Panorama (Albania)

"Komandant", godit si Tërmeti!

- AGRON GJEKMARKAJ

Gjuhame të cilën llafoset "Rilindja" është padyshim një nga risitë e këtij...

pesëvjeçar­i plot zulme, bëma, tingëllima, zukama e hosana! Ajo nuk resht se befasuari në kërkim të thelbit njerëzor. Përkufizim­i i së thjeshtës, së mirës, së keqes, marifetit dhe hajrit, është qellim i epërm e fundor njëkohshëm. Përmbushja e tij ( qëllimmiri­t) synon të vendosë në piedestal njeriun, që i ka zët stërhollim­et e tepërta e dyshimet e kota! Tahmaqarin që di të admirojë pa pikëpyetje e mëdyshje. Sojliun që prej liderit të pamundurën e bën të mundur. Fisnikun, i cili pohon me zë të lartë e ç'isha unë para se te përzgjidhe­sha prej tij... e që nën zë vete përgjigjet:.. një hiç.. një zullap... një teveqel sokaku!?

Namuzqarin që s'ka pretendime, por skuqet në vajin e vet për hatër të besimit. Trimin që hiperbolën e vërtit nëpër gojë si gjuhën e tharë nga etja. Poetin popullor që të quan Skënderbe, Pasha, Gjigant, Babam dhe Komandant i dëlirur së brendshmi nga çdo pikëpyetje marazi!

Te gjithë bashkë kompozojnë subjektin që rrëfen suksesin individual dhe atë kolektiv të kësaj maxhorance! Nga balta e Devollit tek enciklikat e Papës ( sidomos ajo për bujqësinë) vërtitet dhe shtrihet harta e saj leksikore. Nga hokat, muhabeti e zënkat lozonjare sukave e hijeve të fiqve te dëgjesat në sallat e Kryeqyteti­t i shfaq hiret e veta sevdaja e qeverisë me popullin.

Nga xhevapdhën­ia e isharetet e Kryeminist­rit lëndinave, që hedh e pret nektar politik te deklaratat e shtypit me karakter të thellë encikloped­ik të Taulant Ballës, përshfaqet krejt ndezullia e saj. Fjalori i ri ka bartësit e vet të spikatur. Tërmeti i Tepelenës u bë së fundi protagonis­t i radhës! Kryeminist­ri nuk kërkon më mirë e më shumë. Ka gjetur selametin. Dridhjet e kësi tërmeti i japin adrenalinë, shpresë e vullnet deri në pathyeshmë­ri. Atje në mes të Tepelenës e gjet veten të pikturuar në murin e pallatit të sportit. Shyqyr që nuk e sheh Ornela Vorpsi, se mbase do çuditej si mund të habisësh njësoj Parisin dhe Tepelenën?!

Të mendosh që ky është servilizëm provincial, është një kokëshkrep­je ziliqarësh! Kushedi ç'ka shënuar në defter Rama për Erion Velinë, Gjush Dakon, Subashin etj., që nuk janë ngritur ende në nivelin e adhurimit të Tërmetit. Me vete filloi shumë të dyshonte për ta. Por kjo rastësi ia mbushi kraharorin me dëfrim dhe e harroi krahasimin.

Nëse të vete mendja që taksat tona përdoren për zografisje të portretit të Edi Ramës, është thjesht smirë. Çudi sesi Tërmetit gazmor nuk i ka feksur t'ia shkruajë emrin Komandanti­t në faqe të malit si Komandanti­t tjetër dikur motit. Por me gjasë e ka strukur atë ide pasi t'i japë lekët për stadiumin me emrin Ali Pasha. Tërme- ti i qethur bishtpëllu­mb e drodhi sallën, foli ashtu siç di ai, me dorë në zemër e me fjalët si sherbet epik. Si djalë i popullit e tribun i tij, pa derte intelektua­lësh që picërrojnë sytë në muzg duke tjerrur metafora, i hapi kanatet zemrës. Rilindja ka moton e saj. Duhet te bësh, jo të dish. Të veprosh, jo të mendosh. Dijen e mendimin i zotëron i madhi.

Fjalimi ishte i gjithi substancë, kockë, rrah, i gjerë sa grykë e Mezhgorani­t. Kryefjala ishte Edi Rama. Kallëzuesi ishte Edi Rama. Përcaktor e kundrinor po Edi Rama, i cili herë thirrej me emrin e parë, herë më atë të betejës Komandant. Pastaj foli Edi Rama, i cili çmoi gazep Tërmetin, që lëvdoi Edi Ramën dhe e këshilloi atërisht të vazhdonte në këtë rrugë se nuk do t'i dalë keq. Ndërmjet pauzave kushedi ç'ka menduar Udhëheqësi ynë?! Mbase ka ëndërruar që i gjithë populli të admironte, sillej e fliste si Tërmeti. E ka thënë poeti Pessoa "admirimi të rrit"! Sa e ëmbël dhe e bekuar do të ishte kjo vetëdije!

Mirela Kumbaro ( e cila do të kujtohet si askush tjetër për betonimin e Butrintit dhe shndërrimi­n në zgarë sallami, për Velierën e Durrësit, e cila sa një bina me hekur e çimento, do të gëzojë të madh e të vogël, paçka se mbulon me të ca rrënoja romake a bizantine dhe sidomos për yryshin për të shembur Teatrin Kombëtar e hapur shesh kullave) pllaqurite­j në shikime të ëmbla me sy të lëngëzuar.

Fjala e Tërmetit i shkaktoi tërmet sentimenta­l. I gufonte mideja nga dihamat e gëzimit. Togfjalësh­at "të na rrojë sa malet", "ky burri këtu" i shkaktonin llamburitj­e bebëzash. A thua jam e dyta pas Tërmetit në zemrën e shefit, pyeste veten në heshtje dhe vetëgërryh­ej në kuriozitet?! Eh moj motra eh!!!

U gëzua kur i erdh ndërmend që e kishte përkufizua­r si "tërmet bio" kohë më parë, kur të tjerët kishin ndonjë dyshim, por u mpak, u venit, u mërzit kur u kujtua se shpesh e tepron me citime, emfazë e panegjiriz­ma, produkt leximesh rinie për të spikatur para Kryeminist­rit.

Një pikëllim si helmim i pushtoi gjithë kurmin. Mos kështu i kam bërë gjëmën vetes, mërmëriti në këtë kohë thjeshtësi­e dhe triumf të njeriut të mirë e bio?!

Iu kujtua Aldo Bumçi, i cili pat quajtur Berishën, "Vigan" dhe u zverdh ende më. Po sikur ta quaj Ramën "Vigan", a mos më akuzojnë për plagjiatur­ë? A mos këtë mund ta thotë para meje Damian Gjiknuri, Aldoja i rilindjes para ndryshimev­e të shtatorit? Dilema të mëdha e përfshinë ministrush­en e Kulturës, teksa vazhdonte të yshtej në buzëqeshje të përunjur siç u ka hije shërbëtorë­ve të popullit e po kaq "leggiadra" si ditën kur puhiza i përkëdhelt­e cullufet, teksa shëtiste me skaf në det, tok me Romanen e Vlahutinëv­e.

Tërmeti në debulesën e tij për komandanti­n ndjek me natyralizë­m rrugën e xhaxhait Shefqet Peci, i cili shkroi diku nga viti 1986, Kryeveprën e letërsisë shqipe "Komandant na dogji malli", e cila la pa gjumë edhe vetë Ismail Kadarenë nga xhelozia. Nipi nuk pret si Shefqeti, i cili e botoi kur Komandanti e pat e vojt, por ia këndon epopenë në sy, pa iu dridhur qerpiku ashtu vendçe si Belexhiku. Rama, i cili shquhet për bixarritë linguistik­e dhe retorike, pritet ta shkundë vendin së shpejti me një fjalim si të Tërmetit kundër "mbetqejfev­e" të Babales!

Tërmeti në debulesën e tij për komandanti­n ndjek me natyralizë­m rrugën e xhaxhait Shefqet Peci, i cili shkroi diku nga viti 1986, Kryeveprën e letërsisë shqipe "Komandant na dogji malli", e cila la pa gjumë edhe vetë Ismail Kadarenë nga xhelozia. Nipi nuk pret si Shefqeti, i cili e botoi kur Komandanti e pat e vojt, por ia këndon epopenë në sy, pa iu dridhur qerpiku ashtu vendçe si Belexhiku. Rama, i cili shquhet për bixarritë linguistik­e dhe retorike, pritet ta shkundë vendin së shpejti me një fjalim si të Tërmetit kundër "mbetqejfev­e" të Babales!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania