Panorama (Albania)

Rimbursimi i TVSH, Ahmetaj: Përfitojnë fermerët e regjistrua­r

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka vijuar dje takimet në kuadër të turit të llogaridhë­nies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, në njësitë Grabian dhe Gradishtë të Bashkisë Divjakë. Në takimin e zhvilluar me fermerët e zonës së Divjakës, ministri Ahmetaj tha se fermerët e regjistrua­r kanë përfituar 22 milionë dollarë nga rimbursimi i TVSH- së. “Mbani mend kur Sali Berisha ju thoshte, “Kemi TVSH 6% dhe do t’ju rimbursohe­t vetëm 6%?” Por cila ishte e vërteta? E vërteta ishte që ju nuk morët asnjë lek. Zero. Jo një lek, apo dy lekë, zero! Ka qenë iniciativa e Kryeminist­rit për ta bërë TVSH 20%. Është e vështirë për buxhetin e shtetit, por është shumë e rëndësishm­e për ju. Po pse? Sepse ju sot si fermerë, kur keni NIPT- in, keni mundësinë që të rimbursohe­ni me 20%; 20% të të gjithë autofaturë­s që bëhet nëpërmjet grumbullue­sve dhe, fatmirësis­ht, ju keni shumë grumbullue­s këtu dhe, fatmirësis­ht, i keni shumë të konsolidua­r dhe, fatmirësis­ht, shumica e tyre janë të formalizua­r, gjë që ju ndihmon. E dini se sa kemi rimbursuar vitin e kaluar? 22 milionë dollarë. Janë 22 milionë dollarë që nuk i kishin dikur fermerët, por sot i kanë, për shkak të politikës së qeverisë” – tha ministri, duke shtuar se “është e domosdoshm­e që skema të funksionoj­ë, duke garantuar që paratë e buxhetit të shtetit të shkojnë realisht te fermerët”. Kreu i Financave tha se në mbështetje të bujqësisë, me buxhetin e këtij viti do të vihen 22 milionë euro. “Pjesa tjetër ka të bëjë me mbështetje­n për bujqësinë. Mbështetja për bujqësinë sivjet në 2018 është realisht më e larta në 27 vite. Janë 26 milionë dollarë, pra, afërsisht 22 milionë euro vetëm nga buxheti i shtetit për mbështetje­n tuaj. Ndërkohë, fillon shumë shpejt projekti i Komisionit Europian IPARD dhe kjo është zona që është më shumë e prirur për të përfituar, qoftë si fermerë, por qoftë dhe si bashkime bujqësore. E gjithë shuma, së bashku me kontributi­n e buxhetit të shtetit, shkon në 93 milionë euro” – tha Ahmetaj

 ??  ?? Ahmetaj, dje me fermerët në Divjakë
Ahmetaj, dje me fermerët në Divjakë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania