pronari juaj që të jepte llogari për vëllain e tij?

Po ju pyes ju, sepse ju jeni kryeminist­ër dhe qeverisni vendin...

Nuk jemi duke bërë debat. Ju e bëtë pyetjen, unë po jap përgjigjen. Ju kërkoni përgjigje nga unë dhe përgjigjja ime është kjo: Pyesni pronarin tuaj, a ka ai vetë ndonjë përgjegjës­i për vëllain se janë në të njëjtën fushë të dy.

Pronari im nuk ka lidhje me rendin dhe me qeverisjen e vendit, kështu që nuk e gjej me vend krahasimin tuaj. Unë ju pyeta përse duhet të jetë kaq e diskutuesh­me një ministri, përse duhet të kemi gjithmonë ministra që implikohen në këtë çështje për shkak se ajo është një nga ministritë më të rëndësishm­e të vendit.

Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu si gazetare për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo është pa etikë.

Është një pyetje referuar zhvillimev­e të fundit. Kemi një ish- ministër që është në arrest shtëpie për trafik droge dhe një ministër të Brendshëm, i cili akuzohet se i ka krijuar imunitet të vëllait. Pyetja ime ka të bëjë me përse duhet të jenë gjithnjë persona të implikuar në raste të tilla dhe të akuzuar. Nuk është propagandë.

Unë u tregova shumë respektues. Eja këtu edhe vazhdo konferencë­n e shtypit që të thuash fjalën e fundit.

 ??  ??
 ??  ?? Rama, dje gjatë konferencë­s në Rinas
Rama, dje gjatë konferencë­s në Rinas
 ??  ??
 ??  ?? Nga Samiti i Sofjes
Nga Samiti i Sofjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania