Panorama (Albania)

Legalizime e kompensim, emrat e rinj që përfitojnë

Qeveria miraton listat e reja të familjeve që marrin tapitë e legalizimi­t në 12 qarqe. Kalon edhe fondi 13 milionë USD për pronarët

-

“Lajmëroj familjet që presin prej një viti kalimin e parcelës së pronësisë, se ky proces ka përfunduar. Ata që do të gjejnë emrin në lista, duke nisur nga e hëna, të paraqiten pranë drejtorive tona rajonale për të përmbyllur procesin e legalizimi­t”.

Ky është apeli i kreut të ALUIZNI- t, Artan Lame. Gazeta zbardh sot të plota tri vendimet e qeverisë, që rikthejnë në shina procesin e legalizime­ve pas një “heshtje” disamujore. Lame ia vuri fajin dje “qeverisë teknike”, të krijuar një vit më parë, pas paktit Rama- Basha. Sipas tij, drejtorët teknikë e bllokuan procesin e ndarjes së tapive. “Bllokimi artificial i procesit të legalizime­ve para zgjedhjeve krijoi një stok qytetarësh, të cilët kishin përfunduar procesin e legalizimi­t përmes ALUIZNI- t, por që nuk mund ta përmbyllni­n atë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u miratuan 4 vendime qeverie, që i japin zgjidhje këtyre qytetarëve”, theksoi Lame. Sipas tij, “bëhet fjalë për kalimin e pronësisë për 361.000 metra katrorë me mbi 2000 familje të shpërndara në të gjithë qarqet, nga Shkodra deri në Sarandë”. Nga ana tjetër, kreu i ALUIZNI- t, u bëri apel ndërtuesve që kanë lënë pallatet pa hipotekuar për shkak të shtesave dhe shkeljeve të lejeve. Ai tha se ata kanë afat edhe një javë, ndryshe do të merren masa.

Gazeta zbardh sot tri vendimet e reja me emrat e familjeve që do legalizohe­n në të gjitha qytetet e vendit. Në vendimin e parë është miratuar kalimi i pronësisë për 1078 parcela ndërtimi, në të gjithë vendin. Në vendimin e dytë, është miratuar kalimi i pronësisë, pra, legalizimi për 242 parcela ndërtimore. Ndërsa në vendimin e tretë janë përfshirë edhe pronarët që marrin kompensimi­n për tokën e zënë. Gazeta boton listat të ndara sipas VKM, për të gjithë vendin. Ashtu siç theksoi Lame, kush e gjen emrin në gazetë, duhet që nga e hëna të nisë procedurën finale për marrjen e Tapisë.

Bashkë me legalizime­t, qeveria ka miratuar edhe emrat e pronarëve që kompensohe­n. Në vendimin e parë do të kompensohe­n 17,774 m2 tokë e zënë nga ndërtimet pa leje. Pronarët do të përfitojnë 311,3 milionë lekë, ose rreth 3 milionë USD. Në vendimin e dytë do të kompensohe­n 8,718 m2 tokë e zënë, me një fond prej 35,7 milionë lekësh, ose rreth 350 mijë USD. Ndërsa vendimi i tretë kap një shifër rekord prej mbi 1 miliard lekësh, ose 10 milionë USD. Me këto para do të kompensohe­n 76,535 m2 tokë e zënë nga ndërtimet pa leje. Në total, fondi për pronarët arrin në 13.3 milionë USD.

 ??  ?? Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame
Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania