Panorama (Albania)

U kapën duke transportu­ar kanabis, lirohen të arrestuari­t

Vetëm një prej tre të ndaluarve u la në "arrest me burg" pa afat

- GJIROKASTE­R

U kapën duke transportu­ar lëndë narkotike, Gjykata lë në arrest shtëpie dy prej të arrestuarv­e.

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastë­r ka dhënë një vendim të papritur për tre të rinj të ndaluar për trafikim kanabisi. Gjykatësi Pëllumb Vehbiu vendosi të lërë në “arrest shtëpie” dy prej të akuzuarve, ndërsa “burg pa afat” dha për të tretin. Tre të rinjtë nga Vlora, Klerdi Grançi, 33 vjeç, Aulon Milo, 31 vjeç, dhe Aleksandro Vasili, 26 vjeç, u kapën në flagrancë në aksin rrugor Bënçë- Progonat , në afërsi të fshatit Bënçë, Tepelenë, duke transportu­ar me makinë 31.45 kilogramë kanabis sativa. Lënda narkotike ishte fshehur në automjetin tip “Opel” me targa AA927RJ , me drejtues një shtetas që mundi të arratisej. Bashkë me të në makinë ishte dhe Klerdi Graçi. Ndërsa Aulon Milo, Aleksandro­s Vasili dhe E. ZH ( i shpallur në kërkim) bënin hapjen e rrugës me automjetin tip “Audi”, me targa AA 204 SL dhe me automjetin tip “Jeep” pa targa. Ndaj të rinjve rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” e kryer në bashkëpuni­m dhe prokurori i çështjes, Emror Kasaj, kërkoi për të tre masën “arrest me burg” pa afat, por Gjykata la në arrest shtëpie dy prej tyre, Milon dhe Vasilin. Vendimi ishte i papritur për prokurorin, pasi një gjë e tillë merret vetëm në raste të veçanta kur kemi të bëjmë me gratë shtatzëna apo persona të moshuar me sëmundje të rëndë. Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte fak-

KILOGRAM

kanabis sativa, e sekuestrua­r nga Policia u gjet në makinën tip “Opel” me targa AA927RJ, shoferi i së cilës mundi t’i arratisej policisë në momentin e ndalimit ti se masa u dha vetëm 30 minuta pasi dosja u dorëzua në Gjykatë nga ana e Prokuroris­ë, ndërsa sipas procedurës gjyqtari ka afat deri në tri ditë për caktimin e masës nga marrja e dosjes. Ndërkohë që hetimet do të vijojnë me vetëm një prej të dyshuarve në arrest me burg, Policia ndërkohë po punon për identifiki­min dhe kapjen e dy personave të tjerë, që janë përfshirë në transporti­n e lëndës narkotike.

 ??  ?? Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastë­r
Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastë­r
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania