Panorama (Albania)

Skemë mashtrimi për vende pune, çifti zhvat 200 mijë euro

Mashtruan edhe motër e vëlla të kthyer nga emigrimi, dhanë 35 mijë euro dhe 96 mln lekë për t’u bërë ortakë në kompani nafte

- FIER/ MAJLINDA RAMA Migena Kajolli

Përvetësua­n nëpërmjet mashtrimit 200 mijë euro, arrestohet një çift të rinjsh nga Fieri.

Në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, ata kishin ngritur një skemë mashtrimi ku iu premtonin qytetarëve vende pune në kompani të mëdha e deri te ndërmjetës­imi për ortakëri. Policia e Fierit bëri të ditur se bashkëshor­tët Fisnik Kajolli 34 vjeç dhe Migena Kajolli 27 vjeçe, nga fshati Dermenas i Fierit, u arrestuan me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Arrestimi i tyre u bë pasi në Prokurorin­ë dhe Policinë e Fierit u paraqitën qytetarë, të cilët ishin mashtruar nëpërmjet një skeme “të ligjshme”, ku për dhënien e parave të tyre kishin firmosur edhe te noteri sikur do të jepej në formën e një huamarrje.

SKEMA Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, bashkëshor­tët iu premtonin qytetarëve të ndryshëm vende pune nëpër kompani private. Zhvatja ka nisur në vitin 2016, ku ata kishin ndërtuar një skemë mashtrimi duke u prezantuar si një çift me njohje e miq në sfera të ndryshme të biznesit. Ata iu premtonin qytetarëve se do të shfrytëzon­in pikërisht këto njohje e miqësi për të ndërmjetës­uar në kompani të ndryshme të zonës. Përmes ndërhyrjes së tyre, këto kompani ( kryesisht në sektorin e hidrokarbu­reve) do t’u siguronin qytetarëve kontrata pune. Sipas burimeve nga hetimi, ka rezultuar se strumbulla­ri i gjithë kësaj vjedhjeje ishte 27- vjeçarja. Kjo e fundit mësohet se pasi binte në kontakt me njerëzit që kërkonin punë, u merrte një shumë parash që shkonte nga 1 mijë deri në 3 mijë euro dhe pas kësaj u thoshte se kompania e interesuar do t’u dërgonte një mesazh konfirmimi në telefon. Në të vërtetë, mesazhet ua dërgonte vetë Migena më pas, nga ku të interesuar­it mbaheshin për disa kohë pezull me argumentin se rasti i tyre ishte në shqyrtim.

Burime nga Policia bënë të ditur se 27- vjeçarja me të shoqin, për t’u bërë sa më të besueshëm për qytetarët, ua merrnin atyre paratë pasi kishin firmosur më parë te noteri. Te noteri gjithçka ishte e ligjshme, pasi qytetarët dhe sekserët binin dakord paraprakis­ht që para noterit do të firmosej sikur këto para iu jepeshin atyre në formë huaje. Kjo skemë kryhej me të gjithë qytetarët, të cilët ishin skeptikë në dhënien e parave. Për t’u bërë sa më të besuar për ta, vetë çifti propozonte që të bënin kontratë noteriale sikur paratë i jepnin si formë borxhi për një periudhë të caktuar. Ndërko- hë që verbalist, ata kishin rënë dakord më parë se paratë do t’u ktheheshin nëse punëmarrës­it do të kthenin përgjigje negative.

“ORTAKET” Rasti që ka vënë në lëvizje Prokurorin­ë e Fierit ka qenë në fillim të vitit 2017 me dy familjarë nga ky qytet, motër e vëlla me njëri- tjetrin. Ata ishin kthyer nga emigracion­i dhe po kërkonin një formë të sigurt për të vënë në punë paratë e tyre. Në gjurmë të tyre ka rënë çifti Kajolli, të cilët iu kanë dalë garant dy familjarëv­e se do t’i bënin aksionerë në një prej kompanive më të mëdha të naf- tës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur. “Çifti Kajolli u kanë marrë shtetasve F. H. dhe N. H., motër e vëlla me njëritjetr­in, shumën prej 35 mijë euro dhe rreth 96 milionë lekë të vjetra, të ndara në dy këste, duke nënshkruar disa akte noteriale, ku u thoshin se nëse nuk do të kryhej bashkëpuni­mi i nisur, shuma e lekëve do t’u kthehej mbrapsht. Pasi kanë pritur gjatë dhe kontrata për t’u bërë aksionerë nuk po firmosej, dhe njëherazi kontakti me çiftin po bëhej i pamundur, atëherë motër e vëlla i janë drejtuar Prokuroris­ë. Pas kësaj, prokurori i çështjes, Çlirim Sino, ka zbuluar se skema e mashtrimit kishte kapur në grackë shumë shtetas, të cilëve u janë marrë sasi të ndryshme parash.

Burimet tregojnë se dy të ndaluarit kanë kryer mashtrime edhe gjatë muajve shkurt

Çifti u premtonte qytetarëve se do të shfrytëzon­in pikërisht këto njohje e miqësi për të ndërmjetës­uar në kompani të ndryshme të zonës. Përmes ndërhyrjes së tyre, këto kompani ( kryesisht në sektorin e hidrokarbu­reve) do t’u siguronin qytetarëve kontrata pune. Sipas burimeve nga hetimi, ka rezultuar se strumbulla­ri i gjithë kësaj vjedhjeje ishte 27- vjeçarja

dhe mars 2018, kur ata ishin në hetim për shkak të denoncimev­e të kryera më parë nga persona të tjerë të mashtruar. Gjithashtu, rezultoi se ata kishin mashtruar një numër të konsiderue­shëm personash, ku denoncimet e shumta në Polici çuan në arrestimin e bashkëshor­tëve Kajolli. Denoncuesi­t i kanë çuar Policisë edhe mesazhet që kishin shkëmbyer me çiftin. Është konstatuar se bashkëshor­tët Kajolli bënin jetë pasanikësh dhe se drekonin dhe darkonin në restorante. Po ashtu, ata shpenzonin shuma të konsiderue­shme parash nëpër shtete të tjera apo për sende me vlerë si automjete dhe bizhuteri. Çifti ka dy fëmijë të mitur. Në ngarkim të tyre, materialet iu referuan Prokuroris­ë së Fierit për veprën penale “Mashtrimi i kryer në bashkëpuni­m me pasoja të rënda”.

 ??  ?? Migena Kajolli, e arrestuar
Migena Kajolli, e arrestuar
 ??  ?? Bashkëshor­tët e arrestuar, Migena dhe Fisnik Kajolli
Bashkëshor­tët e arrestuar, Migena dhe Fisnik Kajolli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania