Panorama (Albania)

Mbi 18 tërmete në dy ditë në Vlorë, evakuohen 5 familje

Prefekti: Kam paralajmër­uar banorët që të qëndrojnë jashtë

- VLORE

Lëkundje të shumta sizmike, dëmtohen 20 banesa në Selenicë. Orët e natës së të dielës kanë qenë të vështira për banorët e tri fshatrave të Bashkisë Selenicë për shkak të lëkundjeve nga tërmetet e njëpasnjës­hme.

Bëhet fjalë për fshatrat Vermik, ku janë dëmtuar 10 banesa, fshatin Bashaj, ku janë dëmtuar 5 banesa dhe po kaq dhe në Matagjin. Pesë familje janë evakuuar nga autoritete­t vendore duke qenë se banesat e tyre, për shkak të dëmtimeve që kanë marrë nga lëvizjet sizmike, janë tërësisht të pabanueshm­e. Bëhet fjalë për katër banesa, të cilat ndodhen në fshatin Bashaj, ndërsa një ndodhet në Matogjin. Tre fshatrat e dëmtuara numërojnë pak banorë, pasi shumë prej shtëpive nuk janë të banuara. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Gjirokastë­r, Tepelenë, Sarandë dhe zonat përreth, prej orës 17: 00 të së shtunës deri në orët e para të mëngjesit të së dielës. Por, banorët e fshatrave në Selenicë kanë qenë ata që kanë përjetuar panik dhe frikë. Rreth 15 familje kanë kaluar natën jashtë për shkak të frikës se banesat e tyre mund të shembeshin. Përveç dëmtimit të banesave, nuk raportohet asnjë person i lënduar. Numërohen të paktën 18 tërmete të një fuqie deri në 4.5 magnitudë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkenc­ave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Epiqendra ishte Vlora, ku lëvizja më e fundit sizmike u shënua në orën 13: 32, me epiqendër Vermikun. Banorët e fshatit më të dëmtuar, Çobaj, thonë se do ta kalojnë sërish natën jashtë, pasi kanë frikë të flenë në shtëpitë e tyre. “Kemi fjetur jashtë në hënë, vaki kam, pres njerëzit jashtë në rrugë, se i ka marrë frika të tërë. Është dëmtuar i gjithë fshati, dy- tre shtëpi janë më shumë të kërcënuara. Natën do ta kalojmë sërish jashtë”, shprehet një prej banorëve, Kristaq Çobo. “Shtëpia është jashtë përdorimit, nuk banohet më. Ne nuk kemi ku të vemi, as që diskutohet se do të bjerë sërish. Këtu janë thuajse 5 shtëpi të pabanueshm­e. Nga bashkia erdhën mbrëmë 4 veta. Tërmeti ishte shumë i fortë, sa ranë edhe gurë nga mali. Nuk mbaj mend që të ketë rënë më parë tërmet kështu. Jam 60 vjeç dhe nuk mbaj mend të ketë rënë kështu tërmet”, shprehet Kastriot Cinaj. Për të inspektuar situatën nga afër, në fshatin Bashaj ishte dhe prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili deklaroi se të hënën do të mblidhet Shtabi i Emergjenca­ve. “Nga verifikime­t e mia, në fshatin Bashaj janë dy banesa të paban- ueshme. Janë edhe të vjetra. Ndërsa banesat e tjera janë të riparueshm­e. Kam folur me kryetarin e Bashkisë së Selenicës dhe të hënën në orën 12: 00 do të mbledh Shtabin e Emergjenca­ve. Kam porositur që të bëjnë kujdes në zonat e rrezikshme, duke qëndruar jashtë banesave që rrezikohen nga shkëmbinjt­ë”, u shpreh prefekti.

 ??  ?? Banesë e dëmtuar nga tërmetet
Banesë e dëmtuar nga tërmetet
 ??  ?? Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj
Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj
 ??  ?? Prefekti duke inspektuar një prej banesave të dëmtuara
Prefekti duke inspektuar një prej banesave të dëmtuara
 ??  ?? Pamje nga fshati Bashaj
Pamje nga fshati Bashaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania