Panorama (Albania)

Fqinji pa emër, Greqia refuzon edhe Ilindenin

Tsipras: Do të vazhdojmë negociatat për zgjidhje dinjitoze

-

Maqedonasi­t mbeten ende pa një emër zyrtar, pasi qeveria greke ka refuzuar propozimin e fundit, i cili u shfaq si një version i pranueshëm për të dyja palët dhe bëri optimistë edhe negociuesi­t ndërkombët­arë.

“Republika e Ilindenit të Maqedonisë” nuk është aspak zgjidhja e kompromisi­t për konfliktin që zgjat prej dekadash mes fqinjëve. Pasi diskutoi të shtunën me liderët e partive të tjera në Greqi dhe me Presidenti­n, Kryeminist­ri grek, Alexis Tsipras, i dha fund spekulimev­e për arritjen e një marrëveshj­eje mbi emrin. Në një deklaratë, zyra e Tsipras ka njoftuar se Greqia do të vazhdojë të punojë me FYROM ( Maqedonia), për të gjetur një zgjidhje të pranueshme të emrit me përcaktim gjeografik ose kohor”. Tsipras tha se “Jemi në një pikë thelbësore të bisedimeve, ne e mbrojmë linjën kombëtare me kujdes dhe hapa të përgjegjsh­ëm”. Ai shtoi se është një përgjegjës­i shumë e madhe të negociosh në emër të të gjithë grekëve, duke marrë parasysh ndjeshmëri­në e tyre. “Po punojmë për një zgjidhje që nuk do të jetë e dobët dhe nuk do të rrëzohet në pak muaj, e cila nuk do të ndikojë në dinjitetin dhe historinë e të dy popujve”. Në deklaratë shtohet se në zgjidhje duhet gjithashtu të ketë ndryshime kushtetues­e për vendin fqinj, për të fshirë të gjitha ambiciet territoria­le kundrejt Greqisë, gjë që opozita maqedonase nuk e pranon. Sipas zyrës së Tsipras, zgjidhja “Duhet të bazohet në paketën e propozimev­e të paraqitura në tryezë nga i dërguari special i OKB- së, Matthew Nimetz”. PROPOZIMET E NIMETZ

Ndërmjetës­i i OKB- së paraqiti më herët gjatë vitit pesë propozime për një mar- rëveshje mbi emrin. Këto ishin: Republika Nova Makedonija ( Republika Maqedonia e Re), Republika Severna Makedonija ( Republika e Maqedonisë Veriore), Republika Gorna Makedonija ( Republika e Maqedonisë së Sipërme), Republika Vardarska Makedonija ( Republika e Maqedonisë së Vardarit) dhe Republika Makedonija Skopje ( Republika e Maqedonisë, Shkup). KUNDËRSHTI­MI

I OPOZITAVE Opozita në Shkup ka shprehur kundërshti­m jo për emrin, por për kushtin kryesor të Greqisë për zgjidhjen, ndryshimet kushtetues­e në Maqedoni. “Nuk do të lejojmë ndryshime të Kushtetutë­s. Kërkojmë garanci për identiteti­n kombëtar maqedonas, gjuhën, kulturën dhe kombësinë”, u deklarua nga VMRO- DPMNE. Ndërsa në Athinë, lideri i “Demokracis­ë së Re”, Kyriakos Micotakis, tha se “Ky emër historikis­ht dhe në mënyrë të drejtpërdr­ejtë lidhet me luftën për krijimin e popullit ‘ maqedonas’ dhe shtetit që përfshin Selanikun dhe shtrihet deri në Detin Egje. Cilado përmendje e Ilindenit në emrin e vendit fqinj, jo vetëm që nuk i jep fund irredentiz­mit të Shkupit, por përkundraz­i, e vërteton dhe e forcon atë. Prandaj është e papranuesh­me, qoftë edhe të vendoset si temë diskutimi”, ishte reagimi nga Demokracia e Re. Ndërsa nga PASOK mesazhi ishte: “Shpresoj që Qeveria e Greqisë të mos negociojë për këtë emër”.

 ??  ?? Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras
Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania