Panorama (Albania)

Deputeti i Merkel: Qeveria të sqarojë akuzat për Xhafajn, duhet hetim i pavarur

Sot dëshmojnë para prokurorit edhe Salianji, Alibeaj e Bardhi

- ETLEVA DELIA

Jetmir Olldashi, gazetari që kreu investigim­in dhe audio- përgjimin mes "Dëshmitari­t X" dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, është dëshmitari i radhës që do merret në pyetje në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda.

Olldashi pritet të dëshmojë sot në orën 10: 00, kohë kur janë thirrur pranë Akuzës edhe deputetët e PD, Ervin Salianji e Ankelejd Alibeaj, si dhe eksperti ligjor, Gazmend Bardhi. Kallëzimi i rremë, i bashkuar tashmë me çështjen e trafikut të narkotikëv­e po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një çështje e vetme. Tre përfaqësue­sit e Partisë Demokratik­e, në rolin e personave që kanë të dhëna të vlefshme për hetimin, do të paraqiten sot në mëngjes në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Dëshmia më e rëndësishm­e për Akuzën pritet të jetë ajo e gazetarit Jetmir Olldashi. Para tij, për të njëjtën çështje ka dhënë shpjegimet e nevojshme, "Dëshmitari X", i njohur tashmë me emrin Albert Veliu. Dy ditë më parë, Olldashi shpjegoi publikisht itinerarin e ndjekur gjatë një investigim­i, sipas tij, mbi çështjet e trafikut të narkotikëv­e në Vlorë. Burimet thanë se atij nuk do t'i kërkohen vetëm shpjegimet se si e takoi Albert Veliun, si u zhvillua biseda mes tij dhe një personi tjetër që thuhet se është Agron Xhafaj, por edhe si do të sigurohej hashashi. Mësohet se gazetarit Olldashi do t'i kërkohet edhe materiali bruto i audio- regjistrim­it mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt.

EKSPERTIZA

Burime nga organi i Akuzës thanë se, pasi të sigurohet materiali bruto i regjistrim­it të kryer nga gazetari Jetmir Olldashi, prokurorët do të ven- dosin se ku do të zhvillohet ekspertiza. Për ekspertimi­n e materialit audio po vlerësohen dy mundësi. Mundësia e parë është ajo që prokurorët t'i drejtohen për ekspertizë Policisë Shkencore në Tiranë, për të krahasuar tonalitete­t e zërit të Agron Xhafajt, të regjistrua­ra nga prokurorët e Tiranës, përpara se ai t'u vetëdorëzo­hej italianëve me zërin që shfaqet në përgjim. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në rastin e dëshmitari­t Albert Veliu. Vetëm pas këtij momenti dhe nëse materiali bruto u dorëzohet hetuesve, mundësia e dytë është që Prokuroria t'u kërkojë ndihmë edhe partnerëve ndërkombët­arë, ashtu sikurse është vepruar në disa raste të mëparshme.

 ??  ?? Fatmir Xhafaj
Fatmir Xhafaj
 ??  ?? Thorsten Frei
Thorsten Frei
 ??  ?? Tre zyrtarët e PD, Salianji, Alibeaj dhe Bardhi gjatë denoncimit të audio- përgjimit të Agron Xhafajt
Tre zyrtarët e PD, Salianji, Alibeaj dhe Bardhi gjatë denoncimit të audio- përgjimit të Agron Xhafajt
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania