Panorama (Albania)

“Kokaina e Maminasit, e lidhur me zyrtarë të PD”

Strazimiri përgjigje Ballës: Hajde në PD e arresto.. Olsi Ramën

- Taulant Balla Gent Strazimiri

Kryetari i Grupit të PS- së, Taulant Balla, ka hedhur dje akuza të forta ndaj Partisë Demokratik­e, duke paralajmër­uar lidhje të zyrtarëve të lartë të PD- së me 613 kilogram kokainë të kapura në Maminas. Për Ballën, pas kësaj ngarkese janë emra të rëndësishë­m të PD- së dhe kjo sipas tij është arsyeja që demokratët kanë sajuar sulmet ndaj Fatmir Xhafajt. “Ne e dimë farë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Sali Berisha për një arsye të thjeshtë, që ka të bëjë me drogën, por që ka të bëjë me 613 kg e kokainës të fshehur nën banane. Prisni e duroni, ditët në vijim do të jenë të rëndësishm­e për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokaine me persona të rangjeve më të larta të PD- së. E gjithë kjo po e dëmton Shqipërinë në rrugën e rëndësishm­e të fazës përmbyllës­e të hapjes së negociatav­e. Kjo është diçka që nuk i bën mirë Shqipërisë, megjithëse Basha pa e ditur është futur nga Berisha në një aventurë të rrezikshme”, tha dje Balla. Duke folur për audio- përgjimin, Balla akuzoi Lulzim Bashën se i ka hyrë një aventure donkishote­ske dhe kjo për të mbrojtur Sali Berishën. “Ndërkohë, Lulzim Basha është i futur në një aventurë donkishote­ske nga vetë Saliu për një përgjim, i cili tashmë duket që është një kasetë e stisur e një bisede që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit të Brendshëm. Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë është futur nga Berisha dhe gari- pat e tij, të cilët tashmë, dhe këtu flas për Sali Berishën, e ka kuptuar fare mirë që ne e dimë se kush është e vërteta”, ka thënë Balla.

PËRGJIGJJA Por këtyre akuzave i është përgjigjur nga selia blu deputeti i Partisë Demokratik­e, Gent Strazimiri, i cili ka thënë se nëse ka të dhëna për zyrtarë të PD- së të përfshirë pas kësaj ngjarjeje, Prokuroria është e lutur t’i arrestojë. “Njësoj si me ekspertizë­n e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin, Edi Rama hodhi mashtrimin e radhës për drogën e Maminasit. Siç e dinë të gjithë shqiptarët, Partia Demokratik­e nuk mbron kriminelët. Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorë­t e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij. Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në Partinë Demokratik­e, je i lutur të vish tani, sot, dhe t’i arrestosh! Por e vërteta është se vetë i ke përcjellë në Kubë, Kolumbi e kudo tjetër me policët e tu narkotrafi­kantë të shpallur në kërkim, me dy ministrat e tu të Brendshëm të lidhur me drogën dhe me vëllain tënd. Partia Demokratik­e nuk është Partia Socialiste. Ndryshe nga Edi Rama dhe PSja, për ne droga është kanceri që po vret Shqipërinë”, tha dje Strazimiri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania