Panorama (Albania)

Raportet e regjimit me intelektua­lët, nis studimi i 10 dosjeve

Që nga Arshi Pipa, te Sabiha Kasimati, Çabej e Buda, studiues të përndjekur ose jo, në optikën e historianë­ve

-

Disa nuk pranuan në konfirmohe­shin. U burgosën, u internuan, u pushkatuan dhe emri i tyre u la në harresë.

Pati edhe nga ata që u ndoqën nga Sigurimi i Shtetit dhe u lanë në hije, ndonëse kontribute­t e tyre ishin të jashtëzako­nshme. Të tjerë, thjesht ndoqën vijën e përcaktuar politike dhe duke qenë “në rregull me shtetin”, madje bënë edhe karrierë. Kjo ndodhi me shkencëtar­ët shqiptarë, të paktën në 10vjeçarin e parë, pas vendosjes së regjimit komunist, kur edhe institucio­net shkencore nisën të kristalizo­heshin. Sot, kur pretendohe­t hapja e dosjeve, ka ardhur momenti të hapen dosjet edhe për shkencëtar­ët. Një hap që do të na risjellë në vëmendje personalit­ete të lëna me vetëdije në harresë, të persekutua­r shumëfish, por edhe për të zbardhur raportin që shteti, regjimi i kohës kishte me intelektua­lët dhe në veçanti me shkencëtar­ët. Në ditëlindje­n e një prej personalit­eteve me fat tragjik, titullarit të parë të Institutit të Shkencës, Selahudin Toto, deputet i dënuar nga regjimi komunist në 1947, në sallën e Akademisë së Shkencave ku ai duhej të nderohej, u njoftua nisja e një projekti që ka synim pikërisht këtë, zbardhjen e këtyre figurave dhe të këtij raporti. PERSONALIT­ETET Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit dhe Projekti PERFORM - Shkenca Sociale Aktive dhe të Përgjegjsh­me, kanë nisur bashkëpuni­min në ndërtimin e një narrative mbi rolin e shkencës, elitave intelektua­le dhe kërkimit shkencor në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri. Me këtë rast, kryetarja e AIDSSH- së, Gentiana Sula, dhe Martin Dietz, drejtues i projektit PERFORM, nënshkruan një marrëveshj­e, duke i dhënë udhë studimit të 10 personalit­eteve të shkencës shqiptare. Grupi i studiuesve, nën drejtimin e historiane­s Sonila Boçi, do të marrë në studim figurat e: Gjergj Kokoshit, Eqrem Çabejt, Sabiha Kasimatit, Arshi Pipës, Odhise Paskalit, Aleks Budës, Ollga Plumbit, Petraq Pepos, Gjovalin Gjadrit dhe Petraq Qafokut. “Kemi marrë 10 profile studiuesis­h, që jo të gjithë kanë qenë të persekutua­r. Ka nga ata që regjimi i dënoi me burgje, internime apo edhe me vdekje, por pati raste qe vazhduan punën gjatë regjimit, si në rastin e prof. Çabejt, pavarësish­t se ishte i përndjekur, që kontribuoi në fushën e Albanologj­isë. Qëllimi i projektit nuk është detyrimish­t të nxjerrë në dukje aspektin më negativ të marrëdhëni­es së regjimit me in- telektualë­t. Ne kërkojmë të bëjmë një studim të thelluar mbi marrëdhëni­et e shtetit me institucio­net e kërkimit shkencor, sa e merrte mendimin e tyre shteti dhe çfarë impakti kishin ata në opinionin publik. Dosjet do të na japin pikën kulmore të marrëdhëni­es së shtetit me intelektua­lët, por kërkimi ynë është më i gjerë. Ne po shohim dosjet e Arkivit të Shtetit, të Ministrisë së Arsimit, të Komitetit Qendror, të institutev­e shkencore, të Akademisë së Shkencave, por do të përdorim edhe kujtimet e familjarëv­e të këtyre personazhe­ve”, thotë historiani­a Sonila Boçi.

PROJEKTI Për kryetaren e AIDSH- së, Gentiana Sula, ky projekt ka për qëllim hulumtimin në pikëpamje studimore të ndikimit të ish- Sigurimit të Shtetit si arma më e fuqishme e ruajtjes së pushtetit të Partisë- Shtet mbi shkencën dhe përfaqësue­sit më në zë të saj. Por po ashtu, do të studiohet roli, mënyrat, diktimet si edhe përndjekja e shkencëtar­ëve shqiptarë në të gjitha fazat e jetës dhe punës së tyre. “Për shumë njerëz mund të tingëllojë e çuditshme të flasësh për shkencë dhe shkencëtar­ë në Shqipërinë e viteve 1945- 1954. Në të vërtetë, Shqipëria e viteve ’ 40 trashëgont­e nga e kaluara një sistem arsimor problemati­k. 80% e popullsisë ishte analfabete, rrjeti arsimor nuk kishte mundur të shtrihej në të gjitha krahinat e Shqipërisë, mungonte plotësisht një sistem i avancuar edukimi. Por në një këtë panoramë të zymtë arsimore, kishte ndodhur një fenomen interesant. Gjatë viteve ’ 20-‘ 30, një sërë shkollash të mesme të financuara nga francezë, amerikanë, anglezë e italianë u hapën në Shqipëri, në të cilat u edukuan me standarde të larta arsimimi një plejadë studentësh. Prej shumë vitesh, familje të pasura dhe të mesme kishin investuar në mënyrë që fëmijët e tyre të shkollohes­hin në universite­tet më të mira europiane: në Francë, Vjenë, Itali, Britani e gjetkë”, thotë Gentiana Sula, teksa përmend emra si Selahudin Toto, Kujtim Beqiri, Musine Kokalari, Sabiha Kasimati, Aleks Buda e Eqrem Çabej e shumë e shumë të tjerë kishin arritur rezultate mjaft të larta në studimet e tyre, duke krijuar kështu premisat e nevojshme që dhe në Sh- qipëri të krijohej një shtresë e qenësishme intelektua­lësh. “Regjimi i vendosur në Shqipëri menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore vendosi në qendër të goditjes së tij elitën intelektua­le të krijuar me shumë mund dhe sakrifica në periudhën midis dy luftërave. Gjatë viteve 1944- 1951, intelektua­lët me prirje perëndimor­e ishin në qendër të goditjes së regjimit. Gjyqet kundër katolikëve, gjyqi kundër organizatë­s Bashkimi Demokratik ( 1946), gjyqi kundër inxhinierë­ve për tharjen e kënetës së Maliqit ( 1946), gjyqet e deputetëve ( 1947) apo gjyqi që pasoi vendosjen e bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë në shkurt 1951 i kushtuan kombit zhdukjen e dhjetëra njerëzve nga më të shkolluari­t, të një elite intelektua­le shumë të domosdoshm­e për vendin. Por kalvari nuk mbaroi me kaq, intelektua­lët që i shpëtuan përndjekje­s së drejtpërdr­ejtë u vendosën nën kontrollin e rreptë të Sigurimit të Shtetit. Ata më fatlumët arritën të largoheshi­n nga vendi për të vazhduar karrierën e tyre intelektua­le në Europë e SHBA, duke krijuar një emër të mirë për vete dhe për kombin shqiptar. Ndërkohë në Shqipëri, regjimi po hidhte bazat e një elite të re intelektua­le. Kriteri ideologjik u bë parësor në përzgjedhj­en e kësaj elite të re”, thotë ajo.

Kalvari nuk mbaroi me kaq, intelektua­lët që i shpëtuan përndjekje­s së drejtpërdr­ejtë u vendosën nën kontrollin e rreptë të Sigurimit të Shtetit. Ata më fatlumët arritën të largoheshi­n nga vendi për të vazhduar karrierën e tyre intelektua­le në Europë e SHBA, duke krijuar një emër të mirë për vete dhe për kombin shqiptar

 ??  ?? Takimi në Akademi
Takimi në Akademi
 ??  ?? Nga aktiviteti i zhvilluar në Akademinë e Shkencave në ditëlindje­n e Selahudin Totos
Nga aktiviteti i zhvilluar në Akademinë e Shkencave në ditëlindje­n e Selahudin Totos
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania