Panorama (Albania)

Audio- përgjimi, Paloka: Rama, skenar për të mbyllur hetimet

- Edi Paloka

Partia Demokratik­e akuzon Kryeminist­rin Rama se po zbaton një skenar kriminal, që synon mbylljen e hetimeve pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një deklaratë për mediat, nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, u shpreh se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj po kërkojnë të mashtrojnë shqiptarët duke thënë se zëri në audio- përgjimin e publikuar nga PD nuk është i Agron Xhafajt. "Pjesë kryesore e këtij skenari është mohimi i zërit të Agron Xhafajt, që i siguroi ' Dëshmitari­t X' gjetjen dhe transporti­n e hashashit me garancinë se Policia, nën varësinë e vëllait të tij ministër i Brendshëm, do t'i hapte rrugën. Edi Rama i mashtroi shqiptarët duke thënë se ka bërë një ekspertizë të zërit në një agjenci të specializu­ar, por ai akoma nuk ka treguar se cila është kjo agjenci. Edhe Fatmir Xhafaj tha të njëjtën gjë po atë ditë, por as njëri, as tjetri nuk bëjnë publik emrin e agjencisë që na paska bërë ekspertizë­n. Fatmir Xhafaj e di që zëri në përgjime është i të vëllait. E di që ' Dëshmitari X' dhe gazetari Jetmir Olldashi thonë të vërtetën. Prandaj e largoi me urgjencë të vëllain trafikant pa ua nxjerrë më parë shqiptarëv­e me zë dhe me figurë që ta bënin vetë identifiki­min dhe të gjykonin të vërtetën. Edhe Edi Rama e di që Agron Xhafaj është koka e trafiqeve në Vlorë, prandaj gënjeu për ekspertizë­n e zërit dhe nuk iu përgjigj gazetarëve për emrin e agjencisë", deklaroi Paloka. Nënkryetar­i i PD- së akuzoi Kryeminist­rin se përmes rezultatit të audiopërgj­imit që ka marrë nga një agjenci po i imponohet Prokuroris­ë. "Pjesa e dytë e këtij skenari është imponimi ndaj Prokuroris­ë të pranojë si ekspertizë të zërit të Agron Xhafajt rezultatin e paracaktua­r nga vetë Edi Rama. Prandaj, Fatmir Xhafaj vazhdon të qëndrojë në detyrë: për të vazhduar manipulimi­n dhe shkatërrim­in e provave, nëpërmjet kukullave të tij në Prokurori, Arta Marku dhe Donika Prela", theksoi Paloka. Nënkryetar­i i PD- së u bëri thirrje shqiptarëv­e të protestojn­ë më 26 maj për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj. "Partia Demokratik­e ka thirrur të shtunën tjetër më 26 maj një protestë kombëtare për të bashkuar shqiptarët në një zë: Fatmir Xhafaj ik! Shqiptarët nuk mund të pranojnë më të qeverisen nga krimi! Ju ftoj të gjithëve, të shtunën në orën 11: 00, pa dallime partiake të bashkohemi në protestën kombëtare, për t'i dhënë mesazhin Europës se shqiptarët europianë refuzojnë një qeveri antieuropi­ane", tha Paloka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania