Panorama (Albania)

Xhafaj paralajmër­oi hetimet e përbashkët­a me Policinë gjermane

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi se janë në proces hetimi disa çështje të ndjeshme, në bashkëpuni­m me autoritete­t gjermane. Deklarata e Xhafajt erdhi pas një vizite që pati bashkë me ambasadore­n e Gjermanisë, Susanne Schutz, në zyrat e Task Forcës Speciale “Anti Skifter”. Duket se operacioni i radhës do të jetë në bashkëpuni­m me Policinë Federale Gjermane. Të paktën këtë nënkuptoi Fatmir Xhafaj pas takimit. Xhafaj tha se aktualisht janë në proces hetimi disa çështje të ndjeshme. “Ne kemi disa çështje në proces hetimi policor të përbashkët me autoritete­t policore gjermane. Janë çështje shumë të ndjeshme edhe për publikun shqiptar. Pala gjermane, homologët tanë, kolegët e Policisë gjermane janë duke dhënë një kontribut të jashtëzako­nshëm, jo thjesht asistence, por edhe shkëmbim informacio­ni, hetim të përbashkët, për të pasur sukses në hetimin e këtyre çështjeve të rëndësishm­e për publikun shqiptar dhe jo vetëm për publikun shqiptar”, u shpreh Xhafaj. Ndërsa burimet thanë se në kuadër të këtyre hetimeve oficerë federalë gjermanë ndodhen në Shqipëri, ashtu sikurse disa oficerë shqiptarë po veprojnë në Gjermani. Pas vizitës në zyrat e Task Forcës Speciale, ambasadorj­a e Gjermanisë, Susanne Schutz, u shpreh se nga bashkëpuni­mi mes dy vendeve janë arritur rezultatet e para. Ndërsa tha se Gjermania do vazhdojë mbështetje­n aktive të kësaj Task Force. “Kemi arritur rezultatet e para dhe do të vazhdojmë që ta mbështesim aktivisht këtë Task Forcë. Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritete­t kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. Është diçka shumë e rëndësishm­e dhe dua që të them që ne do të vazhdojmë që të mbështesim në këtë drejtim”, u shpreh Schutz pas vizitës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania