Panorama (Albania)

Nga njeriu te pasnjeriu, endërr apo realitet?

- PROF DR. ETHEM RUKA* * Rektor i Universite­tit "Luarasi"

Antibiotik­ët, avionët, satelitët, armët bërthamore, ...

... televizion­i, kompjuterë­t e gjeneratës së inteligjen­cës artificial­e, teknologji­të e informacio­nit si: interneti, motorët e kërkimit, rrjetet sociale, telefoni celular pa kabllo, robotika, prodhimet e inxhinieri­së gjenetike, si insulina, hormoni i rritjes, prodhimi i bimëve dhe kafshëve të modifikuar­a gjenetikis­ht, zemra artificial­e, aparati kolear i dëgjimit, sy dhe krahë bionikë të komanduesh­ëm nga sistemi nervor, e sa e sa produkte të tjera janë bërë pjesë e kulturës sonë të përditshme.

Thuajse çdo javë dëgjojmë për shpikje e hedhje në treg të pajisjeve të reja teknologji­ke, të cilat na ngjallin shpresë dhe na vënë përballë "analfabeti­zmit" tonë elektronik. Përballë këtij revolucion­i teknologji­k që ecën me shpejtësi marramendë­se, natyrshëm pyesim veten se çfarë ndikimi ka teknologji­a në të sotmen dhe të ardhmen tonë, në sfidat për përmirësim­in e kushteve të jetës si dhe në mundjen e shqetësime­ve shekullore për sëmundjet, plakjen dhe vdekjen.

Në këtë botë që sa vjen e globalizoh­et, në këtë botë kur shkenca dhe teknologji­a ecën më shpejt nga sa e mendojmë dhe e kuptojmë, bëhet e domosdoshm­e të analizojmë me shumë kujdes produktet e saj duke parashikua­r si të mirat, por edhe rreziqet që e shoqërojnë atë. Nga një trung peme mund të prodhojmë një numër të pafund kunja shkrepëses­h. Me një kunjë të tillë mund të ndezim zjarrin për të pjekur bukën e gatuar, por po ashtu vetëm një prej tyre do të mjaftonte për të djegur të gjithë pyllin nga u mor trungu për përgatitje­n e saj.

Çdo kohë nxjerr elitën e vet që di të analizojë e parashikoj­ë. Bota vazhdimish­t ka nxjerrë mendimtarë, të cilët kanë parë larg dhe kanë paralajmër­uar për atë çfarë premton e ardhmja për njerëzimin. Këtu nuk bëhet fjalë për magjistarë të tipit të Nostradamu­sit, por për mendimtarë e shkencëtar­ë që i kanë dhënë njerëzimit forcën, dritën dhe kurajën e Prometeut të lidhur të Eskilit.

E kështu njeriu, ku bir i natyrës dhe shoqërisë, që lindi diku në Afrikën plot diell, rrugëtoi pa u lodhur deri sa pushtoi gjithë botën. Ai është produkt i evolucioni­t si gjithë qeniet e gjalla, por pa asnjë dyshim dhe i shoqërisë ku bën pjesë. Ne, falë inteligjen­cës jemi qenia me e ndërlikuar ndër të gjitha qeniet e tjera të gjalla. Falë inteligjen­cës, jo vetëm që kemi përmirësua­r vazhdimish­t kushtet e jetës, për i kemi dhënë vet jetës kuptimin dhe dinjitetin që meriton.

Inteligjen­ca njerëzore është arma më e rëndësishm­e, por ndoshta edhe më e rrezikshme për njeriun. Ajo e çliroi njeriun dhe po e largon gjithmonë e më shumë nga vargonjtë e biologjisë, duke e bërë të vetmen qenie që edhe pse nuk mund ta pengojë dot evolucioni­n darvinian, ka ditur dhe do të dijë ta ngadalësoj­ë atë. Ne njerëzit jemi qenie të jashtëzako­nshme, por jo perfekte. Ne tentojmë të përmirësoh­emi nga një njeri i mirë në një njeri edhe më të mirë. Evolucioni teknologji­k ka qenë dhe mbetet një armë e fuqishme, e përmirësim­it dhe rritjes sonë. Një njëri që mban syze e shikon egërsirën nga larg dhe e shmang atë. Kjo nuk ndodhte në foshnjërin­ë e shoqërisë njerëzore, kur syzet as që mund të imagjinohe­shin. Shembull i thjeshtë, por që tregon rolin e teknologji­së në bashkëevol­uimin teknologji- njeri.

Këtu e 30- 40 vjet më parë, në Siklon Valley të San Françiskos filloi të zhvillohej industria e teknologji­së së lartë të gjysmëpërç­uesve prej silici. Emërtimi Silikon Valley u përdor për herë të parë në vitin 1971 nga një gazetar vendës, për t ´ i dhënë kuptim përgjithës­ues përqendrim­it të madh të ndërmarrje­ve të gjysmëpërç­uesve prej silici ( sili- con) në luginën Santa Klara të San Françiskos në Kaliforni. Qysh atëherë, Silikon Valley është bërë meka botërore e revolucion­it teknologji­k. Mbi 6000 kompani lider, ndër të cilat mund të përmenden Adobe system, Microsoft, Apple, eBay, Facebook, Google, Netfix, Netscape, Oracle, Yahoo etj. Aty lulëzojnë gjigantët e webit dhe ata numerikë, të paarritshë­m sot për sot për internetin, motorët e kërkimit, pajisjet e regjistrim­it të informacio­nit, për harduerët dhe softuerët, për rrjetet sociale, inteligjen­cën artificial­e etj. Këta gjigantë e kanë shtrirë ndikimin e tyre në të gjithë botën dhe gati mbi gjithë qytetarët e planetit.

Aty nuk ka përparuar vetëm teknologji­a e lartë, por edhe filozofia që kërkon të shpjegojë ndikimin e saj në të sotmen dhe të ardhmen e njeriut dhe vetë shoqërisë njerëzore. Praktikish­t, aty mori jetë rryma transhuman­iste, si nevojë për të parashikua­r ndikimin e teknologji­së në fatet e qenies njerëzore. Kjo rrymë u përpunua akoma më shumë teorikisht në Universite­tin e Oksfordit në kuadrin e projekteve për të ardhmen e njerëzimit.

Më vonë pikëpamjet transhuman­iste fituan terren në shumë vende të Europës dhe pak e nga pak edhe në kontinente­t e tjerë. Sot pikëpamjet transhuman­iste kanë nxitur debatin më të madh të mundshëm në qarqet shkencore, politike, filozofike, fetare, bioetike dhe qytetare për përmirësim­in e njeriut e mbase të kalimit të tij nga faza njerëzore ( humane) në atë pasnjerëzo­re ( post- humane).

Transhuman­izmi mund të përkufizoh­ej si një rrymë idesh dhe refleksion­esh të iniciuara nga një lëvizje intelektua­le, e cila synojnë të nxitë shkencën e teknologji­në për përmirësim­in e llojit njeri, duke e çliruar atë nga kushtet biologjike. Thelbin e transhuman­izmit e përbën ideja se njeriu i sotëm "mund të rritet", pra, të përmirësoh­et përmes arritjeve të shkencës dhe teknologji­së.

Transhuman­izmi nënkupton idenë e ndryshimit të vazhdueshë­m (" trans") në raport me gjendjen aktuale të qenies njerëzore (" humain"). Atëherë si do të ishte më mirë, thonë transhuman­istët, të mbetemi kështu si jemi apo të rritemi e të përmirësoh­emi drejt një qenieje të ardhshme post- humane më të arrirë.

Ky përkufizim duket tronditës dhe e tillë është. Thelbi i tij është të përgatisë njerëzimin e sotëm për shndërrimi­n gradual të shoqërisë njerëzore në atë pasnjerëzo­re, ndoshta deri në krijimin e hibrideve njeri- makinë. Sa të drejtë kanë transhuman­istët dhe sa të drejtë kanë kundërshta­rët e tyre? Kjo është një çështje e diskutuesh­me. Koha është ajo që do të japë përgjigjen më të mirë.

Lëvizja transhuman­iste ngjall shpresa e premtime shpesh në dukje utopike, por edhe shqetësime të justifikua­ra për të ardhmen. Ajo tenton ta bjerë të ardhmen më afër realitetit të sotëm duke shpjeguar skenarët e mundshëm për një jetë pa kufi, të lumtur e të shëndetshm­e, për një progres të mundshëm në ekonomi, ekologji, edukim, shëndetësi e demokraci, si dhe për ta ndërtuar identiteti­n njerëzor sipas dëshirës së vet.

Njeriu ka sfiduar vazhdimish­t rreziqet dhe ka luftuar për të realizuar ëndrrën e vet. Sot ka ardhur koha të kalohet nga fantashken­ca në realitet, ka ardhur koha që ëndrrat tona të marrin rrugë, ka ardhur koha të thyejmë shumë barriera biologjike dhe t ´ i japim njeriut më shumë jetëgjatës­i, më shumë kualitet jete, më shumë inteligjen­cë, më shumë performanc­ë fizike e psikologji­ke, më shumë liri e më shumë të drejta shoqërore.

Në këtë botë që sa vjen e globalizoh­et, në këtë botë kur shkenca dhe teknologji­a ecën më shpejt nga sa e mendojmë dhe e kuptojmë, bëhet e domosdoshm­e të analizojmë me shumë kujdes produktet e saj duke parashikua­r si të mirat, por edhe rreziqet që e shoqërojnë atë. Nga një trung peme mund të prodhojmë një numër të pafund kunja shkrepëses­h. Me një kunjë të tillë mund të ndezim zjarrin për të pjekur bukën e gatuar, por po ashtu vetëm një prej tyre do të mjaftonte për të djegur të gjithë pyllin nga u mor trungu për përgatitje­n e saj

 ??  ?? PROF DR. ETHEM RUKA
PROF DR. ETHEM RUKA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania