Panorama (Albania)

“Projektlig­j i ri në Kuvend, shtohet seksi i tretë”

Shehu: Qeveria kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Tritan Shehu, deklaroi dje se qeveria po bën gati në Kuvend dy projektlig­je për të lejuar martesat gay dhe ndryshimin e kartave të identiteti­t për komuniteti­n LGBTI. Sipas Shehut, këto nisma të qeverise janë një strategji e rrezikshme e qeverisë për të hequr vëmendjen reale nga problemet që ka, sipas tij, “Rilindja”. Në nismën e parë ligjore, sipas tij, në kartat e reja të identiteti­t, përveç përcaktime­ve “mashkull dhe femër” do të hidhet dhe një kategori e re për komu- nitetin LGBTI. “Rreth një nisme për një ‘ tjetër’, të krijuar artificial­isht e qëllimisht nga ‘ disa’:

Deklarohet se në Kuvend është dorëzuar një projektlig­j i ri, për të vendosur në dokumentet e identiteti­t, përveç seksit ‘ mashkull ose femër’ edhe një rubrikë ‘ tjetër’ për seksin, pa përcaktim! Askush nuk e shpjegon sesi duhet emërtuar ky seks i ri, ‘ tjetër’. Në disa qenie biologjike ka dhe një ‘ tjetër’, quhet ‘ hermafrodi­t’, besoj se nuk bëhet fjalë për një term të tillë në propozim”, shkruan Shehu. Sipas tij, “Perën- dia a Natyra i kanë ndarë njerëzit në ‘ meshkuj ose femra’, mbi të cilën është mbështetur vetë ekzistenca e qenies njerëzore, familjes si bazë e shoqërisë në të gjithë gjerësinë e fjalës”. Ndërkohë që nisma e dytë, sipas deputetit demokrat, ka të bëjë me ndryshimin e Kodit të Familjes dhe lejimin e martesave dhe birësimin për komuniteti­n LGBTI në Shqipëri. “Po kështu deklarojnë se po përgatisin edhe një draft tjetër ligjor, që të ndryshojë Kodi i ynë i Familjes për dy qëllime: 1- Të pranohet martesa e familja nga kopje homoseksua­le, ose nga kjo ‘ tjetra’ pa emër! 2Të realizohen adoptime të fëmijëve nga kopje gay ose nga ‘ tjetra’, përsëri pa emër. Pra, kërkohet të goditen disa principe bazë e të shenjta të shoqërisë, rritjes e edukimit të fëmijëve, identifiki­mit të njerëzve, themele këto të mbijetesës e zhvillimit njerëzor. Një pyetje në fund për ju miq: A mendoni se kjo ‘ zhurmë e re’ nxitet të krijohet pikërisht tashti për të larguar vëmendjen nga problemet e mëdha, që ka sot vendi e kjo Rilindje??”, shkruan Shehu.

 ??  ?? Deputeti i PD, Tritan Shehu
Deputeti i PD, Tritan Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania