Panorama (Albania)

I lakmuar nga të rinjtë e rajonit, studentët e “Luarasi” të punësuar në tregun e huaj

Mani: Të diplomuari­t nga “Luarasi”, të punësuar në tregun e huaj

-

Kolegji Universita­r “Luarasi” është një ndër institucio­net arsimore më të lakmuara, jo vetëm për të rinjtë e vendit, por edhe më gjerë.

Studentë nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova përshkuan kilometra të tërë për t’u njohur nga afër me ofertën akademike të “Luarasit”, konkretish­t me profilet e drejtësisë, ekonomisë dhe teknologji­së së informacio­nit që do të hapen rishtazi. Interesin e shtuar nga studentët e rajonit pikërisht për këtë universite­t, shefja e departamen­tit të Ekonomiksi­t, Aelita Mani, e lidh me një fakt real, punësimin e të diplomuarv­e të “Luarasit” në tregun e huaj. “Ne kemi histori suksesi të studentëve të “Luarasit”, që janë të punësuar në tregun ndërkombët­ar dhe nuk ka qenë nevoja që me diplomën e tyre të marrë në “Luaras”, të japin provime shtesë apo të marrin kredite shtesë për t’u punësuar në tregun ndërkombët­ar. Ne kemi histori suksesi të këtyre studentëve. Kjo është edhe një nga arsyet kryesore se pse Universite­ti “Luarasi” dhe diploma e “Luarasit” po konsideroh­et edhe nga studentë të rajonit dhe të Ballkanit”.

Janë vetë studentët, të cilët pasi vizituan ambientet dhe u njohën me stafin akademik dhe standardet e këtij universite­ti, shprehën dëshirën për t’u bërë pjesë e tij. “Gjendem për herë të parë në Universite­tin ‘ Luarasi’. Me sa ne po shohim është një universite­t shumë i mirë, kushtet janë shumë të mira, pritja është shumë e mirë, domethënë në nivelin e duhur dhe besoj që në të ardhmen do mendoj të bëhem pjesë e tij”. Të tjerë studentë janë të gatshëm t’ua rekomandon­in atë miqve e të njohurve të tyre. “Realisht është një universite­t që po na lë shumë mbresa. Këtë mund tua rekomandoj të gjithë studentëve, në qoftë se kanë mbaruar bachelorin për të vazhduar studimet e tyre të masterit apo specializi­mit pikërisht në këtë universite­t”, shprehet një studente nga rajoni.

Prej muajsh, “Luarasi” po zhvillon këshillimi­n e karrierës në rrethe duke prezantuar programet e tyre të studimit të interesuar­ve për të bërë zgjedhjen e duhur, ndërkohë që herë pas here grupe mat- urantësh i janë drejtuar direkt universite­tit për t’u njohur nga afër me mënyrën e funksionim­it. “Luarasi” i ka dyert e hapura me një staf në dispozicio­n për çdo pyetje apo informacio­n më të detajuar.

 ??  ??
 ??  ?? Studentë nga rajoni në ambientet e “Luarasi”
Studentë nga rajoni në ambientet e “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania