Panorama (Albania)

Denoncoi stomatolog­un, i riu merret i pandehur

- TIRANE

Udhëtimi turistik në Shpellën e Pëllumbasi­t në Tiranë u kthye në tragjedi ditën e djeshme, fatkeqësis­ht, kur dy të rinj që kishin shkuar ta vizitonin me një grup turistësh, ranë prej një lartësie të konsiderue­shme duke përfunduar në lumë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 12: 15 të ditës së shtunë, ndërsa dy turistët shqiptarë që kanë rënë nga lartësia janë identifiku­ar si Xhorxho Seferi dhe Fabio Dukagjini. Menjëherë pas rënies së turistëve në grykën e lumit, janë thirrur forcat e emergjencë­s, të cilat kanë mbërritur pranë anionit. Në vendngjarj­e janë paraqitur edhe Forcat Speciale të Shpëtimit, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen prej grykës vetëm njërin prej dy 21vjetarëv­e që u përfshi në aksident. I shpëtuari është Fabio Dukagjini, i cili pas rënies kishte ngecur në grykën e lumit. Policia tha dje në një njoftim zyrtar se gjendja e tij shëndetëso­rë paraqitet e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, kërkimet vijuan deri në mbrëmje për të riun tjetër, Xhorxho Seferi. Ky i fundit mendohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e lumit dhe mund të ketë humbur ndjenjat. Policia vijoi kërkimet për gjetjen e të riut derisa u err dhe më pas vendosi t’i ndërpresë ato. Kërkimet janë ndërprerë rreth orës 20: 00 të ditës së djeshme, ndërsa do të rifillojnë ditën e Dy të rinjtë ishin duke eksploruar një pjesë të grykës së Erzenit në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbasi­t. Ende është e paqartë sesi kanë rënë nga lartësia për në grykë dy të rinjtë, ku njëri prej tyre nuk është gjetur ende, ndërsa tjetri u gjet dhe është në spital në gjendje të mirë shëndetëso­re. sotme. Shpresat për ta gjetur të gjallë të riun sa vijnë e zvogëlohen. Ai dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Erzen. Nuk dihet ende mekanizmi i ngjarjes, sesi të rinjtë janë rrëzuar drejt grykës së Erzenit. Pritet që ditën e sotme të merret në pyetje i mbijetuari, pasi të rikuperohe­t nga plagët në spital. Ajo që dihet me siguri është se dy të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh që kishin ardhur në Pëllumbas për të vizituar kanionin. Çdo fundjavë, kompani të ndryshme udhëtimesh ofrojnë ture njëditore në kanion, por kjo është hera e parë që ndodhin aksidente të tilla. “Më datë 19.05.2018, rreth orës 12: 15, te Shpella e Pëllumbasi­t, kanë rënë nga lartësia sh- tetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë e një grupi turistësh shqiptar). Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një grykë kanioni dhe u nxor nga kjo grykë. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetëso­re, ka dëmtime të lehta”, thoshte Policia në njoftimin zyrtar të publikuar ditën e djeshme. Ndërkohë, rreth orës 20: 00, Policia njoftoi dje se kishte ndërprerë kërkimet për 21vjeçarin tjetër. Ditën e sotme do të angazhohen edhe polumbarë për gjetjen e të riut në lumin Erzen. Ndërkohë, janë marrë deklarimet në Polici të dëshmitarë­ve në vendngjarj­e, si edhe të personit që i shoqëronte nga agjencia turistike.

Një i ri, i cili nuk ishte i kënaqur me punën e një stomatolog­u turk në Tiranë, ka vendosur ta denoncojë, por në fakt e ka pësuar. Bëhet fjalë për të riun me inicialet L. K., i cili ka bërë kallëzim në Prokurorin­ë e Tiranës se stomatolog­u turk N. U. e ushtronte aktiviteti­n e tij pa pasur shkollimin e duhur dhe licencën. Mirëpo, nga verifikime­t e Prokuroris­ë ka dalë e kundërta dhe i riu është marrë i pandehur dhe shpallur fajtor për kallëzim të rremë, duke u dënuar me 200 mijë lekë të reja gjobë. Gjithçka ka nisur kur L. K. ka pasur dhimbje nga një dhëmballë dhe ka shkuar në klinikën dentare të shtetasit turk N. U. në rrugën “Kajo Karafili” në Tiranë. Pasi ka kryer shërbimin për dhëmbin në fjalë, i riu ka vendosur të rregullojë edhe disa dhëmbë të tjerë, duke paguar në fund një vlerë totale prej 1.400 eurosh. Ai e ka rënë dakord që pagesën ta kryejë me këste. Më pas, i riu ka pasur probleme me dhëmbët, siç ka kallëzuar, dhe ka shkuar në Prokurori duke denoncuar stomatolog­un. Sipas tij, ai nuk i ka lëshuar kupon tatimor dhe se nga investigim­et e tij, mjeku stomatolog nuk ka formimin e duhur arsimor. Prokuroria nisi hetimet dhe në përfundim të tyre vendosi të marrë si të pandehur L. K., duke e akuzuar për “Kallëzim të rremë”. Edhe Gjykata vendosi dënimin e tij me 300 mijë lekë gjobë, por nga gjykimi i shkurtuar, vlera shkon në 200 mijë lekë gjobë, plus shpenzimet gjyqësore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania