Panorama (Albania)

Nevila Nika: I njohim shumë pak, këta njerëz na mbajtën në Europë

-

Teksa merrte në duar temën e diplomës dhe disa fotografi të tij, e mbesa nuk kishte se si të mos ndihej e emocionuar. Lotimi, dridhja e duarve ishin më e pakta. Mirënjohje, por edhe shumë mall, për njeriun për të cilin kishte dëgjuar aq shumë, por nuk arriti ta njohë. Me rastin e ditëlindje­s së tij, Ambasada Italiane dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit 1944- 1991, mundësuan ardhjen në Shqipëri dhe dorëzimin te familjarët e një kopjeje të temës së diplomës së Selahudin Totos, titullari i parë i Institutit të Shkencës, por edhe disa fotografi, aq shumë të dëshiruara prej të afërmve. Studiuesja dhe historiani­a Nevila Nika arriti të ketë në duar një copëz dëshmie të veprës së njeriut të afërm, të ekzekutuar nga pushteti komunist në moshën 34- vjeçare. “Ajo që ndodhi me Selahudini­n në vitin 1947 është fshirja e gjithë asaj që do të kishte dashur një familje, një foto. Na kanë mbetur kaq pak gjëra prej tij, për të mos folur edhe për dokumente. Në familje kemi dëgjuar shumë të flitej për të, për mallin, dhimbjen e madhe për humbjen, aq më tepër që ishte djali më i vogël i familjes Toto, i katërti që vritej. Dhe sot më duket një ndjesi e çuditshme, sikur e kemi afër”, tha Nika. Në fjalën e saj, në aktiviteti­n e organizuar me këtë rast, por edhe për lançimin e projektit studimor, Nika shprehu keqardhjen për mosnjohjen dhe mospërmend­jen e këtyre figurave, që sipas saj e mbanin Shqipërinë në Europë. “Mjafton të shihnim pasaportat e tyre për të kuptuar që ne ishim në Europë dhe s’kishte përse të largoheshi­m nga familja”, tha ajo. “Si Selahudini Shqipëria humbi inxhinierë, profesorë, mjekë, lista është e gjatë dhe e frikshme në një popullsi prej 800 mijë banorësh, kur një në katër pëson një dëm të tillë, por do të kujtoja një shprehje të Ismet Totos: Bota është e atyre që digjen dhe jo e atyre që ngrohen”, tha ajo.

Për vlerat e kësaj figure do të fliste edhe akademiku Shaban Sinani, ndërsa kryetarja e AIDSSH- së u shpreh se jo më kot u zgjodh ditëlindja e Selahudin Totos, i dënuar më 1947 me Grupin e Deputetëve, për të prezantuar një projekt me rëndësi për të zbardhur të vërtetat e diktaturës. “Prezantimi i këtij intelektua­li kompleks u hap rrugën studimeve të tjera të hollësishm­e që kontribuoj­në në lidhjen mes kërkimit shkencor dhe politikës”, tha ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania