Panorama (Albania)

Në kërkim të “Ermalit”, hetimet e përgjimit fokusohen në Vlorë

Dy oficerë të Krimeve të Rënda, hetime në qytetin bregdetar

- ERALD DELIU

Prokuroria e Krimeve të Rënda i fokuson hetimet për përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj në Vlorë.

Tashmë, në fokus të hetimeve është personi i përmendur në video me emrin “Ermal”, që do të ndihmonte “dëshmitari­n X” të bënte trafikun e drogës. Burime brenda organit të hetimit thonë për “Panorama”, se dy oficerë të Policisë Gjyqësore kanë qenë në qytetin e Vlorës këto ditë në kërkim të të dhënave për personin e quajtur “Ermal”. Kështu, sipas burimeve, janë marrë kamerat e sigurisë së mjediseve përreth për datat kur dyshohet se mund të jetë konsumuar takimi mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt në lokalin e këtij të fundit. Gjithashtu, burimet thonë se janë verifikuar edhe të gjithë efektivët e Policisë së Vlorës, pasi ka pasur dyshime se “Ermali” mund të ketë qenë një zyrtar i lartë i uniformave blu. Lidhur me këtë gjë, Krimet e Rënda shprehen mjaft të rezervuar për rezultatet e hetimeve. Deri më tani, në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda janë thirrur për dëshmi Albert Veliu, i njohur si “dëshmitari X” në video, dy deputetët e PD- së, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, si edhe Gazment Bardhi. Gjithashtu, në Prokurori është pyetur edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili mendohet se ka kryer përgjimin. Të dhëna për “Ermalin” ka dhënë vetëm Albert Veliu dhe në bazë të të dhënave të tij po kryhen verifikime­t. Më herët, në Prokurori ka qenë edhe vëllai i ministrit Xhafaj, që ka dhënë versionin e tij për ngjarjen dhe ka lënë një regjistrim të zërit për krahasim me përgjimin. Agron Xhafaj pretendon se zëri nuk është i tij dhe se përgjimi i publikuar nga PD është montazh. Ai është nisur drejt Italisë, ku ka shkuar me avokatin për të zgjidhur çështjen e dënimit në Itali. Lidhur me ekspertimi­n e videos, një burim i tha “Panoramës” se Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka vendosur se ku do ta dërgojë regjistrim­in për ekspertim. Deri më tani po shqyrtohen marrëveshj­et që janë me vendet partnere dhe më pas do të vendoset të dërgohet atje. I njëjti burim i tha gazetës se po pritet që të iden- tifikohet dhe të merret dëshmia e “Ermalit” në mënyrë që të vendoset për hapin tjetër të hetimit. Kujtojmë se fundjavën që lamë pas, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi që të bashkojë dy çështjet për regjistrim­in. Kështu, denoncimi i Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë” ndaj tre zyrtarëve të PD- së në Prokurorin­ë e Tiranë iu bashkua të premten procedimit të nisur kryesisht me akuzat e PD- së për përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj. Në këtë audioregji­strim në zhvilluar në Vlorë, Albert Veliu, sipas PDsë, i kërkon Agron Xhafajt ta ndihmojë me një ngarkesë droge. Personi ka qenë i njohuri i Agron Xhafajt dhe, sipas PD- së, pasi u burgos, Agron Xhafaj nuk u interesua më për të. Në audioregji­strim, bashkëbise­duesi që mendohet se është Agron Xhafaj, i thotë bashkëpunë­torit Veliu se kohët e fundit po sulmohej shumë nga opozita dhe se ishte hera e parë dhe e fundit që e ndihmonte. Ai e adreson te një person me emrin “Ermal” dhe më pas biseda mbyllet. Mirëpo, audioregji­strimi është konsiderua­r si i manipuluar nga qeveria.

 ??  ?? Agron Xhafaj
Agron Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania