Panorama (Albania)

Bashkim Shehu: Si do të ishte Shqipëria nëse eliminohej Enveri me Mehmetin në vend të tij

RREFIMI I SHKRIMTARI­T, DJALIT TE ISH- KRYEMINIST­RIT NE UET: MENDOJ SI AGRON TUFA PER KAMPIN E TEPELENES

-

Shkrimtari Bashkim Shehu ishte dje i ftuar te “Forumet” e Universite­tit Europian të Tiranës. Nën modelimin e prof. as. dr. Belina Budini, drejtuese e Departamen­tit të Komunikimi­t, profesorë e studentë i drejtuan pyetje Shehut në lidhje me raportin e letërsisë me kujtesën, me politikën, me reflektimi­n e ngjarjeve personale në krijimtari­në e tij, për raportin me Zotin, por edhe për debate aktuale siç është ai mbi përmasat e diktaturës dhe më konkretish­t për kampin e Tepelenës, që vuri përballë historiani­n Pëllumb Xhufi dhe shkrimtari­n Agron Tufa. Shehu do të shprehej se “Burreli përpara kampit të Tepelenës ishte një hotel”.

Vjet keni qenë i ftuar edhe në ditët letrare të Razmës, ku ndahet edhe Çmimi “Kadare”. Si kryetar jurie, si e gjetët letërsinë shqipe, bazuar në dorëshkrim­et që keni lexuar nga autorë të rinj dhe jo vetëm?

Fizionomia e veçantë e këtij çmimi në raport me çmimet e tjera është sepse janë vepra të pabotuara. Për mua ishte interesant­e që zbulova dy autorë të rinj, që nuk i njihja. Janë autorë të moshave të ndryshme. Kishte vepra nga të gjitha nivelet.

Ju jeni duke përgatitur një biografi për politikane­n Liri Belishova. Pavarësish­t se jetoni në Spanjë, por a e ndiqni atmosferën letrare në Shqipëri?

Unë pak e ndjek edhe atje, sepse lexoj. Autorët e rinj që dalin i lexoj kur jam shumë i sigurt, sepse nuk ka kohë. Kur njerëz, që unë besoj në shijen e tyre dhe më thonë t’i lexoj, unë i lexoj. Nga autorët që zbulova unë në kuadër të çmimit “Kadare” është Rigel Rizaj, 25 vjeç me librin “Ameba” dhe Balil Gjni me “Teqeja e shterpave”, që nuk i kam njohur më parë si autorë. Ndërsa Visar Zhitin dhe Virion Graçin i njihja. Po kështu ka qenë edhe një shqiptar i Maqedonisë rreth 16 vjeç, që premton shumë.

Kemi folur edhe herë tjetër për mungesën e një ekosistemi në Shqipëri. Themi se botime ka, emra ka, por nuk duken, nuk shfaqen dhe nuk komunikojn­ë mjaftueshë­m?

Ky është mendimi im sepse mungon hapësira e ekosistemi­t kulturor. Nuk ka kritikë letrare. Si mund të përmirësoh­et kjo situatë? Një gjë e tillë po ndodh pak a shumë në mbarë botën, por këtu është edhe më e theksuar, sepse mungon shtypi dhe kritika letrare, sepse nuk ka shumë interes për letërsinë. Është pakësuar shumë për shkak të ndryshimev­e politike dhe sociologji­ke, që kanë ndodhur. Njerëzit sot interesohe­n për gjëra gjithmonë edhe më tepër që përkthehen në para, ndërsa për vlera shpirtëror­e interesohe­n më pak fatkeqësis­ht. Kjo është klima e përgjithsh­me në kulturë. Ju mendoni se është përgjegjës­i e instancave shtetërore? Jo, kjo është situatë sociologji­ke. Autoriteti shtetëror normalisht që mund të bënte më shumë, por nuk ka ndonjë interes për kulturën. Në shumicën e rasteve ministri i Kulturës, nuk them në rastin konkret, por që nga 1991 deri më tani, ka qenë një post që i jepej dikujt si shpërblim. Buxheti që i jepet kësaj ministrie është qesharak. Është, në mos gaboj, 0.33 për qind e buxhetit shtetëror.

Aq sa i ndiqni zhvillimet e botimeve, që kanë të bëjnë me autorë shqiptarë në hapësirën europiane. A vlerësohen atje këto figura më shumë sesa për autorët edhe shkrimtarë­t shqiptarë?

Jo. Nuk mund të them se shkrimtarë­t shqiptarë vlerësohen jashtë më shumë sesa këtu. Ju vetë, si ndiheni në këto dy mjedise? Mirë ndihem në të dyja. Këtu ka më shumë ego. Ndihem i vlerësuar edhe atje, edhe këtu. Jashtë kam marrë dy çmime. Pastaj jam vlerësuar me çmime në Shqipëri dhe në Kosovë, por shkallët e matjes janë të ndryshme. Atje publiku që in- teresohet për krijimtari­në time mund të them se është i kufizuar, janë ata që interesohe­n për letërsinë shqipe, ballkanase. Kurse këtu lexuesit janë të paktë. Ajo që mundon, që edhe botuesit e quajnë kështu, është se shkrimet e mia janë pak të vështira. Ju e mendoni këtë? Nuk e di, mua më duket i vështirë të shkruarit, pastaj se si është të lexuarit nuk mund ta them dot. Besoj se kjo nuk më ndodh vetëm mua.

Kam dëshirë që të ndalemi pak edhe te kujtesa. Ju nuk e shihni kujtesën apo letërsinë, që mund t’i shërbejë kujtesës, por anoni pak nga qasja tjetër, që në fakt kujtesa duhet që t’i shërbejë letërsisë. Cila është më legjitime që të ndodhë?

Letërsia nuk i shërben asgjëje dhe nuk është në funksion të asgjëje. Mua më shërben, është pjesë e jetës sime. Nuk them që duhet që t’i shërbejë, sepse kjo varet se si ndihet më mirë autori. Por në përgjithës­i në prozën e gjatë zë vend të rëndësishë­m kujtesa. Mund të them se është një periudhë e caktuar e jetës sime. Aty janë menduar që një pjesë e mirë e ngjarjeve të rrëfehen. Flas për burgjet, internimet, presionet, krimet etj. Por, që ajo vjen vetvetiu, jo se e bëj për të shkruar historinë e Shqipërisë.

Ju nuk mendoni se mundet që të ketë për pasojë edhe efekte të kësaj natyre? Po, po ato që quhen efekte kolaterale. Në Shqipëri ka shumë debate, që duken të kundërta në lidhje me kujtesën. Kam parasysh qëndrimet për krimet e komunizmit. Ka pasur një debat midis Agron Tufës dhe Pëllumb Xhufit, sesa e rëndë ka qenë situata në kampet e internimit etj. Ka ende dilema edhe pozicione të papajtuesh­me, në lidhje me atë se çfarë përbën vuajtje ekstreme. Ju, në cilën anë të këtyre debateve qëndroni?

Pozicioni im është pak a shumë i njëjtë me atë të Agron Tufës. Për çështjen e burgut të Tepelenës, që është diskutuar, unë them se burgu i Tepelenës, pastaj në Berat ku është vendosur apo edhe në Porto Palermo, mendoj se Burreli ku kam qenë unë është hotel në krahasim me to. Po! Mund të them se në ato burgje ka pasur gra, fëmijë, të moshuar edhe foshnja që kanë lindur atje. Ato burgje i mbylli Ministria e Brendshme e Shqipërisë, sepse vdekja infantile ishte shumë e lartë, sepse

Për çështjen e burgut të Tepelenës, që është diskutuar, unë them se burgu i Tepelenës, pastaj në Berat ku është vendosur apo edhe në Porto Palermo, mendoj se Burreli ku kam qenë unë është hotel në krahasim me to. Po! Mund të them se në ato burgje ka pasur gra, fëmijë, të moshuar edhe foshnja që kanë lindur atje. Ato burgje i mbylli Ministria e Brendshme e Shqipërisë, sepse vdekja infantile ishte shumë e lartë, sepse ishte tepruar me krimet që janë bërë atje. Edhe atyre u janë dukur tepër, ndërsa ndonjë sot nuk e mendon kështu

ishte tepruar me krimet që janë bërë atje. Edhe atyre u janë dukur tepër, ndërsa ndonjë sot nuk e mendon kështu.

Ende festohet 5 Maji, konferenca e Pezës, nuk gjen data edhe emra të rinj. Kam parasysh që për Liri Belishovën nuk pati asnjë organizim shtetëror. Nuk pati vizita të autoritete­ve shtetërore të tanishëm. Si e gjykoni ju këtë, kur kemi të bëjmë me të vetmin rast që bëri mea culpa për krimet që kishte bërë. Por, u braktis nga të gjitha autoritet... Ndoshta kjo është një nga arsyet. Shkuan vetëm të djathtët... Këtu janë të dyja njëlloj. Për mua të dyja janë të djathta, PD dhe PS, nuk shikoj ndonjë ndryshim në programet e tyre sociale apo kulturore. Është ndarje që projektohe­t duke i vënë etiketa të kohës sonë, të majtë apo të djathtë. Nuk iu duket absurde kjo? Sigurisht që është një anomali në shoqërinë shqiptare. Kjo ndodh pikërisht në momentin që kokën e ka të kthyer mbrapa, sepse nuk i kanë larë hesapet me të kaluarën, nuk i kanë mbyllur ende këto hesape.

Personazhi juaj është kompleks dhe shumëdimen­sional. Gati një profil unik në galerinë e personazhe­ve në Shqipërinë e tranzicion­it, megjithatë diçka ju karakteriz­on shumë mirë, që është rënia, tragjedia familjare etj. Si do ta imagjinoni­t personazhi­n tuaj pa këtë rënie, nëse do ta kishit përfunduar në vitet ’ 90 si shumë nga fëmijët e tjerë të Bllokut, që në një farë mënyre ishin në një proces normal. Si do ishte struktura e personazhi­t tuaj, si Bashkim Shehu? Çfarë ju ka ndryshuar juve te personazhi i sotëm ajo ngjarje?

Pikë së pari, unë nuk jam personazh, por jam person. Personazhe kam vetëm unë rreth 50- të ( qesh). Për këtë mund të përdorej një fjalë, që më vjen zor t’ia them vetes; Personalit­et. Por si do të ishte jeta ime nëse nuk do të ekzistonte regjimi? Letërsi unë kam bërë që 17 vjeç, por mund të them, se ndoshta do ta kisha pasur më të vështirë momentin e ndryshimit të regjimit për pozicionin se ku do të ndodhesha, por është ndryshe që të kesh qenë në burg. Por në anën tjetër nuk e di se si do të kishte qenë kjo, më mirë apo më e vështirë. Ajo që di me siguri është se e shkuara ime do kishte qenë më keq. Sepse do të kishte qenë edhe nëntë vite, që isha në burg, internim opurnizëm. Burgu në pikëpamje letrare ka qenë zhvillim për mua, sepse jam ndier më i lirë kur kam shkuar në burg, pasi censura nuk ishte ajo që ishte jashtë.

Ideja e një raporti me të kaluarën, rikoncepti­mi i këtij raporti me krimet e komunizmit e manifestua­r kryesisht te historia e së majtës shqiptare. A nuk ju duket ( sipas Mero Bazes), që e majta shqiptare sot nuk e pranon të majtën para ’ 41 dhe të majtën enveriste edhe antienveri­ste?

Mendoj se e majta apo e ashtuquajt­ura e majtë, i sheh shtrembër ata që nuk kanë qenë me Enver Hoxhën, mund të kenë

 ??  ?? BASHKIM SHEHU, DJE NE FORUMET E UET ( MAJTAS) ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
BASHKIM SHEHU, DJE NE FORUMET E UET ( MAJTAS) ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
 ??  ?? PROF. AS. DR. BELINA BUDINI DHE SHKRIMTARI BASHKIM SHEHU, DJE
PROF. AS. DR. BELINA BUDINI DHE SHKRIMTARI BASHKIM SHEHU, DJE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania