Panorama (Albania)

Tre zyrtarët e PD në Prokurori, dëshmi për vëllain e Xhafajt

Salianji: Do shihni të tjera, bashkëpunë­tori apo “zari” i Agron Xhafajt flet për drogën

- TIRANË

Deputetët e Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe këshilltar­i ligjor i PD, Gazmend Bardhi, kanë dëshmuar dje në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, lidhur me audio- përgjimin e publikuar nga selia blu, në të cilin dyshohet se flet për trafik droge, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Dje, deputetët nuk kanë treguar se për çfarë janë pyetur në Prokurori, pasi ato konsideroh­en si sekret hetimor, por nuk kanë kursyer akuzat për Xhafajn dhe lidhjet e tij me krimin. Deputeti Alibeaj tha dje se: “Ky vend ka nevojë më shumë se kurrë për revoltën e Spaçit. Djem, burra, gjetën frymëzimin për t’i rënë diktaturës. Duhet të vinin dhe të dëshmonin të tjerë persona. Unë deputeti Enkelejd Alibeaj kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarë­sh, bërje aktesh, si një mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj. Nëse ka marrë përsipër kokat e Prokuroris­ë, procesin penal nuk do mund ta marrë, nuk mund të merren peng shqiptarët”.

PROVAT Pas daljes nga Prokuroria, Ervin Salianji tha dje se Partia Demokratik­e disponon përgjime të tjera, në të cilat trafikanti i me emrin “Ermali” është bashkëpunë­tor i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm. “Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më solli pjesën e audio- përgjimit. Jo vetëm pjesën e parë të audiopërgj­imit, që u publikua nga PD, por edhe pjesën tjetër ku duket qartazi se persona të lidhur me krimin dhe me Fat- mir dhe Agron Xhafajn bëjnë trafik droge në mes të ditës”, tha Salianji. Do ti shihni… bëhet fjalë në përgjimin që unë kam parë dhe disponohet nga PD, që u disponua nga gazetari Olldashi. Aty shihet zëri i gazetarit Jetmir Olldashi, bashkëpunë­torit X, Albert Veliu dhe trafikanti­t tjetër, i cili është bashkëpunë­tor, apo ‘ zar’ i Agron Xhafajt ku flitet qartazi; “me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër”. Nuk kam besim te Prokuroria, pasi ajo është në dispozicio­n të qeverisë. Por ne nuk mund t’i shmangemi detyrimit ligjor për të shkuar aty”, tha dje Salianji

HETIMI Nga ana tjetër, ish- ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, kërkoi që Prokuroria të fusë hetimet në drejtimin e duhur dhe se ai bashkë me Salianjin ka deklaruar për gjithçka që janë pyetur nga Prokuroria mbi faktet e bëra publike. Ai u shpreh se Prokuroria duhet të kishte sekuestrua­r ekspertizë­n, pasi kjo ndihmon hetimet. “Shqetësimi im është që Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka për detyrë të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge, që është vëllai i ministrit të Brendshëm, nuk është marrë ai i pari në pyetje, por jemi marrë ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje ministri i Brendshëm, që i lehtëson veprimtari­në kriminale vëllait, por jemi marrë ne që e denoncojmë rastin”, u shpreh Bardhi.

 ??  ?? Salianji, Alibeaj dhe Bardhi, gjatë denoncimit
Salianji, Alibeaj dhe Bardhi, gjatë denoncimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania