Panorama (Albania)

Basha e akuzon për komplot, Rama: Do pres me durim provën

Kryeminist­ri: Këto xhevahire dërgojua me vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë

- FATION BINJAKU

Partia Demokratik­e ka publikuar dje deklaratën e gazetarit Jetmir Olldashi, i cili pranoi se audio- përgjimi mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt ishte realizuar prej tij si një investigim. Pasi shfaqi të plotë deklaratën e gazetarit, Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se mashtroi opinionin publik për vërtetësin­ë e audio- përgjimit, ku implikohej vëllai im të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafik droge.

“Edi Rama edhe dje gënjeu pacipësish­t, duke pretenduar se ia ka bërë në Surrel ekspertizë­n dhe se i paska dalë false. Kur gazetarët i kërkuan se në cilën agjenci e ka bërë ekspertizë­n brenda 24 orëve, heshti dhe i bëri bisht përgjigjes. Kjo për një arsye të thjeshtë: Edi Rama është pjesë e këtij skenari, e këtij komploti për të mbuluar veprat kriminale që janë denoncuar. Vepra e parë kriminale; Agron Xhafaj vazhdon të jetë një nga kokat e drogës në Shqipëri, bosi i drogës në Vlorë. Kjo është arsyeja se përse, ndërkohë që u mbrojt dhe u mbajt këtu në kundërshti­m të hapur me vendimin e drejtësisë italiane dhe në kundërshti­m të hapur me ligjin shqiptar derisa ligji u ndryshua nga Fatmir Xhafaj, pa pritur pas denoncimit u përcoll në fshehtësi të plotë dhe me urgjencë që Prokuroria Rama- Marku – Prela të thotë: Ne nuk e kapim dot! Nuk e hetojmë dot!”, tha dje Basha.

REAGIMI Pas deklaratës së Lulzim Bashës, Edi Rama ka reaguar me një status të shkurtër në faqen e tij të “Facebook”- ut. Ai e ka quajtur qëndrimin e PD- së si tentativë për të bllokuar hapjen e negociatav­e. Rama tha se po pret me durim provën shkencore për audio- përgjimin ku del emri i vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. “Zhytu Lulëzim, zhytu, thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa më shumë nga këta xhevahire dhe dërgojua me vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audio- përgjimit nga Prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”, tha dje Rama.

PROTESTAT Ndërkohë që nga selia blu, Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestës më 26 maj. “Shqipëria është sot një shtet i kapur nga krimi. Qeveria sot është një organizatë e strukturua­r kriminale me ministër të Brendshëm, anëtar të familjes mafioze Xhafaj, që kontrollon drogën dhe aktiviteti­n kriminal në qytetin e Vlorës. Në krye të kësaj kupole qëndron Edi Rama. Institucio­net e kapura, jo vetëm nuk funksionoj­në, por po bëjnë dhe do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka, siç bënë me përcjellje­n e Agron Xhafajt, që ligji të mos veprojë. Dhe një nga garancitë për këto sot, është vazhdimi i qëndrimit të Fatmir Xhafajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, post nga i cili vazhdon intensivis­ht ethshëm aktiviteti­n për shkatërrim­in e provave, të veprave të shumta kriminale që janë faktuar e po faktohen. Ndaj, më 26 maj, të shtunën në orën 11.00, ju ftojmë të gjithë ju, qytetarë shqiptarë!”, tha ai.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama
Kryeminist­ri Rama
 ??  ?? Basha, Salianji e Bardhi, dje në selinë e PD
Basha, Salianji e Bardhi, dje në selinë e PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania