Panorama (Albania)

Kryemadhi: S’ka njeri e as Zot të mbrojë Edi Ramën

“E shtuna, dita për t’i treguar që asgjë nuk e ndal popullin dhe revoltën e tij”

- FATION BINJAKU

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ka mbledhur dje strukturat drejtuese të kësaj force, nga të cilat ka kërkuar mobilizim për protestën e ditës së shtunë.

Kryemadhi tha dje se Edi Rama dhe veglat e tij në qeveri nuk do të mund ta ndalin revoltën e popullit ndaj krimit. “Rama mendon se duke pasur të gjitha pushtetet në dorë, është i pathyeshëm. Por harron që të gjitha veglat e tij në qeveri, prokurori apo polici, janë po aq të frikësuar sa ai vetë nga forca e së drejtës. Së cilës ne si opozitë i shërbejmë çdo ditë, pavarësish­t presioneve me të cilat ndeshemi. E shtuna është dita jonë për t’i treguar Edi Ramës dhe veglave të tij që asgjë nuk e ndal popullin dhe revoltën e tij ndaj krimit. Asnjë pushtetar, prokuror apo shef policie në shërbim të Edi Ramës nuk mund ta bëjë këtë. Kushdo që do guxojë, ta ketë të qartë se do përballet me drejtësinë herët a vonë”, tha ajo. Kryemadhi tha dje se Edi Rama nuk është zot i shqiptarëv­e dhe i drejtësisë, dhe në qoftë se do të vazhdojë me kërcënimet, rrëzimi i tij do të jetë shumë i shpejtë. “Edi Rama nuk është zot as i drejtësisë dhe as i shqiptarëv­e. Në qoftë se Edi Rama do të vazhdojë të kërcënojë shqiptarët me prokurorë, të cilët i lëpihen për të marrë vetingun e tyre, në qoftë se Edi Rama do të vazhdojë të kërcënojë shqiptarët me bandat dhe trafikun e drogës, dita e tij e rrëzimit jo vetëm do të jetë shumë e shpejtë, por do të jetë shumë e tmerrshme”, tha dje Kryemadhi gjatë mbledhjes së strukturav­e të LSI- së.

THIRRJA Kryetarja e LSI- së ka ftuar të gjithë votuesit e kësaj partie që të ngrihen për ta rrëzuar njëherë e mirë qeverinë e Edi Ramës. “Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve ju, për t’u treguar edhe njëherë të gjithë anëtarëve dhe simpatizan­tëve të LSI- së, sidomos 226.000 votuesve të LSI- së, të cilët janë heronj dhe dhanë votën për- ballë gjithë atij presioni dhe reprezalje­je, se sot është dita për t’u ngritur dhe për ta rrëzuar njëherë e mirë Edi Ramën. Ndaj, ditën e shtunë në orën 11: 00, të gjithë do të jemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër kësaj qeverie, e cila është e kapur. Nuk ka më as njeri dhe as zot që ta mbrojë Edi Ramën”, u shpreh ajo, e cila shtoi më tej se: “Është një njeri, i cili qahet, është një njeri i cili ankohet, se gjithë faji për dështimin e tij qenka i opozitës, qenka i popullit. Pra, nuk ka faj fare Edi Rama që të gjithë ministrat e Brendshëm që ai propozon, janë ministra të cilët kanë lidhje me drogën dhe trafikun e drogës|”.

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania