Panorama (Albania)

“Vizita në shtëpinë e Ismail Kadaresë dhe biseda në 1990”

“Kadare më tha: Ule zërin se mund të ketë aparate përgjimi”

-

Sekret Ekzemplar i vetëm I përkohshëm për 2 vjet Raport vëzhgimi ( 4.2.1989) Mbi vëzhgimin e objektivit që quhet Ilir Haxhia dhe që do të njihet me pseudonimi­n “Qorri”.

Në orën 11: 30 objekti zbret nga autobusi që kanë në dispozicio­n në fshatin Divjakë e hyn në Klub. Këtu vëzhgimi ndërpritet për arsye konspiraci­oni.

Në orën 12: 00 rifilloi vëzhgimi te kryqëzimi i rrugës së Divjakës me atë të Çermës e në këtë kohë autobusi kalon në këtë rrugë, Rrogozhinë, Plepa, Durrës, në drejtim të Ndroqit, Llazi Miho, Konferenca e Pezës e në orën 14: 05 autobusi nda- lon te Kino- Teatri “Rinia”, nga ku zbret objekti dhe kalon “Konferencë­n e Pezës” dhe në orën 14: 08 në këtë rrugë rek libraria, objekti takohet me një burrë rreth moshës 35- 40 vjeç, i gjatë 1.72, me flokë të rëna, me pardesy gri. Që të dy hyjnë duke biseduar në banesën Nr. 58, ku banon familja Levonja, të rrugës Konferenca e Pezës.

Në orën 14: 20 objekti del përsëri nga kjo banesë me personin në fjalë e para saj ndahet nga ai. Objekti vazhdon ecjen rrugës “Konferenca e Pezës”, Kont Urani e në këtë rrugë te foto- porcelani, vëzhgimi u ndërpre me urdhër, pasi objektivi u muar nga sektori operativ. Shefi i Bazës Nr. 10 Andrea Karapanxha ndjekur, por jo vetëm unë edhe im atë. Jam ndjekur deri sa kam shkuar në afërsi të bllokut të ambasadave, por jam ndjekur edhe jashtë. Ka pasur raportime për mua edhe kur kam qenë në Gjermani. Edhe në Gjermani? Ishit ju në dijeni? Po, ka pasur raporte kur unë isha në Gjermani. Kur kemi dalë nga ambasadat, unë kam qenë personi që kam folur në mediat ndërkombët­are, “Zëri i Amerikës”, shkoja në Paris, shkruaja, më intervisto­nin, pra, kam qenë shumë aktiv. Për mua raportonin nga Gjermania dhe Franca, ndërsa në Tiranë ndiqej dhe përgjohej im atë dhe telefoni i shtëpisë sonë. Nga ky aktivitet, Sigurimi i Shtetit futi në dosje 2A edhe nënën time në shtator 1990, kohë që regjimi i kohës ishte në grahmat e fundit, Sigurimi vazhdonte bënte dosje për shqiptarët. Si ndiqeshit ju në Gjermani? Ka pasur edhe atje njerëz që jepnin informacio­ne për aktiviteti­n tim, sepse unë në atë kohë kam takuar Leka Zogun, eksponentë­t e Ballit dhe Legaliteti­t, Abaz Ermenjin, kam folur në radion e Brukselit. Të gjitha këto raportohes­hin prej andej. Në dosjen time sot unë lexoj që Ilir Demalia vazhdon të mbajë një qëndrim të hapur kundër pushtetit popullor etj., etj..

Si e mbani mend përbërjen e njerëzve që hynë në ambasada, mund të kishte aty dhe njerëz të Sigurimit të Shtetit?

Përbërja ishte nga të gjitha shtresat, në maxhorancë kishim me nivel të ulët arsimor, shkollë e mesme ishin një pjesë e mirë, me shkolla të larta ishin pak, por një numër i madh prej tyre, 200- 330 persona kanë qenë me dosje 2A dhe 2B. Megjithatë, ajo ngjarje erdhi si virus të ngjarjeve në Europën Lindore, regjimi ishte dobësuar tashmë, kishte falimentua­r ekonomikis­ht, zemërimi i pashprehur i njerëzve kishte arritur kulmin. Regjimi bëri të vetmen gjë që kontrolloi rënien e tij duke përgatitur dhjetorin e 1990- s, gjë që shpjegon dhe situatën e sotme ku ndodhet Shqipëria. Në ambasadë unë organizova një peticion politik, flisja shumë dhe jemi larguar më 13 korrik 1990 drejt Gjermanisë. Duke iu referuar disa materialev­e arkivore, duhet të ketë pasur dhe njerëz të Sigurimit të Shtetit për t’u informuar nga brenda ambasadave, por dhe jashtë më pas.

Para se të hynit në ambasada, ju jeni takuar dhe me Ismail Kadarenë. Si e komentonte Kadareja gjendjen e Shqipërisë dhe të regjimit komunist?

Shkak për takimin tim me Ismail Kadarenë në shtëpinë e tij është bërë Gramoz Pashko. Pas mbledhjes së Kinostudio­s, ku u bë ajo që është quajtur “demonstrat­a e heshtur” e ku u arrestuan 5 vetë, mua, Reis Çiçon, Hektor Pustinën, Ylli Beqirin dhe Spartak Pajën. Na kanë goditur dhe i kam thënë Piro Lakos se në Kodin e Procedurës Penale dhuna fizike dhe tortura është e ndaluar. U bë një debat i ashpër për kohën. Kjo mbledhje bëri bujë në Tiranë, njerëzit më takonin në rrugë. Me Gramoz Pashkon unë kisha njohje, më takon dhe më thotë se duhet të takosh Ismail Kadarenë dhe t’i tregosh se çfarë realisht ndodhi në Kinostudio. Rezultonte se Kadare i kishte çuar një letër Ramiz Alisë, ku shprehte shqetësimi­n se Sigurimi i Shtetit po dhunon dhe po ushtron dhunë ndaj njerëzve. Kur e keni takuar? Në maj 1990. I vajta në shtëpi. Kadare ishte në një gjendje të rëndë, pa humor, një gjendje dëshpërimi, mërzie. I tregova se çfarë kishte ndodhur në Kinostudio. Kadare më tha se i kam shkruar letër shefit të Shtetit, nuk e përmendi emrin e Ramiz Alisë, dhe dua të di më me hollësi se çfarë ka ndodhur aty. Unë flas me një ton të lartë zëri dhe Kadare më tha: “Ule zërin se në shtëpinë time mund të ketë aparate përgjimi”. I fola për Fishtën, sepse isha shumë i apasionuar pas Fishtës, poezitë e tij i recitoja dhe në Kinostudio. I thashë se si është e mundur që ju keni shkruar në mënyrë të tillë për Fishtën?! Ai më tha, se duke e sharë unë e kam mbajtur gjallë Fishtën, se nëse nuk do të shkruanim farë për të, ai do ishte harruar. A u shpreh Kadare për regjimin e kohës? Çezarit t’i japim atë që i takon. Kur unë i tregova se si na kishin rrahur në Degën e Punëve të Brendshme, Kadare iu drejtua Elenës se e kupton ti se ai ( e kishte fjalën për Ramiz Alinë) do ta demokratiz­ojë vendin me këta përbindësh­a! E kishte fjalën për Zylyftar Ramizin, Hodo Hodajn dhe Dilaver Bengasin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania