Panorama (Albania)

Peçi e quan komandant e “shok”, Rama: Ky merr vota me fjalët për mua

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka dhënë sinjale rikonfirmi­mi për kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, afro një vit përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Në një takim ku prezantoi projektet e reja për qarkun e Gjirokastr­ës, kreu i qeverisë tha se kryebashki­aku Tërmet Peçi është shembull në ato që ka bërë. I gjithë komunikimi mes Kryeminist­rit dhe kryebashki­akut të Tepelenës u shoqëruar me ilaritet në palestrën ku u zhvillua aktiviteti, për shkak të epiteteve që Rama dhe Peçi përdorën në drejtim të njëri- tjetrit. Gjatë fjalës së tij, kryebashki­aku i Tepelenës iu drejtuar Kryeminist­rit herë si ‘ komandant’, herë si ‘ shoku Edi Rama’. “Këto duartrokit­je nuk janë për mua, janë për komandanti­n. Siç bëri këtë mrekulli Kryeminist­ri, të na bëjë edhe një stadium për gjithë qarkun e Gjirokastr­ës. Emrin e vëmë si të duash, po deshe ‘ Arena Ali Pasha’, si të jetë. Totali i investimev­e të përfunduar­a, llogarinë bëjeni vetë ju, është 8.1 milionë euro, që qeveria ia ka promovuar Tepelenës. Po ka burrë nëne që ka vënë dorë dhe vë dorë këtu, je vetëm ti. Unë ju falënderoj për kohën, mundësitë që më dhatë dhe më lejoni që me një duartrokit­je t’i shprehim falënderim­et tona të përzemërta qeverisë, por në veçanti Kryeminist­rit tonë, zotit Edi Rama po të doni ju, për mua është shoku Edi Rama”, tha Peçi. Historia e ‘ komandanti­t’ nuk ishte e panjohur për Kryeminist­rin. Në palestrën ku si shenjë admirimi nga kryebashki­aku i Tepelenës gjendej edhe portreti i tij i pikturuar në mure, Rama kujtoi komunikimi­n kur kryebashki­aku i Tepelenës kërkonte drita për të vajtur në shtëpi. “Ne do vazhdojmë projektet me Tërmetin dhe është një shembull, jo për ato që thotë për mua se i them 100 herë që mos i tepro këto, por ai është i vendosur në atë drejtim, nuk kam çfarë bëj dhe në fund i del llogaria, i merr votat me ato fjalët që thotë për mua. Pak vite më parë, kur askush nuk ndalonte më në Tepelenë dhe kur binte errësira, ishte e pamundur të ecje në këmbë në rrugët me gropa, pa drita e siç më tha njëherë Tërmeti: ‘ Aman komandant të vëmë dritat, se po gjejmë dhe shtëpinë tonë me të pyetur, në errësirë’”, tha Rama.

 ??  ?? Edi Rama, dje në Gjirkastër
Edi Rama, dje në Gjirkastër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania