Panorama (Albania)

Inter “i çmendur”, fiton finalen për Champions- in

De Vraj bën penallti, zikaltrit festojnë me Ikar din, D’Ambrozion e Vesinon

-

Për një “finale” të çmendur duhet një Inter “i çmendur”. Në javën e fundit të Serisë A zikaltrit mposhtin 3- 2 Lacion në “Olimpico” dhe marrin me meritë vendin e katërt ( dhe, rrjedhimis­ht, kualifikim­in në Champions).

Bardhekalt­rit e Strakoshës duhet të “kënaqen” me Ligën e Europës ( vendin e 5- të). Në baraspeshë pikësh ( 72) renditet i pari Spaleti në virtyt të avantazhit në përballjet direkte ( 1 fitore, 1 barazim). Qershinë mbi tortë e vendos Ikardi, që shndërron ( në të 73- tën) në gol penalltinë e shkaktuar nga interisti i ardhshëm De Vraj, që rihap lojën dhe i lejon Mauros të kapë Imobilen në krye të klasifikim­it të golashënue­sve përpara “vulës” së Vesinos.

SHTYN LACIO - Me ritëm të lartë, goli i parë që zhbllokon sfidën vjen shumë shpejt ( gjithmonë përpara 10’): në të 9- tën, Milinkoviç- Saviç ndalon me gjoks një top në zonën e miqve dhe shërben Marusiçin; e djathta e malazezit godet Perisiçin ( e pafat) dhe topi i devijuar shtang në vend Handanoviç­in. Lacio merr kurajë dhe në të 25- tën, feston për ( shumë) pak golin e dytë: Milinkoviç- Saviç ekzekuton bukur goditjen standarde, sfera kalon barrierën, por ndalet në shtyllën e majtë të Handanoviç­it dhe përfundon në këndore ( nga ku lind një tjetër rrezik për zikaltrit, por slloveni këtë herë shpëton të tijtë). Skuadra e Inzagit shton presingun, megjithatë Interi arrin të gjejë rrugën e barazimit me D’Ambrozion ( në të 29- tën): nga një goditje këndi e fituar nga Perisiç dhe e ekzekutuar nga Brozoviç, italiani fillimisht e prek me gjoks, topin e grushton Strakosha që, i rrëzuar në tokë nga një kontakt, nuk arrin të bëjë asgjë për ta ndalur. Ndeshje, siç pritej, tejet e luftuar nga të dyja palët. Por, më vendimtare është Lacio, që përpara mbylljes së pjesës së parë rikthehet sërish në avantazh: kundërsulm ( klasik) i vendësve i nisur nga Luliç, që përshkon gjithë fushën dhe shërben në hapësirë Filipe Andersonin. Braziliani është më i shpejtë se të gjithë dhe me një të djathtë “kirurgjika­le” ndal topin pas krahëve të Handanoviç­it, që mbetet sërish në vend. 45’ spektakola­re!

SURPRIZA - Pas pushimit, skuadrat hyjnë në fushë me të njëjtit “aktorë”. Shihet edhe i njëjti “skenar”: aksione sa në njërin krah në tjetrin. Ritmi, normalisht, nuk është më i njëjti me pjesën e parë ( edhe për sh- kak të energjive të konsumuara) dhe shihen më shumë faulle ( Strakosha merr edhe të verdhin nga Roki për vonesë loje në të 63- tën). Dhe nga një faull “rilindin” shpresat e Interit. Që shuhen megjithatë shumë shpejt, brenda 3 minutave: aq sa i duhet gjyqtarit për të akorduar e më pas anuluar penalltinë. Në të 71- tën Milinkoviç­Saviç ndal topin në zonë dhe fillimisht prekja dukej e bërë me dorë; Roki kërkon VAR- in dhe kthen vendimin: u konsiderua devijim me shpatull. Ndryshon humori i interistëv­e, por vetëm për pak. “TRADHTON” DE VRAJ - Nuk mungojnë surprizat: në të 77- tën De Vraj ( po, pikërisht ai që për sezonin tjetër i është “premtuar” Interit) ndërhyn me vonesë në dëm të Ikardit ( kapitenit të tij të ardhshëm) dhe Roki këtë herë nuk ka dyshime: penallti. Të cilën kapiteni e godet vetë dhe nuk gabon. E tani, tifozët lacialë me siguri do “sulmojnë” pa mëshirë.

SI NËPËR FINALE – Si në “finalet” më të bukura, surprizat janë efekti kyç. Çfarë mund të ndodhë më? 2 minuta pas barazimit Luliç del nga loja me karton të kuq ( i verdhi i dytë), pasi ndërhyn rrezikshëm në dëm të Brozoviçit. Po tjetër? ( Sërish) 2 minuta më vonë, në të 81- tën, Interi bën përmbysjen e sezonit: Brozoviç ekzekuton këndoren, Vesino me kokë “fluturon” dhe dërgon topin në shtyllën e dytë të Strakoshës. 3- 2, ndeshje e jashtëzako­nshme! Uruguaiani ndëshkohet edhe me të verdhë ( por, në këtë pikë, pak vlente) pasi heq fanellën në momentin e festimit të golit. Që vulos edhe fitoren e zikaltërve ( sa për statistikë, del edhe Patriç me të kuq për protesta të tepruara). Një film, një “finale”. Me “Olimpico”- n teatër, mbrëmjen e djeshme, të një sfide që do mbetet gjatë në memorien e tifozëve të futbollit. Me shumë përshëndet­je për 5 majin…

 ??  ?? Festa e Interit në dhomat e zhveshjes
Festa e Interit në dhomat e zhveshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania