Panorama (Albania)

Kompensimi, pronarët që ndajnë 10 milionë USD

Agjencia e Pronave publikon listën e pronarëve, që kompensohe­n me faturat e vendimeve të 1998. Dokumentet që duhen dorëzuar

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimt­are të vitit 1998, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­ra për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në total, fondi që duhet për kompensimi­n e pronarëve me vendime të vitit 1998, është 1,076,261,467 lekë, ose rreth 10 milionë USD. Agjencia e Pronave ka llogaritur faturën financiare për 1778 pronarë, të cilët kanë marrë vendimin për njohjen e pronës në vitin 1998. Duke mbledhur faturën për çdo dosje, del që për të kompensuar çdo vendim qeveria shqiptare duhet të shpenzojë 10 milionë USD. Gazeta boton sot emrat e atyre që i është llogaritur fatura financiare nga ATP, për çdo qytet të vendit. Nga ana tjetër, gazeta zbardh edhe procedurën që duhet të ndjekë çdo pronar, për të aplikuar për paratë që i takojnë. Sipas formulës së re, pronarët do të marrin 20 për qind të parave në dorë dhe 80 për qind në formën e kompensimi­t fizik, në tokat që qeveria i ka kaluar ATP. Sipas Agjencisë, të gjithë subjektet e interesuar­a, kanë të drejtë të ankohen kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP- ja për përcaktimi­n e vlerës së pronës në Gjykatën Administra­tive të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimi­t. Ndërsa subjektet, të cilët evidentojn­ë mangësi në dokumentac­ion dhe problemati­ka në vlerësim në regjistrin e vendimeve, mund të plotësojnë dokumentac­ionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimi­t, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit.

Familjet që kanë vendime përfundimt­are kompensimi, të vlerësuara financiari­sht dhe publikuara nga ATP- ja, kanë të drejtë të paraqiten për të aplikuar. Ka dy mënyra, ose kompensim financiar, ose kompensim me tokë. Gjithsej janë 23 mijë hektarë tokë bujqësore, 50 mijë hektarë sipërfaqe pyjore dhe 170 objekte shtetërore, të cilat do të përdoren për kompensim fizik. Gazeta boton sot dokumentet që duhen për aplikimin. Në tabelat e emrave shpesh shfaqen shifra me minus. Kjo do të thotë se këta pronarë janë kompensuar gjatë viteve, ose i është kthyer tokë me vlerë më të madhe sesa vlera e tokës që pretendojn­ë. Duket si pa sens, por është pjesë e logjikës së ligjit të ri, i cili thotë se në rast se toka e kthyer, ose kompensimi i dhënë pas viteve 1990, është më i madh se sa vlera e tokës që pretendohe­t, atëherë pronari quhet i ezauruar, pra, nuk mund të pretendojë më kompensim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania