Panorama (Albania)

Atentati në Vlorë, vëllai i të arrestuari­t: Si e dhunuan policët civilë

“Të këqyren kamerat e sigurisë. E përplasën me makinë dhe e rrahën. Ushtruan dhunë barbare dhe pas neutralizi­mit”

-

Pas akuzave të hedhura ndaj forcave të Policisë së Korçës për vdekjen në Komisariat të 27vjeçarit Enea Ftoj, Policia është vënë përballë akuzës për dhunë dhe nga një i ri në Vlorë.

Vëllai i Besmir Ngjelës, 23vjeçarit të arrestuar tri ditë më parë në vendin e quajtur Sahati, duke treguar fotot që dëshmojnë dhunën ndaj të vëllait, i bën thirrje Policisë së Shtetit që të mos fshehë të vërtetën, pasi, sipas tij, i vëllai është dhunuar nga punonjës civilë të Policisë. 28- vjeçari tregon se gjithçka ka nisur pas një konflikti në një pikë karburanti, ku katër punonjës policie, të cilët po udhëtonin me një makinë, kanë përplasur lehtë automjetin me motorin e Besmir Ngjelës. 31vjeçari, pasi u ka kërkuar llogari për pasi për pak i thyen këmbën, ka marrë si përgjigje ofendime dhe sharje. Pasi dhe Besmir Ngjela ua ka kthyer me të njëjtën monedhë, tre prej tyre kanë dalë nga makina dhe e kanë dhunuar. Më pas, Besmir Ngjela është rikthyer në lokalin ku ishin ulur me një kallashnik­ov në dorë. Pas neutralizi­mit, i riu është dhunuar në mënyrë barbare.

Pse pretendoni se në arrestimin e vëllait tuaj është fshehur e vërteta?

Jam vëllai i Besmir Ngjelës, i autorit të ngjarjes që ndodhi në vendon e quajtur Sahati. Mora guximin të dal para kamerave, jo se kemi ndonjë faj mjaft të rëndë, faj- torë mbetemi, por ka shumë gjëra të pasqaruara. Po kërkojmë drejtësi për një arsye të vetme. Të katër personat ( kanë qenë gjashtë, por katër kanë qenë në makinë), kanë qenë policë civilë në detyrë. Dhe kjo nuk është shprehur. Si ka ndodhur ngjarja? Vëllai ka qenë në pikën e karburanti­t pranë Sahatit, duke i hedhur benzinë motorit, ka një “Piaxho” të vogël. Ka ardhur një “Pasat” me xhama të zinj, e ka goditur të këmba. Vëllai ka katër hekura në këmbë dhe u ka thënë, ça bëni se na thyet këmbën. Njëri prej tyre doli nga xhami dhe shau dhe ofendoi vëllain. Në të njëjtën kohë dhe vëllai e ka sharë, se në gjaknxehtë­si. Më pas kanë dalë tre prej tyre dhe e kanë qëlluar me grusht.

Po më pas, si ka vijuar konflikti?

Pasi e kanë goditur me grusht diku në zonën afër veshit, vëllai është larguar me shpejtësi. Ka shkuar ka marrë një armë, që nuk e di se ku e ka gjetur, dhe është rikthyer sërish në vendin ku ndodhi sherri. Aty pranë pikës së karburanti­t ka një lokal, ku dhe ishin ulur punonjësit e Policisë. Vëllai ka hyrë me kallashnik­ov në dorë, por njëri ia ka kapur armën dhe në këtë moment është shkrepur arma në ajër. Nuk e ka shkrepur vëllai, ka qenë aksidental­e, një shkrepje e vetme ka qenë. Pasi i kanë kapur armën e kanë nxjerrë me grushte e shqelma.

Po thoni se dhuna ka vazhduar edhe pasi e kanë neutralizu­ar?

Nuk kanë reshtur edhe në momentin që makina e Policisë ka qenë para lokalit. Do të dalë e vërteta se janë kamerat e lokalit, është filmuar çdo gjë. Vëllai im është fajtor, nuk e heq fare këtë pjesë, por edhe ajo dhunë nuk ushtrohet. Unë gjykoj se në momentin e neutralizi­mit ka edhe masa të tjera, se mund të justifikoh­en se janë vetëmbrojt­ur. Dua që të dalë e vërteta, të mos thonë është përplasur me xhamin, se ka tri ndërhyrje, me hundë të thyer, veshin e çarë dhe dhëmbin e thyer. Doktori na tha se ka shumë thyerje dhe në pjesën e kafkës. Cili është apeli juaj? Vëllai të marri dënimin e merituar, nuk kam asnjë merak te kjo pjesë. Por, dua që të dalë e vërteta. Kanë qenë dhe të pirë, por këtë nuk e faktoj dot. Do të dalin faktet e tjera, nëse duan që ngjarja të gjykohet ashtu siç duhet. Se ata ishin punonjës policie, shkaktuan një aksident dhe mund ta zgjidhin me aq.

 ??  ??
 ??  ?? BESMIR NGJELA, I SHTRUAR NË SPITAL
BESMIR NGJELA, I SHTRUAR NË SPITAL
 ??  ??
 ??  ?? Eraldo Ngjela, vëllai i të arrestuari­t
Eraldo Ngjela, vëllai i të arrestuari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania