Panorama (Albania)

Meta në Berat, vlerësime dhe tituj nderi

-

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ishte dje në qytetin e Beratit ku ka vlerësuar personalit­etet e shquara të sportit të këtij qyteti. Në Bashkinë e Beratit u zhvillua ceremonia e dhënies së dekoratave për disa nga sportistët më të shquar të Beratit, ku Presidenti i Republikës vlerësoi me titullin “Naim Frashëri” peshëngrit­ësin dhe trajnerin Vasil Hoço dhe futbollist­in e paharruar, tashmë edhe ai trajner Përparim Kovaçi, kurse me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” u nderuan ping- pongisti Ilir Shabanaj dhe volejbolli­stja e njohur e ekipit të ‘ Tomorit’, Ollga Gjoku. Në fjalën e tij përshëndet­ëse, Presidenti ka kujtuar kohën kur ishte i vogël dhe ishte i dhënë pas sportit. “Kur isha i vogël, kuptohet shumë i dhënë pas Tomorit, për arsyet që i dini ju, mbaj mend një këngë: ‘ Jani Kaçi, Jani Kaçi, ki kujdes nga ai Kovaçi! Po t’u afrua në zonën e rreptësisë, të mori gjysmën e revanisë’. Dhe vërtet, Përparim Kovaçi është një nga modelet më të shkëlqyera, më të suksesshme, që ka dhënë kontribute të shkëlqyera për futbollin në Berat. Ka qenë ndër golashënue­sit më të mirë të kampionate­ve kombëtare. Sot ende është një model që mund të frymëzojë shumë të rinj dhe sidomos shumë fëmijë drejt fushës së blertë”, tha dje Presidenti. Meta tha më tej se: “Nuk ka ilaç më të mirë se sa sporti. Nuk ka asnjë alternativ­ë më të mirë se sa sporti për t’i socializua­r fëmijët, për t’i edukuar e për t’u dhënë shpirtin e garës, për t’i mësuar të jenë të organizuar, për t’i mësuar edhe me humbjen e për të mësuar edhe nga humbja, që të shkojnë te fitorja”. Gjatë vizitës në Berat, Meta mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Kulturës, ku u dhanë çmimet për fituesit e Olimpiadës Mbarëkombë­tare së Matematikë­s me pjesëmarrj­en e fëmijëve nga të gjitha trevat shqiptare, teksa Qendra Kulturore e Fëmijëve të Durrësit i akordoi titullin “Mik i Fëmijëve” “Për kujdesin e treguar ndër vite dhe kontributi­n e dhënë, në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, si qytetarë të denjë të Bashkimit Europian”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania