Panorama (Albania)

Spaçi, si dëshmi e gjallë e diktaturës shqiptare

- JONILA GODOLE

45 vjet më parë, një grup të burgosuris­h në Kampin e Spaçit nisën një revoltë...

fillimisht kundër kushteve të këqija në burg dhe punës së detyruar në minierë dhe më vonë ajo u përshkallë­zua, duke u kthyer në një aksion politik. Kryetari i Gjykatës së Lartë të kohës, Aranit Çela, e cilësonte në relacionin e tij si “një revoltë politike”, e drejtuar “kundër pushtetit popullor”, nga “elementë armiqësorë”, ku për pasojë 12 prej të burgosurve u dërguan në Tiranë dhe 4 prej tyre u dënuan me vdekje. Njerëz që nuk kishin bërë asgjë, që trajtohesh­in si skllevër me punë të detyruar, “armiq” që ndërtonin atdheun “socialist”, me liri të privuar dhe të lënë në mëshirë të fatit nga shoqëria. Në njërën nga parullat që u hodhën gjatë revoltës së Spaçit, më 21- 23 maj 1973, të burgosurit iu drejtuan ushtarëve dhe komandës së kampit me fjalët: “Populli është me ne dhe kundra jush!” Fatkeqësis­ht, as atëherë dhe as sot, 27 vjet pas rrëzimit të atij sistemi, shoqëria ende nuk ka dijeni për luftën, heroizmin dhe përpjekjet e asaj revolte dhe për pasojë nuk i pranon “ata” si viktima. Po shteti? Më kujtohet rasti i një familjeje që pas 1990- s kërkoi dhe gjeti eshtrat e njërit prej viktimave të Revoltës së Spaçit, dhe pastaj hoqi peripeci pa fund për të vërtetuar se ai vdiq nga dhuna: në dokumentet zyrtare shënohej “për shkaqe natyrale”!

Një vend kujtese si Kampi i Spaçit është një ftesë për mos harruar. Është edhe një halë në sy për nostalgjik­ët dhe bashkëpunë­torët e atij sistemi, që dje i shërbyen atij me devotshmër­i, kurse sot i shërbejnë duke mohuar krimet e diktaturës apo duke relativizu­ar historinë. Për ata, dhe jo vetëm, Spaçi, burgjet dhe kampet e internimit në mbarë Shqipërinë mbeten dëshmi të pakontestu­eshme të një regjimi, që zor se mund të mbrohet dot.

Në gjithë këto vite që Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe Fondacioni Konrad Adenauer DMC kontribuon në ndërgjegjë­simin e të rinjve dhe trajnimin e mësuesve të historisë ( ndër të tjera edhe përmes vizitave në vendet e kujtesës), përballemi me komente provokuese apo indiferent­e të tipit: “Akoma me këtë temë ju? Kur do ta mbyllni?” Dhe përgjigjja ka qenë dhe mbetet gjithmonë njësoj: “Kjo çështje nuk mund të mbyllet, për sa kohë shoqëria shqiptare nuk e ka bërë detyrën e saj për të mbajtur gjallë kujtimin e viktimave dhe vendosur padrejtësi­në në vend!”.

Nuk kemi bërë sa duhet për të rehabilitu­ar shtresën e të përndjekur­ve politikë!

Nuk kemi bërë sa duhet për të ngritur muzeume dhe memorialë ku të dokumentoj­më brutalitet­in e atij regjimi! Për të pasur një ditë kombëtare ( pushim) për të përkujtuar viktimat dhe e cila të shërbente edhe si një simbol i ripajtimit kombëtar.

Nuk kemi bërë sa duhet për kurrikulën dhe tekstet shkollore. që ende duket sikur indirekt i thurin lavde regjimit enverist! Apo për të analizuar dhe për të kuptuar përse një sistem aq totalitar qëndroi në këmbë për gati një gjysmë shekulli.

Nuk kemi bërë sa duhet punë me brezin e ri. që pas 1990- s e këtej po rritet pa kujtesë dhe me njohuri të deformuara për periudhën e komunizmit! Sepse pa motivuar të rinjtë. nuk garantojmë dot vazhdimësi­në e debatit publik mbi historinë, që edhe sikur

të zbardhej një ditë plotësisht, nuk mbyllet, por vetëm sa hap shtigje të reja interpreti­mi mbi çka ndodhur!

Nuk kemi bërë sa duhet për të hapur një dialog kombëtar mbi atë që ka ndodhur nga viti 1941 deri në 1990- n në Shqipëri, dhe pasojat e kësaj periudhe na e rëndojnë jetën ende sot.

Nuk kemi bërë asgjë për të gjetur trupat e të zhdukurve dhe për t’ua kthyer ato familjarëv­e!

Nuk kemi bërë asgjë për dekomunist­izimin dhe për dënimin e krimeve të diktaturës, të cilat nuk mund të reduktohen thjesht në shkelje e të drejtave të njeriut, për sa kohë u organizuan në mënyrë sistematik­e nga të gjitha hallkat e pushtetit!

Procesi i ballafaqim­it me të shkuarën është një maratonë, dhe ne jemi ende në fillim të saj. Rruga do të jetë e gjatë dhe që procesi të ketë sukses, duhet të garantojmë një debat të gjerë mbarë shoqëror. Kuptohet që ky do të jetë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm dhe nuk do të përqafohet menjëherë nga të gjithë. Vetëm bërja transparen­te e fakteve mund të tregojë fytyrën e vërtetë të diktaturës dhe ta bëjë shoqërinë të reflektojë dhe të nderojë viktimat dhe qëndrestar­ët.

E ardhmja ka nevojë të kujtojë! Ka nevojë për dëshmitë e të mbijetuarv­e në kampet e internimit, në burgjet e Burrelit, Ballshit, Qafë- Barit apo Spaçit, sado të na dhembë. Por jemi ne ata që kemi më shumë nevojë për të shkuarën: Ta mbajmë si një pasqyrë ku të njohim veten se kush kemi qenë dje dhe kush mund të bëhemi nesër.

 ??  ??
 ??  ?? Jonila Godole gjatë aktiviteti­t për 45- vjetorin e revoltës së Spaçit
Jonila Godole gjatë aktiviteti­t për 45- vjetorin e revoltës së Spaçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania